E vetmja fabul që e ringre PD është ajo që lidhet me Sali Berishën

3 Gusht 2021, 20:34Editorial TEMA
E vetmja fabul që e ringre PD është ajo që lidhet me Sali

Nga Mero Baze

Ka një arsye të fortë që i gjithë presioni që Berisha të mos jetë deputet i PD në parlament bie mbi Lulzim Bashën. Arsyeja është rezultati elektoral i Berishës më 25 Prill. Ndryshe nga sa ai pretendon se është lideri më popullor i PD, ai nuk u votua nga demokratët. Nëse ai nuk do të ishte në zonën e sigurt, ai nuk do të ishte deputet. Shumë emra të rinj kanë marrë më shumë vota se ai në PD . Pra ai e ka mandatin nga Lulzim Basha, pasi e vendosi në zonë të sigurtë.

Ai votim ishte në një farë mënyre një testim për figurën e tij brenda PD. Ndryshe nga sa mendonim të gjithë që ai do të linte në hije Lulzim Bashën, ai në fakt nuk la dot në hije as Ori Nebiajn.

Për këtë arsye, sjellja e tij si lider i supervotuar dhe si një deputet që e meriton mandatin është tërësisht false dhe e bazuar mbi gënjeshtra.

Nëse ai do të ishte një politikan normal, pas 25 Prillit duhet të kishte dhënë dorëheqje jo pse ka turpëruar PD dhe historinë e saj si një njeri i damkosur nga SHBA, por duhet të kishte ikur si një lider i pavotuar. Gramoz Ruçi tha dorëheqje nga deputet, vetëm pse nuk arriti objektivin politik të partisë të tij për 10 deputetë në Fier, edhe pse vetë e mori mandatin me vota popullore.

Ky e ka marrë mandatin thjeshtë se është në zonë të sigurtë.

Nëse sot bën sondazh brenda Partisë Demokratike, ai e humbet sondazhin nëse duhet të qëndroje apo të largohet.

Ai është aty thjeshtë prej Lulzim Bashës, prej komplekseve të tij ndaj njeriut që i dhuroi karrigen e partisë dhe pushtetit prej 16 vitesh. Si i tillë, mund të rrijë, por jo duke u hequr si lider popullor dhe i votuar. Çdo kryetar tjetër partie në PD, sot do ta kishte flakur nga grupi dhe do ta kthente largimin e tij në një motiv të madh për ringritjen e PD.

Dhe në fakt PD, prej sot e tutje nuk ka ndonjë fabul të re që e ringre në këmbë përveç Sali Berishës, ashtu sikundër nuk ka ndonjë histori që e varros përveç Sali Berishës.

Përfytyroni një kryetar PD sot, që t’u thotë demokratëve se nëse mbajmë qëndrim ndaj Berishës ne fitojmë besimin e Perëndimit dhe Edi Rama është i vdekur. Përfytyroni sa energji dhe shpresë mobilizon, përballë këtij dëshpërimi që i ka kapur të gjithë në hamendjet e tyre “a të bëhemi si Hamasi”, apo të presim të vdesi. Luli është me këtë versionin e dytë, ndaj do ta vdesë PD bashkë me të.

20 komente në “E vetmja fabul që e ringre PD është ajo që lidhet me Sali Berishën”

  1. Ladi says:

    Ne keto momente, PD, eshte detashment i vdekjes..

    1. Linda says:

      Nuk e kam mbeshtetur kurre Berishen por refuzoj te pranoj qe nje ambasadore ti diktoje shqiptareve pas 30 vjetesh demorkaci se dikush qe ata i kane dhene mandat nuk duhet te shkoje ne parlament se keshtu duan ata. Personalisht me shume se fyerje ndaj Berishes e marr si fyerje pee cdo shqiptar. Ata po deshen ta heqin le ti cojne provat qe kane para drejtesise ose t’i publikojne por qe te na diktojne se cili deputet i zgjedhur duhet te shkoje ne parlament e kush jo kete se pranoj dot! Jo per Berishen por per vete!

      1. k says:

        Nëse ka akoma njerëz që i besojnë të korruptuarit berisha, dmth se populli shqiptar meriton mënxyrën ekzistenciale dhe varfërinë intellettuale Ku është zihytur. Familja e korruptuar shpellare u pasurua me djersen e kombit, dhe nuk mund të justifikoje atë . Sipas ligjit, barra e proves dhe justifikimit rendon mbi të akuzuarin, jo mbi akuzuesin. Le të na japi ai provat e pasurimit se DASH provat që ka do I paraqesë në gjyq.Dhe ata kanë prova të mjaftueshme per ti sekuestruar gjënë e vjedhur.

  2. lenci says:

    Me kete llogjike i bie qe cuni qifes eshte votbesuar me shume se Rama. Sa per sondazhin se ke mbeshtesin demokratet ai u pa qarte ne kongres. Per nje gje ke te drejte qe perendimi do mbeshtese lulin pasi te heqi Berishen eshte vertet fabul por per te vegjel jo per te rritur.

    1. Per korrektese says:

      Ta gëzosh Ramën, Lorenc.
      Me keto tru që ka baza e PD, Rama fiton edhe zgjedhjet e vitit 2033.
      Hallall ta keni, se po i bëni nje shërbim Ramës që ai nuk e priste.

  3. Zengjin DENBABADEN says:

    Ja e zëmë, i u mbush mëndja për të vdekur, dhe ngrihet e vdes (larg qoftë Sali Berisha).
    Po Argitës Çti bëjë Luli Basha ?
    Po Zenit të Syrit, të Qimi Pikës e Qim Mutmutit, si tja bëjë Luli Basha ?
    Kështu që, Luli, Ka Çelesat e kashtës në PD.

  4. Qerimi says:

    Na çave bythen me kete Ori Nebiajn. E dijme qe e ke dashnore. Por mos e thuj kaq haput.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    C’fare lideri. Eshte strukur.. Vetem kur te dalin lajmet ne vjeshte qe ka blere dhe nja 2 vila te tjera dhe ti mohoj se pronare jane dikush tjeter por ai vetem jeton aty “i shkreti”, asgje tjeter.. E beri Rama si mini-oligark por pa biznes. Se oligarket punojn ore, cohen heret ne sabah. Femijet e tyre vijne verdalle si dembela dhe rrekllamohen me floke me kena. I thote Rama: Rri aty and i got you.. Hopa nje kocke.. Me mire kshu se nuk ka vizjon.. Eshte mashtrues dhe i papergjegjshem.. Dembel po e po.. Nuk ben ai. Eshte marr peng nga Saliu.. Opozite pa asnje me shkolle te larte por vetem me diplloma Kristali.. Asnje femer me fytyre te re dhe me virtyte.. Asnje femer te dipllomuar jashte shtetit.. Meshkujt: Noka, Salianji dhe fytyra te tjera qesharake. Asnje me Dokturature ne Ekonomi, Finance, Zhvillim Rural, Teknologji. Te gjithe rrum palle.. Bejne zhurme dhe retorike boshe. E ka cokordisur opoziten dhe e ka bere klienteliste.. Rama i mori ate vajzen e Berzh-it (e djathte e shkolluar jashte), ate djalin e ri per ekonomikun serjoz (i djathte) etj etj.. Ky e ka mendjen tek paraja.. I mjafton c’fare i jep stema e partise.. Nuk eshte problemi do iki Saliu apo jo.. Une dua qe te rri sepse do e demaskoje me shume kete qesharakun ne Parlament si me te pafuqishem.. Sali, rri aty xhan se duhet gallat para se te miratohen ligje pa u debatuar sepse do vendosesh Qytetarin Dixhital ne I-pad dhe do kemi qyfyre.. Dua qe te ikin te dy se e kane shkaterruar opoziten.. Bamir Topi jashte qe eshte serjoz dhe luajal kur vjen puna per gjera serjoze. Ai tjetri u kthye ne Amerike. Ajo gocka e babait po ashtu (te pakten e di si eshte sistemi politik amerikan) etj etj figura qe do i jepnin peshe opozites ne Parlament. Kam nje pyetje per kete qesharakun: C’fare te ofron Mul Noka ne Parlament pervec prishje te seances.. C’fare ?!?! Ai eshte gomar.. S’di te lidhi 2 llafe intelektualisht.. Ahh ta kerkoj Saliu Hendikapati.. Do vij ne parlament me kokore gjermane ne koke se i duhet Saliut per uturak dhe do ti levizi karrigen peqe-lepe.. C’fare te afron Mark Marku ?!?! Nje kamikaz si ai tjeteri qe e marrin ne makine per ta bere president dhe e degdisin ne nje rruge qorre.. C’fare te ofron Gjekmarkaj nje analist xhore sic ka koken per politike.. Demokrate, si socjalist nuk desha kurre te perfundonit keshtu.. Cohuni tani qe eshte fillimi i mandatit dhe pastroni Partine Demokratike deri ne zgjedhjet e ardhshme..

    1. Taulant says:

      ‘njeqytetaroptimist’ habitem me ate thenien tuaj siper ‘Demokratike,si socialist nuk desha kurre te perfundonit keshtu’:
      Ti si socialist ne qofte se e gjen veten tek Rama dhe partia e tij je komplet nje gomar.
      Duhet te kuptosh qe Partia Socialiste dhe ajo Demokrate vetem emrat kane te tilla.
      Ato jane dy banda qe politikat e tyre percaktohen prej oligarkeve,
      Rama eshte oligarku me i madh ne Shqiperi.
      Ka depozituar ne vendet offshore mbi 1miliard euro.
      Rama u zgjodh kryetar partie sepse ai me leket qe beri si kryebashkiak bleu gjithe asemblen socialiste.
      Lexo ketu si i fitoi Beketi 130 milion euro Rames te cilat do ti pagoj populli:

      https://parloio.it/#lodo
      ICSID Rasti Nr. ARB / 15/28

      Më 24 Prill 2019, Tribunali Ndërkombëtar ICSID, i Bankës Botërore, një organ përgjegjës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis shteteve dhe investitorëve të huaj, lëshoi ​​njëzëri një vendim arbitrazhi, të konfirmuar njëzëri nga Komiteti ICSID më 2 Prill 2021, i cili konstaton seriozitetin paligjshmëria e veprimeve të ndërmarra nga autoritetet shqiptare kundër Francesco Becchetti dhe grupit të tij të biznesit, në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar.

      Çmimi i Arbitrazhit përfundon në veçanti duke deklaruar:

      se vendimet në lidhje me kapjen e Agon Channel TV të lëshuara nga Gjykata e Tiranës ishin kulmi i një fushate politike të kryer nga Shqipëria përmes përdorimit të paligjshëm të kompetencave të saj policore kundër Francesco Becchetti dhe të tjerëve;
      se hetimet penale, të nisura nga Prokuroria e Tiranës kundër Agon Channel, ishin një ndërhyrje e qëllimshme në veprimtarinë e Agon Channel, e motivuar nga kritikat e Agon Channel ndaj qeverisë Rama, konsideruar të afërta me konkurrentët;

      Se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Rama (E.A.) deklaroi se nëse Francesco Becchetti donte të kuptonte pse investimet e tij ishin nën hetim ai duhet të kishte folur me një nga konkurrentët dhe se nuk ishte një ide e mirë për të kundërshtuar shtetin;

      se kishte të meta thelbësore në bazë të akuzave mbi të cilat bazoheshin hetimet penale;

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Tao, jam socialst por as prane e as larg Rames. Nuk I puth asgje Rames sic benit kokecepat e PD-se qe ndiqni nje plak te mbaruar deri ne arkivol. Tao, kemi nderruar pozicjon. Une e lac Rusi e Kine, por ti me parrullen “ta bejme Shqiperine si gjithe Europa” po e kthen Ameriken imperialiste-borgjeze ne armikun e brendshem ne emer te “dy” gishtave. Sa per Bexhon, ti shofi me dyllbi ato para.. Le te vij ti terheqe fizikisht ne Republiken Shqiperise po ja mbajti.. Ahh Tao-Tao..

  6. Taulant says:

    O Mero nuk eshte problem Basha.
    Te presim shtatorin cfare do ndodh.

    Shkruaj dy llafe per Ramen qe po fik zjarret me kova e lopata.

    1. qytetar says:

      Fiki ti Tao ME cfurqe dhe Sopata !!!!!!!!
      Sigurisht me shokun Liri /////////

  7. Demokrati qe nuk voton says:

    Mbeshtetsit e sali brekskishes jane
    Vjedhesit dhe perfituesit me te medhenj
    te pàsurive komtare.Te djathtet qe presupozohen
    Jane 99% ish antare te ppsh qe u konvertun ne demokrat.A mund te kete ne historine botrore demokrat te djatht .Ky ka qene mashtrimi me i madh qe shqiptqret e pesuan.planeti Tok e zanun u kthyen te gjith te djatht qe nuk e kan iden cdo te thot e djatht .Filozofia e tyre e djatht eshte molotivi grabitja e prones tjetrit vrasjet qe edhe Lenini do ishte krenar .Te dashur komentues s.brekskisha tregoi ne 25 prill qe nuk ka as militant as mbeshtetes
    Por vetem vjedhes dhe vrases qe do ta braktisin ne rastin me te pare. Zoti bekofte USA qe ja corri masken e klyshit enver hoxhes

  8. Taulant says:

    “lenci”!
    Me te vertete, ne “Pleniumin” e PD, u pa qarte se POL POTI, gëzon mbështetjen e KMEREVE TE KUQ.

  9. shabani says:

    Baze turpi me i madh i ketij kombi eshte qe u qeveris nga medioker per me shume se cerek shekulli dhe nuk pati dhe nuk ka as me te voglin kundershtim kjo tegon se ky popull nuk ka sakrifikuar kurre per te qene i lire

  10. Populli me injorat ne bote Shqiperi aaa says:

    I Rrofte America qe i shpetoj Shqipetaret nga injoranca duke shpallur non grata xhelatin berishovic..
    600 mije derra e dosa me ori nebilajn votuan sadanistin salih pushtin qe ta kishin ne krye te vendit,,,
    O Popull me injorat ne bote qe duhet te pini te gjithe uijin e detit per ta marre vesh se eshte i kripur : keshtu do vashdoni qe tju meshirojne per mend qe S’KENI,,,

  11. Veshgues says:

    O Mero!
    Problemi i Berishs eshte komplekse familjar! Edhe po ta heqi Berisha ka te bijen dhe te birin realisht me ndikim absolute ne PD.
    Lere mos e meso Lulin. Lere te shohim pak gallate ne vjeshte! Them se Sala e di kete gjendje dhe te ardhmen e tij pa shprese. Prandaj kur te vij ne parlament duhet ” pershendetur”!
    Tungjatjeta Sal Non-Grata
    Ne kuvend fillon gallata!
    ….Por kam nje paranjejne se nuk do shkoj!

  12. Jo realisti says:

    Zjarret jane te qellimshme…dakort?
    Te gjith e kuptojme. Por te pakten beni sikur i fikni se late kokrren e namit..
    Isha ne nje event familjar thot Haki Cako pa asnje lloj pergjegjesie..
    Dhe Rama qe besoj e pyet: Si kaluat?
    Cfar cinizmi i paster…
    Keto tema sociale trajto z.Mero, varja Berishes dhe Bashes se çelcat e kashtes kane ata..
    Ti qellimisht ben Ham Ham dhe ne posht ham ham ham…

  13. Dialektika says:

    Per Lulezim Bashen eshte me e lehte te kryej vetvrasje sesa te largoj Sali Berishen.

  14. ANDI BUSHATI DHE GENC SEJKO TALLIN KARIN ME YMERIN E DOKTORIT says:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH XHAXHAIT TE KIMETES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje