Sevdallia, dy fytyrat e Sali Berishës dhe Albin Kurti i pamundur

18 Gusht 2021, 16:58Politika TEMA
Sevdallia, dy fytyrat e Sali Berishës dhe Albin Kurti i pamundur

Nga Kimete Berisha

Sevdallia!

E ka kap kara-sevdaja!

…që është kjo një dashuri që të qet n’dy gjunj, veç kush e ka provu di’ me tregu çka t’bën kjo lloj sevdaje.

Unë jam mësuar më shumë me m’dasht sesa me dasht, dhe as kjo kurrfarë lumturie s’është, veç të duket n’fillim…

se edhe Niçe (plotësisht i dështuar në dashuri) ka thënë se lumturia e gruas është  ‘ai më do’, e lumturia e burrit ‘unë e dua’..

Ama kohëve të fundit jam duke hulumtuar terrenin për ‘të dhënë dashuri’ se m’u kanë grumbullu ‘rezerva të dashnisë’ tuj refuzu ‘ky s’e meriton; as ky, ani ky hiç se hiç’…

dhe boll zor ish, se në momentin që po ta prish qejfin pala matanë receptorit, po idhnohesh menjëherë (e pamësuar me ta prish qejfin), po hujitesh, dhe masandej inati (krenaria) po ia mund dashnisë.

Ju kujtohen ata meshkujt e viteve të nëntëdhjeta që rrinin përmbys, ratë, çele guri gojën, nuk ditke kush çka i ka gjet, ku kanë shkel a çka u bë me ta…veç shkriheshin e treteshin në vete, për një dashuri të parealizuar.

Ka pas raste, mos t’i përmendi tash m’u lig as unë as ju, kur dilnin në penxhere apo te dyert e sokakut për ta shikuar dashurinë e tyre kah shkon nuse ‘te tjetër kush’!

Apo për ndonjë sekret.

A e dini se sekret ta shkatërron jetën.

Edhe rrudhesh, edhe çoroditesh, edhe sëmuret gjaku, edhe zemra, edhe truri, të gjitha të këqijat vijnë nga jeta e rreme dhe nga dashuria që e mban fshehur!

Njani m’ka pas dasht shumë (kështu së paku kisha dëshirë të mendoj), ama për inat më ka pas thënë, sa për që s’kam forcë shpirtërore  ‘vijë të kcej në dasëm’!

Do me thënë inati është më i madh se dashuria (për shqiptarin)!

Kryesore për shqiponjën është të duket para syve të shqiptarëve ‘i ndershëm’!

S’është me rëndësi ‘të jesh i ndershëm’, me rëndësi është për këtë xhungël ‘të dukesh i ndershëm’!

Sinqeriteti është i pamoralshëm -sekreti ta ruan moralin.

Shqiptari jeton me adete të lindjes (që mendojnë se moralin e ruan shamia, pra që mendojnë se moralin e ruan sekreti), jetojnë me adete të moralit të rremë, ama çaren e lypin në perendim!

Si perendimorë jetojnë tinëz!

Krejt bota na njohin, prandaj po na e kthejnë shpinën, se plus kujtojnë se e kanë mashtruar botën me shtirjen e tyre…me kultura kundërthënëse dhe me realitete kundërthënëse, akteomi është zhvilluar aq shumë, sa janë bindur se edhe Perendinë e mashtrojnë Ramazanave…

Ky konstatim i imi (sapo i zbuluar) nuk vlen për shqiptarët e Shqipërisë, ata tashmë e kanë tepruar me sinqeritet edhe nëpër emisione televizive, e zbulojnë me lehtësi maskara-llëkun e tyre.

Ka mbetur primitiv, dyfytyrësh dhe me moral të dyfishtë veç Sali Berisha!

Në të vërtetë kjo tema ime devijoi,  mori kahje tjetër…dhe s’po dua ta redaktoj mendimin dhe ndjenjën, si Shkreli kur e ka pas redaktuar atë librin e tiij (ia paskam harru edhe titullin), sepse bindja dhe ndjenja nuk redaktohen, nuk rishkruhen…

kur provon t’i redaktosh poezitë e rinisë-bëhesh djalë-plak pse vajzë-plakë…

Dashuria rinore nuk e duron mençurinë, prandaj rishkrimet dhe redaktimet e shkrimeve të mëhershme me mendt t’sotit janë qesharake…

…se unë desha të shkruaj për diçka tjetër, ndërkohë më tërhoqi dashnia e ku hyra e ku dola….

Veç desha të them se sevdallia Arben Vitija është duke kaluar në një nirvanë të tmerrshme:

unë ministër i shëndetësisë,

unë kryetar i Prishtinës,

unë vallëzoj më së miri (e detyrojnë të kërcej në dasma me ua hijeshu, se s’kish kcy pa e lut…ju kujtohen do gra që kanë qejf t’u bësh riixha:

– hajt, hajt, çu moj kce pak..

– o vallahi s’di, a? Mos m’ngushto!

– din din, çu çu (është sevap m’i lut me vallëzu  se mbesin mandej me zhig)

Në kulmin e pandemisë sevadllia fotografohet me ish manikene pa maskë, e sende vende, është llukist (diskriminues), sepse nuk fotografohet me dikë që nuk duket bukur sa ‘do të donte ky’!

…unë i zvogëloj rastet e infektimeve kur dua, unë i rris rastet kur të dua vet…

Unë jam i lumtur.

Unë jam qytetar.

Unë jam i pazëvendësueshëm.

Kush flet keq për mua është katunar.

Pa mua Albin Kurti nuk mundet…

Duke i injoruar gazetarët, kam fituar…

Ama, jo!

Frida thoshte: Kam pirë sepse dëshiroja ta fundosja në pije, trishtimin tim! Por, ndodhi e kundërta dhe trishtimi im u mësua të notoj…

Do të mësohen shqiptarët të notojnë dhe të shpëtojnë edhe nga ky moçal psikik!

Po, harrova edhe diçka të përfshij në këtë temë, një ngjarje rë vërtetë që ka ndodhur para lufte:

– Njana, tha, nuk ngritej nga shtrati, nuk hante, nuk pinte, nuk fliste…

pasi mjekët konstatojnë se çika ‘s’ka asnjë problem shëndetësor’, baba e nana e çojnë te një hoxhë!

Hoxha ia rekomandon dashurinë si ilaç dhe u thotë prindërve ‘Kjo nuk e asnjë problem shëndetësor, veç i mungon dashuria’.

Familjarë e miq angazhohen, e njoftojnë me një djalë, vajza dashurohet dhe i shërohet shpirti…

Pra…ndoshta ua kam përzi edhe më shumë me këtë shembull, por s’ka dert.

Kryesore t’ju ketë pëlqyer shkrmi…sepse më duket më kanë lënë vetëm: kam mbetur e vetmja autore që ende shkruaj për dashni…(kryetarin e akademisë e pashë dje lodronte neper ‘albi mall’),

Dikush e jeton, dikush shkruan për të, dikush ka mbetur pa të, dikujt i është harxhuar (si lotët kur të harxhohen që shkon i blen në farmaci)…

Shkrimi e banalizon ndjenjën (nëse shkrimi nuk është suprem), prandaj bëjnë mirë që nuk shkruajnë për Dashuri!

P.S. Përndryshe njani një ditë më ofroi në insta’ ofertën si në vijim:

-A je e interesume me kalu pjesën e mbetur të jetës me mua në Gjermani?

Nuk iu përgjija, ama kjo ‘pjesa e mbetur e jetës’ më la shumë përshtypje…

Njëmend, po, në vend se të përqëndrohem në ofertë, unë sharrova (si rëndomë) e u fiksova me pyetje metafizike…pjesa e mbetur!

‘Me t’u kujtu’ se sa shpejt njerëzit e harrojnë të  vdekurin, nuk do të jetosh për të impresionuar askend’ (Christopher Walken)

Vëmendje: Ky shkrim u shkrua në lëvizje (shpresoj as juve nuk ju gjen ulur).

I bëra bërë 9000 hapa derisa i dhash fund!

28 komente në “Sevdallia, dy fytyrat e Sali Berishës dhe Albin Kurti i pamundur”

  1. Taulant says:

    Po na can trapin kjo baxhella qe s’di cfare shkruan.

    1. DERMAN HEQIMI says:

      Tuj pas Shqipninë,
      Vënd perëndie,
      Çdo n’gjermani,
      Zokë dojçlandie ?
      Me dy krena,
      Kem shqiponjën,
      Simbol kombëtar,
      Hajde Kime,
      Këndej pari,
      Safi njerëzit,
      Rracë shqiptari,
      Kem vetëm nji grua,
      Jo dy a tre,
      Sikunder je mësu,
      Aty ku je,
      Dhe kjo që t’them,
      Nuk është fjalë,
      Është e vërtetë,
      Nuk është e rrallë,
      Prandaj oj Kime,
      Mos hezito,
      Kalo kufinin,
      Ngul grepin,
      Ndalo…..

      PS
      Je zonjë e nderuar. Thjeshtë për humor për broçkullaxhinjtë kosovarë, që edhe mushkat, i bëjnë me barrë. Sidomos, këlyshi shimpanzesë Buzhalaja i ndjekur nga Robelli pa linjë karakteri….

    2. taku says:

      Bravo Kimete !!

    3. Zhzh says:

      PO KU KE TRU TI O PESHK I VOGEL I SALI QENIT TE KUPTOSH SHKRIMET BRILANTE TE KESAJ AUTOREJE.
      DURO DERI NE FILLIM TE SHTATORIT TE SHOHESH “HEROIN” TEND TE ZVARRITET SI NJE LEGEN, SI NJE ORDINER, SI MUTI PAS KEPUCES.
      SA KOQE JE O TAULANT!!!!!

  2. Baliu says:

    Hajt Kime jepi gas, her perpara her permas.

  3. Ndihmës Redaktori says:

    “Vetëkënaqësia është armik i të mësuarit” (Mao Ce Dun) si edhe sedra e sëmurë ose kokëfortësia. Të gjitha këto, sidoqoftë, të lënë në padije!

  4. emigranti says:

    Shkrim limonate.
    Me nje rast qe thote se i ka ndodhur me nje shqiptar,Kimetja nxjerr konkluzionin se inati eshte me i madh se dashuria ( per shqiptaret ).
    Per cfar i merr shqiptaret kjo serbofiledhe me cte drejte i pergojon sikur ky rast, nese eshte eshte i vertete, eshte tipik shqiptar.
    Gjithe inatin kjo e kapur e ka me emigrantet shqiptare sepse ata votuan masivisht per VV.

    1. Albert says:

      Je talente e letrave. Jam i moshuar se do kisha rene ne dashuri me ty. Veç nje nje problem kam, ose ka gabime shtypi ose une s’di shqip?! Jam nga jugu i Shqiperise.

  5. Seriozi says:

    Fort je lodhe mori fisnike , por je ngetrru e spo din ça po thu .Ke krijuar nje labrinth thenjes e fjalesh qe populli do thoshte : ku ishe , asgjekundi .

    1. Fort e Fellë says:

      E paskeni ” mizen pasë veshit, ama mizen e Kalit.Shko të një Veterinar, sa më parë!

  6. Eduard says:

    JE MIGJENIANE ( MILOSH GJERGJE NIKOLLA ) KE PENE TE BUKUR PENE QE DEL NGA SHPIRTI BRAVOOOOO

  7. Loku says:

    Do perkthim për lexuesin e Shqiperis.

  8. Burri me koqe te varura prej vape says:

    Degjojeni dhe lexojeni çikën se nuk eshte dosido…eshte gazecare me buzë të kuqe…

  9. Bashkim says:

    E MADHE.. KENAQENI TE LEXOSH….

  10. Haruki says:

    Bravo znj. Berisha, Bravo ????

  11. Xoni says:

    Kryeneçe dhe tip i veshtire por shpirt I lire dhe I ndershem !

  12. Millosh Gjergji says:

    Kohën që humbe ti e vetëquajtura gazetare për të shkruar tekstin me kuptimin bosh, më mirë do shfrytëzoheje për bërjen e lakrorit me kungull. Nga kazani, del vetëm ngurmim neveritës. Derisa e tërë bota i përkulen Albinit dhe e çmojn inteligjencën e tija, kjo bukëpjekësja del me muhabete grash në publik dhe tregon injorancën a lá “Tema”. Ju me Meruan dhe Bata Haxhiqin kot e keni që me lekët e pista të moskës tentoni të fusni hasmëri ndër shqiptar.

  13. Lexuesi says:

    O Mero, e lodhe Kimeten duke i kerkuar shkrime gati perdite. Paguaje me shume e te shkruaje me rralle, se ia vlen! Mos u be cingun! ??

  14. Trimëtesha Shqipëtare .?? says:

    Bravo ??

  15. MEET says:

    BRILANTE
    TE LUMT

  16. Rudi says:

    Nje bravo te madhe

  17. luli says:

    je shum e talentuar dhe aspak e merzitshme ,shkrimi yt eshte art !

  18. Ceni says:

    E lexova deri ne fund por.. nuk ia vlente……

  19. Hui says:

    Shkrimet edhe ti duroj por turirin jo. Aman redaksia hiqjani foton se na e shpifi.

  20. Ilirjanët says:

    Kam dash ta thoja por nuk tëkisha lexuar shum e tash që po të përcjell potathem rrall qëndrojn dhe bukurija dhe mençurija. Ti je poaq e mençur po dhe aq e bukur ,Kezjedh të jesh dhe Gazetare që të imponon njohuri në shum fusa ke lexuar nga Niçja te mender Berisha. dhe ke këtë elekuenc fjalësh që të bën të lexosh por dhe të duash, rrespekte moj Çik e mençur.

  21. Kalec Dega says:

    Per “Zhzh”!
    Mos e ngacmo “Taulant”-in, lere ne rrjedhen e vet, te rrjedhe drejt kanalit te ujrave te zeza me emrin Sali Ram Berisha, se perndryshe “qelb gjithe Kukesin”

  22. koli says:

    Kimete, e bere hartimin e radhes? E cfryve gjithe frustimin seksual?!

  23. Fasllia says:

    Z. