Memorie.al publikon një reportazh nga qyteti i Pogradecit, me autore, Tefta Camin, ish – Ministren e Arsim – Kulturës në vitet ’70 – ’80-të, e cila tregon për dy takimet e panjohura të saj me poetin e famshëm Lasgush Poradeci, të cilin, me porosinë e kryeministrit të asaj kohe, Mehmet Shehu, ajo e takoi fillimisht në një nga lokalet e Hotel Turizmit të atij qyteti, (pasi, sipas kryeministrit Shehu), Lasgushi nuk pranonte të vinte në zyrat e partisë së shtetit dhe më pas, me ftesën e tij, ajo i bëri një vizitë në shtëpi poetit të famshëm, por ai nuk pranoi të fuste brenda kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Pogradecit dhe Sekretarin e parë të Komitetit të Partisë së atij rrethi, duke thënë se: unë kam ftuar vetëm ministreshën! Dëshmitë e rralla të zonjës Tefta Cami, për bisedat e panjohura me ‘poetin e liqerit’ në shtëpinë e tij në Pogradec, si dhe për vizitën që ai i bëri në shtëpinë e saj në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, Tiranë, të cilat ajo i bën publike për herë të parë!
Nga Tefta Cami
Plot 42 vite më parë, kryeministri, Mehmet Shehu më ngarkoi si detyrë, që të shkoja në Pogradec e të takoja poetin e madh, Lazgush Poradecin. “Më tha, që ta prisja në “Turizëm”, sepse ai nuk vjen në zyrat e partisë e të shtetit. Pyete, se ç’ probleme ka dhe t’ia zgjidhësh!”
Shkova në Pogradec dhe e njoftuan, se të nesërmen në orën 10-të paradite të pret ministrja tek Turizmi. E prita në një nga sallat e pritjes. Lazgushi erdhi në orën e caktuar. Kishte veshur një kostum të zi, me borsalinë në kokë dhe me bastunin e tij në dorë. U përshëndetëm me një takim duarsh dhe u ul në kolltukun përball meje.
E pyeta, sesi ishte me shëndet dhe i thashë, se më ka ngarkuar kryeministri, qē t’ju takoj dhe t’ju pyes për problemet, që keni.
Më tha: “Jam mirë me shëndet, por dëshiroj, që vajza ime të vazhdojë Universitetin në degën gjuhë letërsi shqipe,, që vajzat e mija t’i shërbejnë Shqipërisë si pasardhëse të mia”.
Ju përgjigja, se këtë kërkesë do jua plotësoj patjetër. Kur u ktheva në Tiranë, ngarkova shefin e Seksionit të Arsimit dhe Kulturës në Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Tiranës, Musa Krajën, që vajzën e Lazgushit ta planifikojnë në degën gjuhë-letërsi shqipe.
Pastaj i them, se dua t’ju tregoj një episod nga jeta studentore, që kemi përjetuar së bashku:
“Lëndën e komentit letrar na e zhvillonte profesor, Ziaudin Kodra. Në një orë mësimi duke komentuar poezinë Tuaj “Drini plak ec mes përmes Shqipërisë” Profesor Kodra tha:” Lazgush Poradeci është poet i madh, por injorant në gjeografi”. Një student i kursit, Rinush Idrizi, ju kishte informuar. Ju erdhët një ditë në orën, që kishim komentin letrar. Pasi trokitët në derën e auditorit, hytë brenda, duke na përshëndetur me dorë. Vendosët njërën këmbë në podiumin e katedrës dhe thatë: “Profesor Kodra! Nuk jam unë injorant në gjeografi, por ju keni harruar vendlindjen tuaj, “Dibrën e Madhe. Unë kam shkruar se Drini plak ecën mes përmes Shqipërisë etnike dhe jo të kësaj Shqipërie, që Fuqitë e Mëdha na e grabitēn e copëtuan padrejtësisht dhe jua dhanë fqinjëve, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë për të kënaqur zilitë e pangopësitë e tyre”.
Ne studentët u ngritëm në këmbë dhe Ju duartrokitëm, profesor Lazgushi. Ju, duke kapur cepin e borsalinës përshëndetët profesor Kodrën dhe ne studentëve dhe me bastunin në dorë kaluat dalë nga dalë para nesh, duke na dhënë një mesazh të madh kombëtarë”.
Profesor Lazgushi u ngrit, duke buzëqeshur dhe më dha një kartvizitë, si dhe më ftoi, që t’i bëja një vizitë në orën 16-të në shtëpinë e tij në Pogradec.
Në orën 16-të shkova para shtëpisë së tij, e shoqëruar nga sekretari i parë i Komitetit të Partisë dhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv te rrethit. Profesor Lazgushi po më priste para portës dhe tha: “Unë kam ftuar vetëm ministreshën dhe më kapi për dore e më futi në shtëpi, pasi mbylli portën. U ngjitëm me shkallët prej dërrase për në katin e dytë dhe hymë në dhomën e tij. Kishte një tavolinë të vogël dhe mbi të një shishe me bojë e një pendë për të shkruar dhe fletore e letra. Aty pranë qëndronte Cuci i dashur e besnik i tij, që u ngrit në këmbët e prapme për t’na përshëndetur. Profesori e urdhëroi të ulej në një qoshe të dhomës dhe Cuci i’u urdhërua e u ul atje ku i tha.
Kohët e fundit kam lexuar ditarin e tij të datës 2,3,4 gusht të vitit 1975, ku shkruan””Ardhën e ma morën me forcë konkën (Cucin) shumë të dashur e shumë besnike për ta vrarë (pushkatuar)”. Megjithëse i sëmurë ka dalë për tri ditë rresht me vajzën e tij, znj. Marie dhe ka trokitur në disa zyra për ta shpëtuar konkën e tij të dashur dhe më në fund e mori, pasi e kishin vaksinuar. Janë përqafuar me Cucin dhe e ka ushqyer me qofte.
Lazgush Poradeci ka qenë e mbetet një model i dashurisë e kujdesit për kafshët. Gjatë qëndrimit në dhomën e tij, hapi një pako me llokume dhe më qerasi. U ul e më tregoi për Shoqërinë Atdhetare “Drita” e më vonë “Dituria” të Bukureshtit, sepse kishte qenë anëtar i saj dhe ishte miqësuar me Asdrenin e Mitrush Kutelin. Më tregoi, se kishte Arkivin e kësaj Shoqërie Atdhetare.
E pyeta, se: pse nuk e dorëzon në Arkivin Qendror të Shtetit? Por më tha, se druhej, se mos më humb. Ndihej shumë i përkushtuar pas atij Arkivi, që e çmonte me të drejtë si një pasuri të madhe dhe e ruante me shumë kujdes. Nuk e di, se ç’ është bërë me fondin e atij Arkivi pasi ndërroi jetë Lazgushi, sepse nuk kam dëgjuar të flitet e shkruhet për të, se ku ndodhet tani.
Më recitoi poezinë Vlora Vlore/ Bjeri më të lumtë dora!/Ja do bëhet Vlora jonë/Ja do kthehet shkrumb e hi!/
Kjo poezi, më tha, ka mbetur anonime, por e kam shkruar unë (Lazgushi) dhe që u kthye në hymn gjatë Luftës së Vlorës të 1920-tës.
Më foli për Liqenin me shumë dashuri. Më tregoi, sesi i ndryshon pamja e sipërfaqes së liqenit gjatë stinëve të vitit, gjatë ditës, në mëngjes, në drekë e në mbrëmje, që janë të ndërvarura edhe nga kthjellësia e qiellit. P.sh., më tha: “Në mëngjes, kur sapo lind dielli, sipërfaqja e liqenit merr një pamje të artë dhe më pas si të argjentë e bojqielli. Kur bien shira të furishëm liqeni egërsohet dhe dallgët ngrihen lartë e përplasen në brigjet e Liqenit më me zhurmë se zakonisht. E vështroj Liqenin gjatë orëve të ditës dhe e shikoj, se si e ndryshon pamjen e tij”. Këto ndryshime .mund t’i vëzhgonte e dallonte dhe shijonte vetëm Lazgush Poradeci, që ishte i dashuruar pas Liqenit dhe frymëzohej e merrte energji prej tij.
I thashë: “Profesor! Tri breza të paraardhësve të mi kanë luftuar si komandanta çetash kundër forcave pushtuese serbe e bullgare gjatë luftës së Parë Botërore dhe kundër forcave pushtuese nazifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke dhënë jetën e derdhur gjakun si dëshmorë të atdheut për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë, dhe janë vendosur në altarin e lirisë. Ndërsa ju luftoni me armën e pendës tuaj të artë dhe jeni poeti unikal i poezisë së dashurisë universale, duke dhënë mesazhe të mëdha me poezitë tuaja për gjithë shqiptarët, që ta duan e mbrojnë atdheun, të punojnë për kombin dhe për bashkimin mbarëkombëtarë. Ju me krijimtarinë tuaj do tē jeni në altarin e përjetësisë të kombit shqiptarë”.
Pas disa muajsh, profesor Lazgushi më bëri një vizitë në banesën ku jetoja tek rruga “Mustafa Matohiti” në Tiranë. U gëzova, që më erdhi për vizitë dhe e prita me përzemërsi. Biseduam si miq e pimë kafe. Më recitoi disa poezi të fundit të tij. Më dha një poezi me një titull…! E lexova menjëherë dhe biseduam me çiltërsi dhe i thashë: “Ju Keni një pozicion shumë të nderuar e lakmuar aty ku jeni”. U mirëkuptuam. Bisedën me Lazgushin nuk e ndjeva sesi kaloi aq shpejt koha, sepse ai ishte një arkiv i gjallë, përsa i përket bagazhit të madh historik e kulturorë dhe përvojave të shumta brenda e jashtë shtetit.
E përcolla deri tek porta e oborrit. Ky qe takimi i fundit me Lazgush Poradecin, me poetin e madh të dashurisë universale kombëtare. Kur ndërroi jetë, nuk pata mundësi t’i bëja nderimet e fundit dhe as të ngushëlloja në shtëpi familjen e tij, sepse më kishin larguar si ministre e Arsimit dhe Kulturës.
Kur isha për vizitë në Kosovë si ministre e Arsimit dhe Kulturës, e ftuar nga ana e tyre në tetor të vitit 1980, Enti Botues “Rilindja” më dhuruan kompletin e botimeve të Lazgush Poradecit, të Eqerem Çabejt, të Ismail Kadaresë dhe pesë vëllimet e Historisë së Letërsisë Botërore, me lidhje speciale, që i ruaj si një thesar të çmuar në bibliotekën time.
Por gjatë demonstratave te pranverës së vitit 1981 në Kosovë, me parullën kryesore “Republikë Kushtetutë, – ja me hatër, ja me luftë”, Beogradi përdori dhunën ndaj rinisë e popullsisë shqiptare të Kosovës, duke i vrarë e burgosur, duke i internuar, duke praktikuar terror të egër e barbar ndaj popullsisë shqiptare. Dislokoi ushtrinë gjatë gjithë kufirit të Shqipërisë. Dogji tekstet shkollore shqip, botime të Akademisë së Shkencave dhe të autorëve të shquar të letërsisë e të kulturës shqiptare, si të Çabejtë e Budës, të Kadaresë e Poradecit etj., veprime si në mesjetë.
Dy javët e para të muajit korrik të këtij viti bëra pushime në Pogradec pranë Liqenit të bukur që rrethohet e lag brigjet e katër qyteteve shqiptare: Pogradecit, Manastirit, Strugës dhe Ohrit. Qyteti i Pogradecit është rritur e zgjeruar si popullsi e territor me shumë ndërtime. Si në të gjithë Shqipërinë ka ndodhur procesi i largimit të banorëve nga fshati dhe vendosjes në qytet, që kanë krijuar vështirësi të arsimimit e punësimit etj.
Treva e Pogradecit si në qytet ashtu edhe në fshatra e në thellësitë e brigjeve të liqenit mbart thesare të gjetjeve arkeologjike të fiseve ilire të Enkelejve e të Desartëve, si gjetjet arkeologjike tek kalaja dhe ato nënujore , Sipas arkeologëve, ato datojnë nga shekulli i V-të para Krishtit. Për herë të parë ka bërë kêrkime e gjetje arkeologjike nënujore në Durrës e në Liqenin e Pogradecit, Moikom Zeqo. Më vjen mirë, që po merret arkeologu, Dr. Adriatik Anastasi që, si specialist, vazhdon të punojë e datojē lashtësinë e gjetjeve arkeologjike, duke i krahasuar edhe me gjetjet arkeologjike të kulturës së Maliqit tē periudhës së hekurit.
Nē disa Vende të Lindjes dhe në Shqipëri, kryesisht në Maliq ka bërë gërmime arkeologjike antropologu zviceran, profesor Eduard Pittard, gjatë viteve 1914-1924, i cili ka evidentuar racën ilire në dallim nga popullsitë e tjera të Ballkanit. Në Pogradec njihen legjenda, që janë si dëshmi të lashtësisë të ilirëve e pellazgëve, megjithëse sulmet avare-sllave dhe ato bullgare janë përpjekur t’i tjetërsojnë e përvetësojnë apo t’ zhdukin, për të ngritur e lartësuar legjendat e mitet e tyre.
Shkova pas 42 viteve të vizitoja shtëpinë e të ndjerit “Nderit i Kombit”, Lazgush Poradecit. Mendoja, se do të ishte Shtëpi Muze, sepse e meritonte. Emri i tij simbolizon Pogradecin dhe Shqipërinë. U befasova, kur e pashë. Ajo shtëpi me vlera të mëdha ishte shitur shumë lirë aq sa s’mund ta shkruaj mbase nga nevojat e familjes.
Kur hyra brenda pashë, se ajo banesë ishte tjetërsuar. Në vend të dyshemesë e tavanit dhe shkallëve prej dërrase që kërcisnin nën peshën e viteve, ishin shtruar me beton e pllaka, siç po i praktikojnë shqiptarët, duke harruar traditën e përdorimit të drurit e dërrasave për dyshemetë e tavanet dhe çardakët e shkallët. Kjo shtëpi nuk kishte asnjë gjurmë të Lazgushit. Unë prisja të shikoja tavolinën e punës me shishen e bojës e pendën, dorëshkrimet e letërkëmbimet me miqtë, dokumente të Arkivit të Shoqërisë Atdhetare të Bukureshtit “Drita” e “Dituria” veshjet e fotografitë, eksponate të jetesës, jetën e veprimtarinë brenda e jashtë Shqipërisë, deri edhe pelerinën me kapuç, që thuhet se e vishte, kur shkruante, sepse futej në botën e tij të frymëzimit e krijimit.
Përse është vepruar kështu?! Ç’mund të bëhet, për ta kthyer në muze? Besoj se Bashkia e Pogradecit dhe Ministria e Kulturës, megjithëse me shumë vonesë, do ta ri blejnë banesën e ta kthejnë në identitet siç ishte dhe të kthehet në Muze, sepse është e do të jetë në nderin e Pogradecit dhe të Shqipërisë.
Aq sa u lëndova për shtëpinë e të madhit Lazgush Poradeci, po aq u gëzova për Odeonin e ngritur në Pogradec nga Bashkia e Pogradecit, që duhen përgëzuar me dy shtatoret e dy korifejve të Pogradecit, të Lazgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit të shkrimtarit e përkthyesit tē shquar. Këto dy shtatore ishin të rrethuara me lulishte me lule shumë ngjyrëshe. Në anë të saj është ndërtuar një Amfiteatër, ku çdo mbrëmje jepeshin koncerte e filma shqiptarë. Në anën e majtë të shtatores së Lazgushit, e ngjitur me të ishte edhe busti i kokës së tij, Cucit. Lazgush Poradeci,(Llazar Sotir Gusho) dhe Mitrush Kuteli (Dhimitër Pasko), kanë bërë emër dhe njihen me pseudonimet e tyre. Si mund të shpjegohet, që Lazgushi e quante Pogradecin Poradec?
Në Pogradec më tërhoqi shumë projekti gjerman, që ka ndërtuar gjithë bregun e Liqenit nga qyteti deri në Drilon, që nuk është prekur pjesa e rërës. Kishte shëtitore e lulishte dhe mbi të gjitha në mbrëmje dëgjoje muzikë të lehtë shqiptare. Pyeta disa qytetarë, se si quhej rruga sipër rërës dhe më thanë: “Shëtitore” Më gëzoi fakti, që e kanë emërtuar shqip dhe jo siç e quajnë në Tiranë e disa rrethe: Pedonale.
Në Pogradec jeton një popullsi, që është e qytetëruar. Flasin me zë të ulët dhe përshëndesin në rrugë të njohur e të panjohur, që unë e vlerësoj si qytetari, që rrezatojnë mirësi dhe energji pozitive, si dhe optimizëm tek të tjerët e komuniteti. Një shembull të kësaj mirësie, e gjeta tek djali i vogēl, Kelvin Tona, 11 vjeç, që punonte me babain e tij në një ‘Shërbim Celularësh’ i cili ma rregulloi celularin, por nuk pranonte të shpërblehej. Më krijoi përshtypjen, se është i talentuar Kelvini dhe rrezatonte vetëm mirësi.
Unë dhe motra ime Drita nuk u ndjemë të huaja. Sapo arritëm në Pogradec, na ndihmoi për t’u sistemuar në shtëpi biznesmen, Bajame Topalli, që i jemi shumë mirënjohëse. Na ftoi për drekë një mikja ime, që ka jetuar në Peshkopi para shumë vitesh, Drita Shkëmbi. Kudo që shkuam dhe këdo që takuam, vetëm me buzëqeshke e mirësi u shoqëruam.
Ah po ska me as poete as burra…na ka mbetur vetem nje palo piktor dhe ca te tjere pa zanat e pa Zot
Homazh për lëvruesit e poezisë dhe të gjuhës shqipe.
Pogradecarët e quajnë shëtitoren,SHETITORE, mirëpo ky I gjati që pretendon se e do shumë gjuhën shqipe, e quan lungo mare…lungo lago. Po quaje o budalla, Shëtitorja buzë detit, apo buzë liqenit. Fjalë shumë të bukura shqip…
Shtepine e Lasgushit e ka shitur e bija dhe askush tjeter. Ajo ishte pronarja trashegimtare. Vertet shume keq .
Shkrimi ka vlera pasi rrefen te verteten me shume sinqeritet
Lexova me ne fund nje shkrim letrar, kulturor, historik.
U kenaqa.U relaxova dhe u pasurova.
Flm
Te faleminderit Z.Tefta.Ke mbetur Tere jeten me shpirt fisnik. Te Martin shembull per qytetarune,rhjeshtesine,edukaten,miresine dhe fuqine mendore qe Ke ???⭐??♥️
Një thirrje qytetare
Shtëpia e Lazgush Poradecit DUHET të kthehet në MUZE.
Kjo gjë do tja rriste vlerat më shumë qytetit të kulturuar të Pogradecit!
BRAVO znj. TEFTA qe e bëre kaq HAPUR këtë thirrje
Nje mortje qe nuk e merr kete dhe gjithe vemjet e shpifura komuniste.
Keta kriminelë te qelbur dalin e na derdellisin perralla ne nje kur kur duhet te ishin duke u kalbur pas hekurave te burgut per krimet qe kane kryer.
O Petrit mavria, se dhe emrin ma paske kamunist 24 karat.
Kur zonja në fjalë ishte Ministre Arsimi dhe kishte mbaruar fakultetin e gjuhë letërsisë, femrat në Europë akoma nuk kishin të drejtën e votës. Prandaj merr një letër dhe një stilolaps dhe mbaj shënim se ç’shkruan ajo.
Apo mos dhe ti kërkoje që jot shoqe dhe jot ëmë të rrinte e mbuluar me burka dhe t’i bënte byrekun zotrisë sate?!
Edhe Ministrja me e dobet e kohes Enverit, ka me shume kulture dhe dije, se te gjithe Ministrat e Saliut se bashku, Flamur Noken, Mediun, Nard Ndoken, Petrit Vasilin
Fakti eshte i pakundershtueshem.
turp te kesh more maskarai me nofken petrit…
Fatkeqësisht , Lasgushin dhe Mitrushin , dy idhujt e mi në orën e Letërsisë i njihnim vetëm si emra … Nuk është kurrë vonë të njohësh figura të tilla
sepse edhe të duash , nuk zihet dielli me shoshë … !
Shkrimi është shumë interesant dhe me vlerë për të gjithë ata që duanë të dinë më tepër për jetën dhe krijimtarinë e këtyre pasurive të
letërsisë shqiptare ! Njerëz të tillë ngjasojnë me floririn … , edhe pse bie në llucë , ndrinë sikur ta keshë ruajtur me kujdesë në sirtarë … !
Sa të tillë nuk kemi njohur … !
Bukur Profesoreshe Tefta
Na dhuruat nje artikull te shkruajtur me shume dashuri, miresi, ndjenje, vertetesi.
E kam per nder qe kam punuar ne Ministrine e Arsimit ne vitet qe keni drejtuar Ju
Mos u merzit “Joe”!
Ne Shtator ke Burrin e Shtetit, te madhin, lexhenden Sali Ram Berisha, qe do e bjere ne din kete milet qe nuk njeh rrenjet e tij.
“I duruari, i fituari”, kane thene delenxhinjte.
Bravo Tefta. Nuk e prisja nga ju nje shkrim kaq te mire e me nivel. Mendoja se edhe ju do te ishit strukur e fshehur si shume prej ish eproreve e bashkepunetoreve tuaj te kohes kur ishit ministre.
Me shume vend propozimi juaj per ta rimarre shteti shtepine e Lasgushit per ta bere muze dinjitoz.
Respekte zonja Tefta! Edhe pse ne “komunizem” na mbysnin mediokrit dhe fanatiket ideoligjik, kishte njerez fisnik boll si ju, qe pasqyronit vlerat njerezore dhe kulture. Dua te kujtoj me respekt nje tjeter ish ministre, qe eshte ndare nga jeta, zonjen Themie Thomai.
Krahasoni kete ministre patriote, te kulturuar e qyteteruar me ministret e sotme.
Zonja Tefta, beni shume mire qe shkruani sa me siper, por eshte mire qe kujtesa juaj te jete pak me e sakte. Juve u dergoi Mehmet Shehu me nje dhurate per Lasgushin (ishte koha kur ai kishte botuar poemen “Mbi ta”, per kryendritjen e Kosoves kunder Turqise dhe poema kishte fituar cmimin e pare ne revisten “Nentori”). E mbani mend c’fare i kerkuat te shkruaje? Kur ju i shkuat Lasgushit ne shtepi vajza e tij (Kostandina) e kishte mbaruar Fakultetin Gjuhe-Letersi dhe Komiteti Ekzekutiv e kishte caktuar ne nje fshat te Mokres. Lasgushi ju kerkoi qe te nderhynit per ta sjelle ne qytet, ne menyre qe ajo ti sherbente atij. Megjithe nderhyrjen tuaj ate nuk e sollen ne qytet, por ne fshatin Starove (Bucimas). Kur i shkuat ne shtepi, shoqeroheshit jo nga Kryetari i Komitetit dhe Sekretari i Pare, por nga Sekretari i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve Llazar Siliqi dhe sekretari i Komitetit te Partise se Rrethit Pasko Kollcaku. Lasgushi nuk ju priti tek dera, por ju u ngjitet ne Kullen e tij. Ty si Ministre te dha doren e plote, Llazar Siliqit i dha 2 gishta ndersa Paskos nje gisht (Zoti Kollcaku ka qene njeri mjaft pozitiv i kulturuar dhe realisht e ndjeu veten te ofenduar, por Lasgushi i dha nje gisht, jo se kishte gje me te, por si perfaqesuesi i Komitetit te Partise qe ishte). Pastaj u be kafe (u perdor nje xhevze e nje filxhan). Kafen e pare e piu Lasgushi, te dyten juve (pasi u la ajo xhevze dhe ai filxhan), e keshtu me rradhe te tjeret. Kjo eshte e verteta!
Meriton pershendetje e pergezime per kete tregim interesant, zonja Tefta. Mbase nuk e ke shume per deshire ‘zojllekun ‘ si term por sa u njoh une, ju e meritoni siikur dhe vetem per kete botim, nderkohe qe ju jeni nje zonje evertete si njeri dhe si shtetare e pergjegjeshme per kohen. Ke bere nje gje te mbrekullueshme, madje ke qene me fat qe e ke takuar ate njeri ate kohe, por ca me mire qe po e publikon. Te uroj gjithe te mirat.
Z.JKB ndoshta kerkesa e Lasgushit per te mare degen e gjuhe letersi ishte per vajzen Marie,qe nuk u realizuar por shkoi per ekonomik.Ju keni qene me afer ketyre ngjarjeve dhe mund ti dini me mire.
Znj. Tefta, êshtë mbi të 80-tat Kaloi një Covid të rëndë, por u shërua.
Shkon në Pogradec për ca pushime, por jo insiston të vizitojë shtëpinë e kolosit, shtëpinë e Lazgushit.
Dhe thërret: Ajo shtëpi duhet të kthehet në muze. Shtëpia e Lazgushit duhet të jetë MUZE.
Uroj me zemër që kjo thirrje të dëgjohet.