Nga Mero Baze
Ajo që po ndodh në Partinë Demokratike tregon qartë sa pak personalitete politike kanë mbetur dhe sa pak njerëz ka që mund të përballen vetë me Berishën.
Edhe pse prej dy muajsh, situata me pengmarrjen e PD nga Berisha është serioze, ende nuk ka asnjë personalitet politik në Partinë Demokratike, që t’i dalë personalisht përballë Sali Berishës dhe t’i thotë një fjali të qartë: Ik në shtëpi, nuk ke më punë në PD.
Të gjithë ata që kanë filluar të thonë nga një fjalë kundër tij, i drejtohen Bashës dhe jo atij. I thonë Bashës të distancohet nga Berisha, apo të shprehet nëse është pro ose kundër.
Tani është e qartë që Lulzim Basha është edhe pro edhe kundër. Eshtë si ajo gota e mbushur gjysmë, që secilës palë i tregon atë që do. Diplomatëve u thotë, “nuk po e mbroj Berishën” demokratëve u thotë nuk e shes Berishën.
Eshtë e qartë që nuk ka fuqi të përballet me Sali Berishën. Dhe ka të drejtë, pasi gjithçka në jetë e ka prej tij.
Prandaj ai nuk duhet llogaritur më si faktor. Eshtë një skllav i Sali Berishës.
Tani që të gjithë janë të qartë për këtë çështje, nuk ka më kuptim t’i drejtohen Bashës se ç’duhet bërë me Berishën. DIkush duhet të dalë e të përballet direkt me Sali Berishën. Dikush duhet të bëjë gjest të fortë kundër tij, nëse do të hyjë në politikë.
Duke kërkuar të gjithë të vrasin Berishën me dorë të të Bashës, pa dashje, i japin Bashës një fuqi më të madhe se ai ka demonstruar vetë. Ai as do ta vrasë as do ta mbrojë. Ai thjesht shpreson se deri në shtator do të ndodhë ndonjë mrekulli e do të shpëtojë nga ky hall.
Por dikush tjetër duhet të dalë e t’i tregojë Sali Berishës, se nuk është e vërtetë që ai është historia e PD. PD është një histori e shëmtuar e tij. Pa atë Partia Demokratike ndoshta do të ishte sot një forcë perëndimore e hapur konkurrente dhe jo peng i një klani kriminal të një familje që ka 30 vjet në pushtet.
Pa Sali Berishën, PD do të ishte edhe e Pashkos, edhe e Azemit, Edhe e Selamit, edhe e Zogaj, edhe e Brojkës, edhe e Topit, edhe e Shehit, edhe e Koplikut, edhe e Sereqit, dhe shumë e shumë të tjerëve që ai i zboi nga ajo parti dhe sot e ka bërë parti të Salianjit, Strazimirit, Mziut, Mulit, e një tufe qyqarësh që nuk bien as të flenë pa leje të Berishës.
Sali Berisha është pengmarrësi i PD dhe perfaqësues i historisë së shëmtuar të saj. PD nuk ka ikur nga pushteti, nga ata që donin ta bënin më të mirë, por ka ikur nga pushteti prej Sali Berishës dhe familjes së tij kriminale, që kanë vrarë për vjedhur.
Ndaj përpjekja për të kompleksuar këta muhaxhirët e rinj në PD, me idenë që Berisha është historia e gjallë e PD, është një shpikje për të justifikuar thikën e fundit që Sali Berisha po i ngul pas shpine PD. Sali Berisha është historia e shëmtuar e PD, që duhet të marrë fund. Atë që nuk guxuan ta bënin demokratët tani po e bën SHBA. Dhe kjo nuk ka kthim mbrapa. E vetmja që ka shanse për kthim mbrapa deri në shuarje të saj është PD, të cilën Sali Berisha po e tërheq në varrin e tij politik, nga i cili ka keqkuptimin se mund të mbijetojë i gjallë.
Ndaj duhet zhdukur kompleksi i përballjes me Sali Berishën. Ai nuk është më asnjë Tigër prej letre. Ai është një kufomë, që kërkon ta marrë PD me vete.
Harrojeni Lulzim Bashën. Ai do varroset bashkë me të, si ushtarët në piramidat e faraonëve, pranë Faraonit. Ju të tjerët që nuk keni arsye të muroseni bashkë me të, ju duhet të përballeni më të, por jo duke ja kërkuar si nder Lulzim Bashës, por duke i bërë nder vetes dhe duke ja përplasur në fytyrë.
I.madh si perhere Mero Baze
Si rrotullohet historia……..
Më 1945… që u nderrua sistemi, dhe kishin fituar pushtetin komunistet, borgjezia e asajë kohe, fliste midis vehtes, duke u shprehur, “U RRËZUAN MALET (borgjezia), E U NGRITËN HALET (komunistet).
Më 1992….u nderrua sistemi, u rrezuan komunistet, dhe pushtetin e moren demokratet me PD në krye, dhe komunistet midis vehtes, nën zë, thoshin “ U RREZUAN MALET (komunistet), E U NGRITËN HALET (demokratët).
Më 2021….. në pushtet qeveria e PS për të tretin mandat, dhe demokratët me Sal BERISHËN në krye, thonë me zë dhe nën zë, “U RREZUAN MALET (PD me Sali Berishën), E U NGRITËN HALET ( PS me Edi Ramën)…
Kështu qënka ironia e fatit. Bota me rrota. Mjerë ai, që mundohet ti fusë shkopinj, rrotës së historisë, e cila ecën përpara, dhe shtyp pa mëshirë, KËDO që pengon zhvillimin.
??????
Berisha mbas 2011, filloi te mendonte thellesishy per veten dhe femijet e tij, logjikisht njerezore ne sensin protektiv prinderor. Paranojat qe duhet ta kene kapur atehere e bene qe te donte me shume familjen e vete ne njenkuptim, sesa partine demokratike. Produkt i kesaj situate ishte zgjedhja e Bashes (nese do te donte PD te forte dhe solide, ne pushter mbas ciklit opozitar prej 1 apo dy mandatesh ne opozite, do te zgjidhte sokol olldashin).
Por, ironikisht vjen nje dite, kur kupton qe zgjedhja qe ke bere te ka fundosur, nga budallalleku, rastesia, apo mefshtesia ec e zgjidhe, por qartazi berisha eshte viktime e paranojave dhe zgjedhjeve te orientuara nga ljo paranoje.
Tani nuk shpeton dot me, sepse sic thote nje shprehje e vjeter jona:
Kur te qi Kadiu, nuk ka kush ta bene Davane!
BRAV, MERO !
JE ANALIST I SPIKATUR .
TI JA DI MIRE HUQET KRIMINELIT SALI RAM SHEQERE SERBOMADHI.
RROFTE SHBA.
Kollaj tu kërkosh llogari atyre që janë në P.D.
As Murriz gojë- çorapja nuk është artikuluar qartë kundër Kim Jongut të demokratëve jo më teoricieni Patozi( shok i Meros) nuk na ka ndriçuar me situatën ku ndodhet P.D-ja për shkak të Familjes mafioze.
Në një farë mënyre respekt për editorialistin që shumë herët u nda dhe ka denoncuar Familjen….por për fat të keq nuk denoncon po aq ashpër familjen e rilindjes.???
Vetem fakti qe ti e quan Sali Berisha ben gabimin me te madh si gazetarë edhe pse nuk ke qenë kurre nje i tillë.
PROF DR SALI BERISHA nuk eshte thjeshte historia e PD.
PROF DR SALI BERISHA eshte historia e shqiperise.
PROF DR SALI BERISHA eshte historia e kombit.
Politika shqiptare nuk ka kuptim pa te madhin e kombit.
Sepse e pamë te gjithe se si u kthye parlamenti shqiptar pergjate dy viteve qe nuk ishte aty i madhi i kombit.
Per dy vjet ajo sallë nuk arriti te quhej parlament.
Ajo sallë u kthye ne nje vend qeshark dhe ne te shumten e rasteve ne nje sallë per himazhe mortore.
Edhe ju qe e shani kaq shume e doni aty por nuk e kuptoj se pse beni sikur.
PROF DR SALI BERISHA eshte historia
Petrit i dashur…bën mirë që këto fjalë t’ja dedikosh prinderve te tu,gjithashtu edhe unë për të mijtë!!!! Le t’ja lëmë kohës dhe drejtësise ta vendosë!!!!!!!!! Klm
Na rrofsh bythen o Petrit bashk me ate Salin tend qe na qenka historia e shqiprise.Nuk mund te jete kurre historia e shqiperise nje kryekriminel si Sali Berisha.Po ti je qorr qe nuk i shikon ato krime te tij.
Zoti Petrit,
Sali Berisha eshte mallkimi i popullit Shqiptar. E kam pare Sali Berishen ne Dhjetor te vitit 1990 tek ishte gati duke i futur 2 gishtat ne sy nje ushtari qe ishte roje tek vila e ish kryeministrit Mehmet Shehu kur sa ishte happur rruga ne mes te lulishtes tek libri universitar ndersa po kalonte andej. Ishte i veshur me pardesy te bardhe. Nuk e njihja por dikush aty afer me tha me vone se ishte Saliu. Nuk e besoja kurre ne ate kohe qe ky i cmendur dhe anormal do merrej seriozisht ne ate kohe nga Ramiz Alia i cili do ti kalonte pushtetin ketij pushti me vone. Ushtari u be gati ta qellonte por per fat te keq nderhyri nje officer i gardes qe e largoi ushatrin. Pastaj e dime me vone te gjithe se cfare i beri Shqiperise Sali Berisha.
Ky eshte Sali Berisha qe shume shpejte duhet te denohet sa me rende qe te pakten ta heqim qafe kete zagar.
petrit
o coqe kanari
ndoshta per ty berisha eshte historia se ti kaq di
per mua dhe shumicen berisha eshte nje i paafte si politikan qe i ka bo deme te medha vendit
ne burg qeni te japi llogari
Paske qene fare gomar zotrote , se Petrit nuk te ben emri , pot mendja
Veq zoti te ndohmofte doren, penen, dhe mendjen
Keta artikuj kam qef ti mesoj permendesh
Vetem ti e gropos kete kufim, bravo
Me pelqen fraza Basha ne piramid si ushtaret e Faraonit.
Je fantastik!
E njef shume mire familjen dhe e di ne maje te gishtave situaten ne PD.
Na kenaqe
Ai do te hajn bar,
e meriton kyt fund,
Çdo njeri do marr ate qe meriton
Mos harroni se nuk maron ktu.
Kyt rradh i ka has sharra ne …….
I vjetri ka than gjithmon.
Veç me shtet mos u kap,
Jo ma me Ameriken.
Të lumtë!
Shtatori ndan shapin nga sheqeri.
Ose vendos Basha ose iken dhe Basha.
Basha ka vendosur qe Berisha nuk do te jete me pjese e grupit parlamentar.
Mero eshte marre vendimi ti mos u merakos.
Kujdes mos shkruan ndonje gje per super te korruptuarin 1 milard euro Ramen ?
Te lumte pena o Mero Baze,bravo!
ore ne te sheqeres te vene te gjithe me Saliun kujt i plasi shume.. Problemi eshte me kete kokoshin tone ka 3 dite qe bredh sa andej kendej jashte dhe zjarret po na mbysin si ne Vlore dhe Fier, plehra dhe idiote qe ecin si kafshe rrugeve. Do bej shtet ky?
BRAVO MERO. Titulli me i gjetur yti ne keto 3 dekada!
Në shtator 1943 i ranë brekët Italisë fashiste bashkë me megallomanin gjelin e fryrë DUCE. Fundi i tij dihet. Kështu do mbyllet edhe në shtator historia tragjikomike e partisë neofashiste që quhet PD. Viçidolasin nuk do e varin me kokë poshtë se e bëjnë hero këmishat e zeza. Por do hajë thonjtë dhe m….e vet nga inati ( se turp nuk njef ajo rracë) deri sa t’i dali shpirti e bashkë me të edhe Konti Ciano aka Lule Basha. Vdekja sa më shpejt neofashistëve
Sali, mos vdis Sali.. Hajde ne Parlament dhe na jep leksjon si te luftojme korrupsjonin.. Si te luftojme qe femijet tane mos te mpleksen ne fuqine e pushtetit te prinderve.. Sali, edhe ne bombul oksigjeni te jesh thuaj Rames te te dergoj ca gardista te te marrin zvarre ne Parlament.. I duhesh ti aty o Sali.. Ty s’te duhet me askush sepse ke hall tjeter.. Tu prish gjiza ty u dogj apo jo Shqiperia.. PD-ja po e po.. Si eshte koha.. E tregoj me ne fund qe kush eshte ky person. E luftova ne c’do gje sepse ishte hakmarres dhe i pagdhendur.. E kam urryer gjate gjithe jeten time. Tani se urrej me. E shoh si nje figure komike dhe bej gallat me te. I demaskuar edhe perballe njerzve te vet ne pleqeri.. Por ai s’ka nder dhe s’do tja per veten.. E ka hallin tek ajo pronarja e shtepise ne Lalz. Se per sypeshkaqenin e di qe e ka gomar.. Tani kane dale Yllra Manjanra & Co dhe kane marre llafin e Shtangistit dhe kane dale me sfurqe per barin qe do hane dhe do na e bejne Ambasadoren “non grada”.. Ish ministri qe lironte vrasesit per krishlindje do bej lufte me sfurqe..
O Mero plehrat po varrosin Durresin,Shijakun,Fierin.
Zjarret po djegin gjithe Shqiperin.
Me lopata zjarrfikesit po provojn ti fikin.
Nuk ka asnje helikopter qe te hedh nje kove uje.
Veliaj eshte ne Tokio …..
Ti merresh me te vdekurit.
Shqiperin po e varrosin te gjallet o Mero mavria.
Tao !!!!
Pse ka vdekur idhulli Juaj !?
Personalitete ka Rilindja si p.sh. Maqo Lakrori qe kandidon per kryetar Partie dhe voton Edi Ramen….ky po qe eshte edhe vizion edhe votim shembullor….apo jo ????
Ahaaaa ja nje pasoje e paparashikuar e parulles hileqare propagandistike “ne qeverisim, bota na ndihmon”. Nje parulle qe u shnderrua ne praktike politike, ideologji me mire. “Ne qeverisim me mire se na do Amerika, kurse ata komunistet e poshter nuk i do”. Parulle e shpikur nga anetari i partise komuniste per 23 vjet, Sala me 1992. Parulle e atyre qe e moren pushtetin qyl dhe kujtuan se do e mbanin per 100 vjet ngaqe i donte Amerika si klyshat e vet. Nje brez i tere shqiptaresh jane rritur me kete kredo te shpifur. Tani qe Sala i vlen Amerikës jo me shume se sa nje klluf i perdorur, paska ndodh qameti, PD-ja po meson ta njohe boten edhe pa Ameriken. Mire t’u behet bythqimave se vete e shpiken kete ide te rreme. E meriton Sala, armiku publik, kete trajtim se mjaft na ka djegur vendin, na ka turperuar. Dite e mbare. Bota me rrota o Sale sekretari i partise.
O MERO, A MUND TË JAPËSH NJË PËRGJIGJE PËRFUNDIMTARE SE SI JE BËRË MILIONER ME SHITBLERJEN E GAZETËS TEMA? INTERESANTE SE ÇFARË SHKRUANTE ERION VELIAJ DIKUR TE KOHA JONË PËR TY:
(Botuar me 26 tetor 2005) te gazeta Koha Jonë
Kur Meros i mbetet Derri Maç në dorë. Nga Erion Veliaj.
PO SOT SI I KE MARRËDHËNIET ME LALI ERIN? MOS JENI GJË MIQ TË NGUSHTË TASHMË? KUSH JU PAJTOI? RAMA? SI? MERR PARA PËR TË BËRË PROPAGANDË? PO ME RAMËN SI U BËRE MIK? SE TI KE QËNË BYTHË E BREKË ME BERISHËN DIKUR, AQ SA DHE LISTËN E DEPUTETËVE E BËNIT BASHKË, APO JO? TI KE QËNË SI DJALI POLITIK I SALIUT. LULI SOT NGJAN MË SHUMË SI MAZHORDOM. O MERO, DI GJË Y.KIM PËR ALLISHVERISHET E TUA DHE LËPIRJET SA DJATHTAS-MAJTAS, TË CILAT TË KANË BËRË MILIONER NË MËNYRË OKULTE? NËSE NJË GAZETAR DO SHPALLET NON GRATA, A DUHET TË JESH TI AI?
Nuk ka faj Edi Rama qe e percakton numrin e deputeteve qe do te marre cdo here para se te fillojne zgjedhjet sepse ai Edi di se si te beje analizat. Nje vezhgim i shkurter vetem tek ky artikull nga 14 komente vetem 2 jane pro PD te tjeret jane kunder qe nuk do thote se jane te gjithe pro Rames, por ai di te beje analize dhe si mbas kesaj analize di edhe si nxjerre numrat qe do te marre ne parlament. Bravo Mero me keto artikuj je nje keshilltare ideal per PS. PD nuk vjen me kurre ne pushtet me kete palo lidership qe ka. Tung.
Jam dakort !
Shqiptaret gjithmone do votojn per parti “te majta” .
Pensionistet qe kane mbetur ne Shqiperi gjithmon do votojn Edi Ramen dhe Beqajn.
Ata shperblehen prej Rames&Beqajt me ilacet e skaduara qe te vdesin sa me shpejt.
E meritojn nje regjim te tille sepse ndertuan sistemin komunist me te dhunshem ne bote.
Edi Rama eshte ilaci i tyre.
Ndoshta tani Amerikanet kane menduar qe per te ndihmuar Shqiperin duhet prishur aleanca e krimit Berisha-Rama-Meta.
Ikja e Berishes automatikisht do shkaktoj termet.
Je ba i neveritshem Shoku Tao.
Per te stabilizuar gjendjen kaotike ne pd pas goditjes fatale ndaj Berishes bere nda departamenti i Shtetit pritet qe komandanti i uniformave kafe per ruajtjen e votes ( te ngjashme me uniformat kafe qe sollen ne pushtet Fyrherin ne 1933) ne qarkun e Dibres Xhelal mendjeziu te mare drejtimin e partise me nje grusht brenda partise dhe pastaj ta udheheqe pertine me grusht te hekurt si Mehmet Shehu dikur Shtetin Shqiptar dhe ta coje pd nga fitorja ne fitorje dhe me siguri rreth vitit 2037 mund te vije ne pushtet.
Lulzim Basha si ushtar i bindur i Sali Berishes nuk ka bythe ta largoi kete te fundit i grupi parlamentar i PD. E vetmja gje qe i ka mbretur eshte te jape doreheqjen dhe ta lere kete parti mjerane ne hallin e vet.
Lulezim Basha nuk mund ta denoj simbolin e PD-s ose udheheqesin e krimit te ketyre 30-vjeteve.Ai eshte pjesa e dyte e kesaj partie,pjese e krimit me ato qe ka bere.(Rruga e Kombit,ku humben miliona,shitja e detit,vrasjet ne bulevard e deri tek shkaterimi i mbikalimit tek Zogu i Zi,jane vepra me firmen e Lulezim Bashes).
Saliu njesoj si Enveri,diti ti inkriminoj gjithe bashkepunetoret e tij ne krime kunder popullit shqiptar.Le te me thote ndonje se ka mbetur ndonje nga bashkepunetoret e Saliut pa u pasuruar nepermjet korupsionit. PD-ja nuk ka pasur ndonjeher ideal qe ta beje Shqiperine si gjithe Europa.Ideali i vetem i tyre ishte grabitja e pasurive te vendit.Pikerisht per kete arsye gjithe ithtaret e Berishes do te perpiqen ta mbrojne Ate.
Ata jane me shprehjen e Kadri Azbiut ne plenum”Partia ime me denon”,jane gati te shprfytyrohen,mjaft Sali Berisha te mos cenohet.I tille milet jemi se (popull nuk jemi).
250 miljon euro te vjedhura nga Basha ne rrugen e kombit i mbajti per vete apo i ndau me Berishen….
Ky eshte vetem nje pike ne oqeanin e vjedhjeve nga keta dy gangestere….
E vetmja rruge per te shpetuar PD eshte shpallja NON GRATA e Lulezim Bashes se ata qe jane rreth ketij gangesteri nuk e shesin se e kane te qarte qe nuk do jene me ne ate parti…
Ne shkrim permenden emra te atyre qe krimineli Berisha i hodhi ne rruge me perjashtim te Tironcit budalla Dashamir Shehi qe eshte nje zvaranik i peshtire…
ID e imja kalon ne censure nga TemA
TemA, kjo gje behet nga ju apo te kerkoj gjetke?
TE GJITHE DUAN TA VRASIN BERISHEN ME DORE TE BASHES SEPSE, BASHA KA VRARE NE EMER TE BERISHES.
Ing.Mero !
Bishen e vrane shqiptaret me votat preferenciale.
ZOTI MERO BAZE ! -PIKE-.FUND.
O PETRIT !
SA PO LEXOVA PËRGJIGJEN TËNDE, MENDOVA TË TË DH..S EDHE PAK ATO TRU TË DHJERA QË PASKE.
KU JETON TI, O RROTË ?
JETON NË SHQIPËRI APO NË HËNË ?
I dashur Mero,
Cdo gje qe thua eshte e sakte, pervec shpreses tende se dikush nga PD do ngrihet kunder Berishes. PD i ngjan nje minere me plehra dhe ju kerkoni floririn atje. PD u formua nga pjesa me e keqe e komunisteve dhe ajo nuk eshte parti e djathte. Ajo nuk eshte as e majte. Ajo nuk eshte parti fare. Ajo I ngjan nje lukunie me ujqer qe dine vetem te shqyejne viktimen. Ata e shqyen dhe e mbaruan te shkrete Shqiperi ku kane mbetur vetem guret. Tani nuk u ka mbetur gje tjeter vetem te shqyejne njeri tjetrin. Ne mungese te ujkut-cakall Sali Berisha,ata nuk kane me frike. Ata do shqyejne cdo gje qe ju del perpara. Shumica e tyre do vrapojne ne pjese te tjera te xhungles shqiptare dhe do vazhdojne te permjerin per te caktuar kufijte sic ben kafsha, per “token e Xanum”
Pakica do vrapoje per te shqyer kermen qe kane fshehur ne “Off Shore” ne “Parajsat Fiskale” dhe prej andej do zgerdhihen me kryeujun Berisha qe do te luftoje luanin amerikane.
E keshtu me rradhe komedia tragjike shqiptare do vazhdoje me historine e Bashes merimange qe desh te behet ujk…
E djathta do Linden, por jo nga PD.
Me kote I dashur Mero keekon floririn ne nje grop me m…t.
ASKUSH NUK KISHTE MUNDUR TA VRISTE SALI BERISHEN SI SALI BERISHA DHE MIQTE E KESHILLTARET E TIJ ME ANTISHQIPTARE E ME ANTIAMERIKANE SE AI.
Vetevrasje qe filloi qe diten qe u rekrutua nga UDB-ja serbe qe e shiti tek KGB- ja dhe sherbimi i fshehte francez, nje nga me egrit dhe antishqiptaret qe despertoi deri tek e bija e kryesekretarit dhe krahut te djathte te ish- ministrit te Brendshem Kadri Hazbiu… por u kap shpejt !
NJE VETEVRASJE E TURPSHME E NJE VRASESI
MASIV
“ Berishsin edhe kur mbytet në lume kerkojeni perpjete e jo pjeteposhte ( tatapjete )”
Filozofia popullore Tropojane
Askush nuk do te kishte mundur ta vriste Sali Berishen si SalI Berisha dhe miqte e keshilltaret e tij me antishqiptare e me antiamerikane se edhe ai vete.
Vetevrasje qe filloi qe diten qe u rekrutua nga UDB-ja serbe qe e shiti tek KGB- ja dhe sherbimi i fshehte francez, nje nga me egrit dhe antishqiptaret qe despertoi deri tek nuses e djalit te ish- kryeministrit Mehmet Shehu e tek e bija e kryesekretarit dhe krahut te djathte te ish- ministrit te Brendshem Kadri Hazbiu në fund vitet 1970 … por u kap shpejt !
E kush shitet njehere shitet gjithhere, por vjen nje dite dhe vjell nga hundet corben e helmatisur te tradhetise ndaj Atdheut e popullit te vet, ne mos nga robi nga Zoti !
Ka gati 30 vjet qe e kam paralajmeruar publikisht per kete fund te llahtarshem, para te cilit edhe vdekja fizike eshte nje kapak e kurore floriri.
“ Berishsin edhe kur mbytet në lume kerkojeni perpjete e jo pjeteposhte ( tatapjete )”, thote profecía filozofike e vendlindjes sone te
perbashket, Malesise se Gjakoves…
Mesazhi eshte shume i qarte, jo vetem per se gjalli, por edhe per se vdekuri berishsit shkojne kunder rrymes… ecin e veprojne mbrapsht !