Iluzioni i Ilir Metës për të blerë SHBA, tregon shumë për të

25 Korrik 2021, 18:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Më në fund u konfirmua që Presidenti ynë ka shkuar privatisht në SHBA bashkë me gruan e tij, me shpresë se do të gjejë një lobist të rregullojë raportet e tij me SHBA. Është e pazakontë si ngjarje, ndoshta në gjithë botën, që zyrtari më i lartë i një vendi, që ndërkohë është shkarkuar politikisht nga ajo detyrë, pikërisht pse ka futur vendin në konflikt institucional me SHBA, shkon në SHBA ta rregullojë këtë punë me lek.

Përveçse e pazakontë, kjo rrugë tregon shumë për atë si e përfytyron botën presidenti ynë.

Për të pasur raporte të mira me SHBA nuk ka nevojë për lekë. Mund të krijosh raporte të mira institucionale me ta, mund të trokasësh sa herë të duash në ambasadën e SHBA në Tiranë, mund të vizitosh SHBA sa herë të duash me ndihmën e tyre, thjesht dhe pa lek. Por për këtë duhet të jesh president normal, të udhëheqësh një politikë që garanton orientimin perëndimor të Shqipërisë, të respektosh ligjet e vendit tënd dhe të mos jesh aktori kryesor i destabilitetit të vendit.

Vajtja e tij privatisht në SHBA për “ta rregulluar këtë punë me lek në dorë”, tregon qartë se një politikan i korruptuar, mendon që gjithë bota mund të korruptohet, madje dhe politika zyrtare e SHBA, nëse e paguan. Dhe për këtë, në vend që të zgjedhë rrugën më të lehtë, më të lirë dhe më me dinjitet, zgjedh më të vështirën, më të përbuzurën dhe mbi të gjitha, atë rrugë që nuk i bën punë, duke shkuar të paguajë tek një lobist, a thua se do ti heqë xhindet dhe do ta qetësojë të mos shkojë të vritet në Malin me Gropa.

Lobizmi është industri fitimprurëse në SHBA, një industri që taksohet, që është transparente dhe që ka klientë politikanë problematikë, që mendojnë se mund ta blejnë fuqinë e SHBA me lek.

Ilir Meta është  në pozitë dhe më të keqe. Ky po mendon se pasi i shpall luftë SHBA, pasi u tregon gjoksin si Allende, pasi u cakton dhe vendin ku do bëjnë duelin tek Mali me Gropa, pasi i relativizon si partnerë, me Rusinë dhe Korenë e Veriut, mendon që e gjithë kjo mund të zhbëhet me ca lek të paguara për një lobist.

Në fakt kjo ndoshta nuk do të kishte ndodhur, sikur partneri i tij në këtë projekt politik, Sali Berisha, nuk do ishte damkosur prej SHBA, si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit gjyqësor dhe hajdut i parave publike familjarisht. Damkosja e Berishës e ka tronditur dhe tani mendon se këtë punë mund ta zgjidhë me lek. Mjafton vetëm ky fakt, dhe ai i provon SHBA zyrtare, më shumë se sa ja provojnë deklaratat e tij publike në Tiranë, apo akuzat ndaj tij, si i korruptuar. Kjo i tregon të gjitha, se si e mendon ai politikën, SHBA dhe mbi të gjitha blerjen e çdo gjëje në jetë. Përfshi dhe SHBA.

 

 

 

 

19 komente në “Iluzioni i Ilir Metës për të blerë SHBA, tregon shumë për të”

  1. Beso says:

    Pse je shqetesu ti Mero.
    Ca halli ke. Apo shkruj t shkrujm
    Inatci ,
    Inatcor.
    I kompleksum,
    Deficitar qe nga femijeria,
    I RRIT KEQ.
    PRANDAJ JE KSHU, ANON NGA E ZEZA

    1. Vlonjati says:

      Beso dote jesh ndo nje byth lepires i Metes! qe perdore ate gjuhe per nje gazetar te drejte e shum te sakte.

