Nga Mero Baze
Pesë vjet pas miratimit të dokumentit themelor të Reformës në Drejtësi, ka ende vullnet politik për ta quajtur atë të dështuar, biles dhe shkatërruese për të ardhmen e vendit. Ka plot detaje që mund të ilustrojnë një disfatizëm të tillë.
Dikush përmend vonesën në ngritjen e institucioneve, dikush përmend gafa të Vetingut që janë të pashmangshme, dikush përmend ndonjë hajdut që ka depërtuar në institucionet e larta të Vetingut, të tjerë përmendin vonesën e Gjykatës Kushtetuese dhe mbi të gjitha, të gjithë përmendin zhgënjimin që kanë nga pritshmëria e lartë e ndëshkueshmërisë.
Por për të gjithë të zhgënjyerit nga reforma, nëse e kanë sinqerisht, kam dy shembuj se si Reforma ka transformuar dy personazhet më të mëdha të politikës shqiptare ende pa filluar të zbatohet.
Është fjala për Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Shikojini si janë katandisur.
Sali Berisha, njeriu i plotëpushtetshëm i tridhjetë viteve, që e ka prodhuar me dorë të tij sistemin e korruptuar të drejtësisë shqiptare, është kthyer në një kufomë shëtitëse, në një personazh aluçinant, që flet me armiq imagjinarë, në një hije që endet mes kufomave të veta, në një njeri banal sikur e ka nxjerr dikush nga një shkollë nate ku demaskonin intelektualët, dhe mbi të gjitha, në një njeri të frikësuar prej krimeve të veta.
E shikoni portretin e tij si ka ndryshuar për dy vjet, qyshkur e humbi betejën për ta ndalur reformën në drejtësi. Është si një fantazmë e ngritur nga varri që shëtit rrugëve dhe mallkon njerëzinë, si disa personazhe të çmendur në Bllok, që e nisin ditën çdo mëngjes duke mbajtur fjalime ku i referohen Departamentit të Shtetit, Bushit, Klintonit e Obamës.
E ka të gjithë nga Reforma në Drejtësi, nga frika e zbatimit të saj, nga pamundësia për ta ndalur atë. Ajo e ka vrarë atë siç të vret afshi i ciklonit ende pa mbërritur tek ty.
Shikoni Ilir Metën. Të thuash është çmendur fyen të çmendurit. Ka ditë të tëra që është zhdukur dhe për të fshehur gjurmët poston foto si Robinson Kruzo vetëm nëpër ishuj, me mollë tek cicat, me shpresë se do t’i rriten, pastaj poston video si zhytet në ujë, dhe të gjithë këto, pasi i ka treguar SHBA-së vendin se ku duhet ta vrasin në Malin me Gropa, si Allenden.
Çdo marrëzi që mund t’i shkojë në mendje njeriut, ai e ka bërë. Tani dikush thotë ka ik fshehurazi në SHBA, dikush thotë është fshehur në plazhet e Jugut, por e vërteta është se ai na ka lënë shëndenë me kohë.
Të gjithë e ka nga Reforma në Drejtësi, nga fryma e saj, nga furtuna që po afron.
Pa atë atij nuk do t’i kishte ndodhur asgjë, nuk do të ishte çmendur, nuk do të ishte bërë qesharak, nuk do të kishte humbur.
Mjafton t’i shikosh këto dy personazhe të paprekshme, që vranë më 21 Janar dhe qeshnin mbi kufoma duke i quajtur kokëpalarë, për të kuptuar se çfarë është Reforma në Drejtësi.
Çfarë prisni të jetë më shumë, se sa një frymë, një erë që po vjen, një stuhi që i çmend viktimat e saj ende pa arritur!
Çfarë do t’i bënte më keq burgu Sali Berishës dhe Ilir Metës se sa u ka bërë frika nga burgu?
Asgjë. Biles burgu mund t’i bënte heronj. Kjo i ka bërë banal, budallenj, vulgarë, aluçinanatë, mediokër, qesharakë, paranojakë.. .Ashtu siç janë në të vërtetë.
Bravo Mero.
Kufoma te patretura
Faktikisht nuk shohim asgje pervec fotove te njerit qe ben plazh dbe tjetrit qe per 80 vjec duket akoma ne forme. Nese ky ka qene qellimi i reformes atehere paska ikur per lesh.
Or taj Ben.
Kush duket ne forme !?
Sa te mbedhaja i paskerka cicat kumandanti i pergjithshem Mero? A thua ti jene rritur nga frika e reformes?
Pergatitet per ne burg. Me ato cica do i beje balle.
JETESIMI I REFORMES NE DREJTESI- EMERGJENCE KOMBETARE !
Cbetonizimi nje minute e me pare i impunitetit – pandeshkueshmerise ligjore se Bandes se SaLike Floririt per krimet e tyre te perbindshme ndaj shqiptareve dhe Shqiperise eshte urgjence kombetare e nderkombetare.
1- 2 prilli i Shkodres, me 4 heronjt e ekzekutuar publikisht me arme Serbe mercenare te UDB-es
2- shkelja dhe dhunimi e embargoes nderkombetare te naftes dhe armeve ndaj Milloshevicit dhe makines se terrorizmit shteteror Serb e deri kanibaleve te Ruandes
3- ekzekutimi pa gjyqi dhe ne tortura i atdhetarit Remzi Hoxha,
4- rrenimi I shtetit shqiptar me mbi 10 000 viktima ne 1997,
5- Grushti klasik I shtetit ne bashkepunim me UDB-ne Serbe dhe mercenare te saj me 14 shtetit 1998,
6- masakrimi familjar politik e biologjik I Gerdecit me 26 te vdekur e qindra te plagosur me 15 Mars 2008,
7- ekzekutimi publik pa gjyq i 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me 21 janar 2011 ne Tirane….
Krimet e permendura futen ne kategorine e krimeve kunder njerezimit te denja per Gjykaten Nderkombetare te Hages.
Jane me mijera krimet e tjera si korrupsioni masiv, plackitja dhe hajnia me cizme e shqiptareve dhe Shqiperise , kusaria me Autostraden e Kombit, CEZ, Rapiskanit, ARMÓ-s e Albprtrolit…tendere te kunderligjshem, rrenimi i Arsimit, Shendetesise, Financave, Drejtesise…. i cdo hallke Jetike te shtetit shqiptar…
E zezona me e madhe jane minat me sahat qe ai dhe Banda e tij e Gangstereve ka lene mbrapa ne cdo hap e ne cdo skaj… ne cdo hallke.
Asnje pushtues i huaj e asnje despot shqiptar nuk ia ka bere Shqiperise dhe shqiptareve ato te zeza qe ia ka bere Shqiperise Sali Berisha dhe Banda e tij politike e familjare e krimit.
Krye e zeza: ai po leviz gjithe levat kriminale ne duart e pergjakura te tij me gjak shqiptaresh per te minuar edhe reformen ne drejtesi vetem e vetem per ti zgjatur jeten e kontrolluar hallkat jetike te shtetit qe i ka akoma nen komande te plote:
Jetesimi i Reformes Drejtesi eshte nje urgjence kombetare!
On Saturday, June 22, 2017, 2:19 PM, Alban Dega <[email protected]
Achtung
GOGOLET !
Kujdes !
Mos ua tregoni femijeve se do i lemerisni!
Obobobo…. Gogoli. Jo!
Gogoglet !
Te lumte dora dhe mendja Alban
Mos u kurse aspak sic ke bere deri me sot per keto vampire te qe pine gjakun Shqipetareve,,!’
Te lumte dora dhe mendja Alban
Dega Mos u kurse aspak sic ke bere deri me sot per keto vampire te qe pine gjakun Shqipetareve,,!’
Vdekje tradhetareve
Ja u ben skanerin si askush tjeter, i nderuar Mero. Me shkrimet e tua ke kontribuar shume po shume fare per ti nxjerre lakuriq keta vampire qe nuk u ngopen me pasuri. Burgu ashtu si dhe vdejka eshte kapak floriri per ta. Rrofshin dhe vofshin famijarisht.
Fiks! Po prap e meritojne cpronesimin dhe kalbjen ne burg keta kriminele!
Mbetesh gjithnje ne majat e gazetarise Mero Baze.Respekt ,por per dy personazhet e permendura me siper mosdurimi popullor eshte sepse keto kufoma te demoracise sot duhet te ishin harruar e jo me te kishin edhe pritshmeri nese do denohen dhe kur?Ata jane mbreterit e krimit Shqipetar qe jane instaluar prej mese 30 vite e kane pervehtesuar rreth 15% te pasurive te ketij vendi ku ngado te shkosh gjene gjurmet e tyre,bile deri ne vorreza ku dora e tyre e zeze ka shtrire mijra te rrinj shqipetare!
Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet te kalben ne burg dhe tu sekuestrohet gjithe pasuria e vene ne kurriz te ketij populli!
Mero nqs nuk ke qene ne burg nuk mund te thuash se burgu do i ktheje ne heronj keta dy minj halesh. As nje nga keta te dy nuk ka forcen e karakterit te perballoje hekurat e burgut.Nqs do vije dita qe ti shohim ne burg te jesh i sigurt qe do fillojne te shpikin gjithfare lloj semundjesh qe ti shpetojne denimit.
Mero, tema që duhet të trajtoje ishin efektet e reformës. Ti nuk bëre këtë u more me Saliun dhe Ilir Metën. Ke diçka më të mirë për të më bërë të bindem nga shkrimet e tua? Je në gabime logjike në këtë shkrim, më së shumti je duke bërë Ad Hominem.
Lucida, paske skaduar, dihesh luciduar.
Kur flet per keta dy pushtat po flet per vete sistemin e ketyre 30 viteve dhe jo ad hominem…po flet per Enverin e tranzicionit dhe per Nexhmijen (megjithese ajo si kishte siset kaq te bollshme me sa kujtoj)
Edhe nqs je nje tifoze partiake duhet te pranosh qe e ka qare artikullin…e frymezojne e ndezin zjarr keto dy kuçkat Mero djalin
Te lumte dora dhe mendja z Baze
Lucida , te uroj te ndricohesh vertet qe te kuptosh pasojat e reformes ! Nuk e di per ty , por une dhe shume te tjere , te ata dy personazhe te neveritshem e presim rezulratin e drejtesise se re .Prandaj lexoje dhe njehere artikullin dhe jam i sigurt se do arrish te kuptosh nese e ka trajtuar temen si duhet apo jo …..
Meqense ti dhe te tjeret presin rezultatet e drejtesis se re tek Saliu dhe Iliri Meta kjo s’do te thote qe une duhet te lexoj serish shkrimin e Meros per te kuptuar nese ai ka trajtuar temen . Gjithesesi; drejtesia e re eshte miratuar ne parlament nga disa njerez te cilet jane klasa me e larte e shoqerise shqiptare. Keta jane elita qe udheheqin shqiperine. Ne klasen me te larte te shoqerise tone futet Ilir Meta dhe Sali Berisha, Lulzim Basha, Edi Rama etj. Keta jane klasa e siperme dhe kane ne kontroll ekonomine, politiken dhe drejtesine. Duke qene se keta kane goxha pushtet, ka gjasa qe do i shmangen drejtesise se re. Mirupafshim Artan !
Bravo Mero Baze
Keto qe ke shkruar egzistojne 100%,por reforma ne drejtesi der me tani tek sallat e gjyqeve per popullin e thjeshte jo vetem qe nuk eshte ndjere por eshte me keq se cka qene.
Une qe i shkruaj keto, kam pasur dy seanca me gjyqtar qe kishin kaluar vetingun(shkallen e pare) dhe vendimet jane alarmanteeee.
I them avukatit qe ti denoncoj ne spak dhe me thote te pres dhe pak. Me thote nuk shikon se cbehet, po te donin do i kishin hequr. Pse nuk e dine ata(te vetingut) se kush jane, keshtu me thote avukati.
Te pakten, njeri u tregua i sinqerte,i tha avukatit se kishte shume nderhyrje nga pala tjeter, nderhyre shume te forta(lek shume).
Eshte dhe kjo “reforme” z. Mero qe po ben kerdine.
Je i madh Mero.
Cicat ja ja marre me qera mones
10******
JE I P A P A R E MERO BAZE ,!!!!!
Jam dakort me ate qe do Realitet. Ne se denohen dy tre app dhe 30 qeveritare te korruptuar nuk mund te themi se u vendos drejtesia .me keq kur nje I pafajshem denohet nga drejtesia e pa afte injorante e servile .kjo eshte me e zene se e Zeza. Ajo qe verehet sot ne kete vend eshte pikerisht kjo. Avokatet jane sekera. As I pyet kush ata te bejne gjemen .te rrjepin e te kruajne per vete , prokurore e gjykates. Po he I pafajshem s te prek kush me dore. Te do fajtor me se s ben
Respekte Z.Baze.Nuk ka ku shkon ma BUKUR Potretizimi i DY Armiqve me te medhenj te Shqiperise.
E megjithate Mero njerzit kane te drejte qe SPAK nuk ka arritur akoma te ndeshkoje pandeshkueshmerine. Te merresh me nje kanal ne Lushnje apo me nje arke peshk ne Durres dhe te mbyllesh syte para krimeve dhe korrupsionit galopant te Saliut dhe Ilirit, kjo eshte uleritese.
Je i madh,Mero,keta jane dy funderrina te ketij vendi,qe e mbajten peng per 30 vjet,ky unuku i Saliut,qe e trodhi ne 1992,me ane te Gazidedes,ra dakort me kete serbin SOCIOPAT,qe ky xhuxhi te merte te majten dhe serbi te djathten dhe ta kthenin kete vend ne ciflig te tyre,duke alternuar pushtet,krimet dhe poshtersite e tyre dihen,po dhe fundi i tyre po shihet qarte,halet e kane vendin ne hale
Falenderojeni Meron o milet hajvan se I futi ne Burg edhe Salen edhe Ilirin. Biles ka vite qe Merua me avokotin edhe Frrokun po I kalb ne Burg ata.
Sa per FRIKE , besoj kush ka sy e vesh e ka pare dhe degjuar Salen sesa i “frikesuar” eshte.
Gryks I madh paske qen o
Nikoll Lesi!
Keq e paske katandisur gjoksin
e qumshtit qe te ushqeu.
Me ato buze te trasha qe ke pire dhe lepir, vic qumshti ke ngelur.
Per plakun ne hall.
Plaget e ndergjegjes nuk sherohen kurre, edhe pse je doktor, me shume ke vrare, se ke sheruar.
Si ndryshon fabula, nga frengut pulen, ne gjelin freng.
E dhe kestin e pare tek avokati?
S’ka pasuri te blej te kaluaren.
Z. Mero!
Mos eshte pak shkrim bullish i rafinuar? Fotografi te tilla pa kontekst gjen per cdo njeri ne kete bote.
Respekt nese me ke mirekuptuar!
Rritja e theksuar e gjoksit te meshkujt ndodh kur hormoni mashkullor (testasteroni) ulet ndieshem dhe rritet hormoni femeror (estrogeni). Ky ndryshim hormonal do te ishte i pa kendeshm per nje mashkull por gjithashtu edhe per partneren(t) e tij.
Nuk e di arresyhen pse pse presidenti tone e ka postuar ate fotografi?
Albano
Tani I kane thene mendjes ik pirdhu
qe te dy