Nga Mero Baze
Një raport i Departamentit të Shtetit për Klimën e Biznesit në Shqipëri, tregon qartë për peshën që ka sistemi gjyqësor në sigurinë juridike dhe barazinë në garë, për investitorët e huaj në Shqipëri. Raporti flet me nota kritike, për shkak të peshës që zë beteja e humbur e një kampanie amerikane për të fituar të drejtën e Free shoop në aeroportin e Rinasit.
Vitin që kaloi siç u bë e ditur, kompania e gruas së ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, ia doli të mposhte kompaninë amerikane në garë për administrimin e free shoop në aeroportin e Rinasit, duke përdorur njohjet në administratë shtetërore dhe ndikimin në sistemin gjyqësor.
Kjo bëri që kompania amerikane në fund të tërhiqet dhe kontrata të vazhdoi të ishte në duart e atij që e ka prej vitit 2004.
Ky rast, që në fakt ka përkeqësuar vlerësimin për klimën e biznesit në Shqipëri në raport me investimet amerikane, është cituar nga opozita si ilustrim i klimës së keqe për investimet e huaja. Dhe është e vërtetë.
Por ky rast për opozitën vlen më shumë se kaq. Ky rast vlen për të kuptuar dy çështje që opozita i ka kthyer në betejë të saj. E para beteja kundër Reformës në Drejtësi dhe e dyta beteja kundër ndikimit amerikan në këtë betejë.
Tani opozita duhet të zgjedhë nëse është me atë investitorin amerikan që e ka zbuar biznesi i Gjin Gjonit, duke përdorur hallkat korruptive të administratës dhe gjyqësorit, apo është me Reformën në Drejtësi dhe ndikimin amerikan mbi të, për të mbrojtur interesat amerikane në Shqipëri.
Nëse i qan vërtet hallin investitorit amerikan që është zbuar nga Rinasi, atëherë duhet të jetë mbështetëse për Reformën në Drejtësi që duhet ti japë fund pushtetit të “xhin-xhonërve” të drejtësisë dhe retorikës kundër vëmendjes amerikane për reformën në drejtësi. Rasti në fjalë tregon se kur një shtet si SHBA interesohet për drejtësinë në Shqipëri, në radhë të parë interesohet që të garantojë bizneset e veta që insistojnë në Shqipëri se janë në një vend me siguri juridike. Rasti në fjalë tregon qartë se se si një investitor amerikan mundet në Shqipëri nga drejtësia e korruptuar dhe administrata e korruptuar.
Që të jesh pro atij biznesmenit amerikan dhe të kritikosh klimën e keqe për investitorin amerikan që ka krijuar drejtësia dhe administrata shqiptare, duhet t’i dalësh zot Reformës dhe duhet të inkurajosh jo vetëm ambasadorin amerikan, por çdo ambasador të Bashkimit Evropian, të jetë roje i standardeve të gjyqësorit shqiptar ndaj çdo biznesi të huaj.
Por siç e kemi parë, opozita gjithë ditën sulmon Reformën në Drejtësi dhe diplomatët perëndimorë që e mbështesin dhe në darkë qan për viktimat e drejtësisë së korruptuar. Kjo tregon se sa larg shqetësimit real për klimën e biznesit ndaj investitorëve të huaj është opozita dhe sa afër dhunuesve të saj. Personazhin kryesor të kësaj historie e kishte kandidate në listat për deputete me 25 Prill dhe e hoqi pas reagimit te ambasadës se SHBA.
Krimi në Shqiprie ështe duke fituare terren çdo dite e më shume … Ne pame rastin dje Ku një gjyqtare kriminel si mbrojtu politikanet vrase të femive
O Mero si nuk shkraujte nje artikull per masakren mjedisore qe po ben armando subashi ne fier??
eshte duke vrare jugun e shqiperise se ato re tymi do perhapen ….
O Mero harrove ministrine e financave…sa shume harron mo burre….harrove Harxhin…hej ms na bej oer budalla….ka fjale se ata lart e kane toleruar por e hengri Harxhi…po Gjinin pse se kaloni ne veting apo….Ore sa ndere ka bere Gjini mantas djathtas 2 milion jemi…..ohu
Nuk mund ta mar me mend se ç’investime te rendesishme do te bente nje firme Amerikane ne nje “Duti Free Shop” ne Aeroporin e Rinasit!? Nuk kam fare simpati per ish juristin Gjin Gjoni, me sa di biznesin e ka ngritur bashkeshortja e tij, por do mendoja qe me mire ta kete ate biznes nje kompani Shqiptare se nje e huaj. Investitoret e huaj ne se jane serioze dhe te fuqishem kane plot fusha te hapura investimesh ne Shqiperi po te duan. Tash dhe me reformimin e sistemit te drejtesise kushtet per investime permiresohen shume.
je shume i sakte zoteri, firma ishte me 4 aksionere dhe pa asnje duty free ne asnje aeroport te botes dhe njeri prej tyre erdhi ne shqiperi dhe regjistroi duty free si person fizik. kjo ishte firma prestigjoze amerikane. cuditerisht askujt ne ambasade nuk i shkoi ne mend ta bente check kete fakt por ja serviren ambasades sic donte dikush rrotull amerikanit.
Populli shqiptar pret investime strategjike nga SHBA jo nje dyqan duty free. Me tregoni ndonje investim amerikan te pakten 100 milion usd ne shqiperi.
Mero
Qe kur thua me percmim Xhin Xhon je rracist ndaj cdo njeriu me prejardhje veriore. Gjin gjoni eshte plehre por ti ttegon qe nuk je më i mire.
Gomar
Mero nuk me pelqen kur i ben gjysmake editorialet. Do te flasesh, flit tamam. Kompania amerikane e di gjithe aeroporti i Rinasit qe ishte nje kompani e rregjistruar ne QKR si nje person fizik. Turp qe mbrohen “biznese” te tilla amerikane qe jane mashtrime te pastra dhe bashkime interesash te prototipeve te shemtuara te operatoreve ne Rinas si Aljonat me kompani. Kompania po te ishte investim serioz do te rregjistrohej ne QKR si bije e kompanise meme me 100% te aksioneve nga kompania meme ne amerike dhe jo si person fizik. Fatkeqesisht ne kete rast ambasada ka mbrojtur nje person fizik dhe jo nje kompani amerikane por cuditerisht zhurmen e ka bere te madhe, ndofta e disinformuar sic ndodh rendom ne vendin tone.
Thene kete me lart, shume me mire e manaxhon Duty Free kompania shqiptare e gruas se Gjin Gjonit sesa nje person fizik amerikan qe nuk ka asnje eksperience ne Duty Fre por thjesht ka dy anije qe furnizon cruise ne ishujt rreth Miami.
Per sa i perket PD ashtu sic eshte katandisur ta kishte per nder te kishte Gjinin deputet se sa ata pa kellqe qe ka ne krye qe flene gjume ose shesin interesat e opozites per allishverishe me bizneset e atyre prane PS.
le te presim e te shikojme si do manaxhohet aeroporti nga aksioneri i ri, zhurmat rrotull aeroportit tregojne arrogance, mungese respekti per ata qe punojne aty sikur jane ne stacionin e benzines te lagjes. Hidhi nje sy andej nga aeroporti apo e ke zone te ndaluar?
A Gjin Gjoni je zotrote?… se po ia bëke avokatin me shume se duhet një mbetje biologjike.
Ore nuk e lexoni si duhet editorialin. Mero nuk po merr në mbrojtje kompaninë amerikane, ai po sqaron se: DASH-i është nisur nga ky rast që ka kritikuar korrupsionin në drejtësi, dhe që i quan të korruptuar edhe administratën, sepse ky ishte rezultati i Free shopit. Ajo që të bën të vjellësh është propoganda e Tabakes që po i këputej shpirti për biznesin amerikan, kur pikërisht drejtësia e korruptuar e tyre, me Gjinin e Co ka krijuar këtë frymë. Ishin apo s’ishin të aftë të menaxhonin ata amerikanët, para gruas të Gjin Gjonit, nuk e di unë, por kjo ngjarje ka bërë që Shqipëria të marrë kritikë. Tani kjo PD-ja që ka ngelur 30 %, do reformën që mbështetet nga amerikanët, apo vetëm se u kritikua në raport Shqipëria, dalin e këndojnë duke nxirë gjithshka? Pra unë e kuptoj shkrimin e Meros si kritikë për hipokrizinë e PD-së përmes Tabakes, që bën gjithshka të pengojë reformën në drejtësi duke mbështetur të korruptuarit e drejtësisë. Më qartë se e shkruan Mero, nuk ka, prandaj mos e interpretoni ndryshe ju komentuesit e byrektores së SHQUP-it.
Ky Mero e thjeshtezon deri ne banalitet ceshtjen. Nese behet fjale per raport per vitin ’20-’21, nuk mund te perdoret nje argument I para 7 vjeteve! Sepse me nje rast nuk arsyetohet pergatitja e raportit,edhe sikur rasti I free-shop te ishte I ketij viti!
Pastaj rasti I free-shop-it ne Rinas nuk meriton te quhet investim apo investitor. Aty kemi te bejme me ceshjte license,ceshtje te drejte per te marre ne kontroll nje pike shitje produktesh akcize!
Mero enkas e katandis argumentin nje thele dhe pastaj grupi I gatshem I komentuesve te komanduar me pult leshohen me fjalor banal dhe pervers….