    2. sopiqoti says:

      ” O Besoooo”,ja ke fut kot o plako.Ato qe shprehMero Baze jane SDHUME te SAKTA dhe qe i takojne Presidentit tone te nderuar .

    3. Alniku says:

      Beso po ti ç’pate me Meron ???
      Është ai idhulli jot në USA jo Mero pastaj edhe një pyetje të vogël sa lek more për këtë shkrim o Beso apo paguan me euro e dollarë
      Turp tju vijë që kritikoni krahun e gabuar por së shpejti do i dali flaka edhe këtij tymi.

  2. Malsori says:

    Spaku duhet teveproj me shpetsi duke i arrestuar kriminelet Ilir Meta, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhin.Te tre keta po pregatiten per aratisje nga Shqiperia.Para dhe flori te vjedhur popullit shqiptar kane pa mbarim.Vonesa e arrestimit te tyre do te jet per te tre perbuzja me e madhe qe ata i bejne popullit shqiptar dhe Shqiperise.Malsori Boston

  3. Ladi says:

    Bjeri qenit me te lumte dore..
    Degjeneroj keta maskarenj pa skrupuj
    Ka ardhur koha qe horrit ti tregohet dajaku
    Bjeru Mero Baze – bjeru pa meshire

  4. Pokeristi says:

    Ju eshte rene sa s’mban më.Tashti eshte koha e SPAK te pershpejtoje shtrimin ne spitalin bashkekohor ne Reç,te gjithe pacientet psiko politike te ketyre 30-të vjetëve pseudo demokraci.Dhe ne mos e befshin kete sa me shpejt rrezikojne vehten per veteshtrim ne ate “Spital “te rehatshem dhe komod,qe s’besoj ka te krahasuar me Burelin,Spaçin a po Qaf barin.

  5. Fatosi says:

    Mero, i sakte, i kthjellet, si gjithnje.

  6. oda says:

    Ai ka shkuar jo per te lobur por per te mos u kthyer me Mero se bashku me muniken ,ndaj edhe e cilesoi si zonje te pare qe ka kishte me vehte pasi ndoshta nuk i lejohej kalimi kufitar!Ai nuk eshte me president por i shkarkuar dhe mund te kerkoje azil kudo(perjshto SHBA) ndaj edhe eshte stervitur neper male sepse ka rruge ne kembe per te bere duke mos lene gjurme se ku ndodhet!
    Ndaj mos e,merr kaq te lehte si problem!

  7. tomorri says:

    RECITAL’ MALSORIT
    0, si nuk kam një grusht të fortë
    t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
    ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –
    n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

    Unë – lugat si hij’ e trazueme,
    trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
    endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
    dhe me klithma të pakënaqura t’instinktit.

    Mali hesht. Edhe pse përditë
    mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
    kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë…
    Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

    Mali hesht – dhe në heshtje qesh.
    E unë vuej – dhe në vuejtje vdes.
    Po unë, kur? heu! kur kam për t’u qesh?
    Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

    0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
    Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
    Ta shof si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
    E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.
    – Poezi nga Migjeni
    Lexoni o popull kete poezi t’ju ndrij rrugen per revolucionin e fundit popullor
    te zhdukni kasten 30 vjecare , (sal,ilir,lulken dhe ramken)
    Per kete kast duhet izolim

  8. Isuf says:

    Te tere bashke ishalla.
    Dhe me ramen si qershia mbi torte

  9. DAJA SAM says:

    JO ORE MERO CARE THUA TI ORE …

    ILUR META KA SHKUAR NE SHBA PER TE SHITUR PRONAT DHE KONTAKTUAR ME DOREN E ZEZE TE TIJ ATJE NDOFTA EDHE PER TE VIZITUAR ISH – KESHILLTARIN E TIJ VRASES NE BURG PREJ TE CILIT GOJET E LIGA THONE SE KA MARRE RRETH 5 MILIONE DOLLARE TE THATA NE DORE PER ATE KARRIKE TE FLORINJT ME TE CILEN AI PARAQISTE SI PUNONJES TE SAJ DHE TE MINISTREVE TE TJERA +++* QE PAGUANIN RRETH 25 000 DOLLARE PER NJE VIZE AMERIKANE ME DOKUMENTE TE FALCIFIKUARA PREJ SECILIT PREJ TYRE .

  10. Tomori USA says:

    Bravo te madhe zoti Baze. Ndryshe nga nje calak me pseudonin Beso qe i serviloset dhe i lepin prapanicen nje gjusem presidenti te deskredtuar ne publik dhe me gjere ne raport me perendimin, kerkon te gjeje shpetim nga lobistet ketu ne SHBA.
    Ky esht personi qe duhej qeruar me kohe nga presidenca sepse na ka turperuar me veprimet antikushtetuse e ligjore qe ka kryer gjat kater viteve ne detyre. Ashtu si te gjthe shqiptaret , me shume akoma qeveria Amerikane i ka te regjstruara bemat e keti zuzari dhe demet qe i ka shkaktuar demokracis, drejtesis dhe shtetit ligjor, si dhe armiqesis qe ka treguar ndaj qeveris te SHBA. Prandaj le te harxhoi milionat e vjedhura ne rruge e forma te dryshme, asgje se shpeton nga ndeshkiimi qe pritet, deri ne shkarkimin e tij dhe daljen para SPAKUT dhe BKH.

    1. Isuf says:

      Ik o tomorr bjeri me dore?!
      Kujt po i rruhet per meten dhe ramen. Puna esht qe Mero lepihet po ti skupton se je nivel i ult. Mero i lepihet politkes.
      Nje njeri qe ka patur idhull berishen e tani ka ramen eshte tjjeshte lepires jo gazetar.
      Ik o tomorr m qafsh se ju e hani sapunin per djath.

      1. xheJ. eN. Bi. says:

        Isuf…
        O Çufe… që ke një bar mënde ,se Tomori nuk kupton dhe ti i kupton të gjitha, pa na thuaj të vërtetën e vizitës në Amerikë të Agush Metës ( Presidentit) ?

  11. Trotski says:

    Ky veprim i Familjes Hajdute e Deshmon Katerciperisht Korrupsionin dhe Friken qe u ka Hyre ne Bark.Po besoj se nuk ka Ilaç qe ti shpetoje keta kerma te neveritshme.Bjeru Mo te Lumte pena se nuk marrin vesh keta Qena

    1. Asd says:

      Nuk besoj qe Meta ka shkuar per lobim, por ashtu ka dashur te duket. Mendoj se ka shkuar te rregulloje pronat. Ka nje apartament ne NewYork, ndoshta edhe te tjere. Ai po sigurohet qe pronat te jene te mbrojtura nga sekuestrimi. Mesazhi i dyte qe ka dashur te jape eshte qe nuk eshte shpallur Non Grata, dhe ceshtjet e tij jane bere te medha per arsye te ambasades dhe jo te Shteteve te Bashkuara. Natyrisht ky mesazh u drejtohet njerezve te tij ne LSI por edhe te nje elektorati aty ketu qe priten ta abandanojne menjehere pas ngjarjeve qe do vijne. Jane ne fakt perpjekje te deshperuara. Shpresojme qe fundi i tij te jete i merituari.

  12. Mozi says:

    Po Ramiu yt Mero per te njejtin qellim shkon ne SHBA?Apo ai nuk vjedh do te na thuash,ai eshte me i miri i te gjithe koherave,apo jo.Se keshtu na thoje edhe per Saliun njezet vjet me rradhe,na e bere Skenderbe apo kujton se harruam.Sa poshte ke rene o mero servili,me fal i pa varuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje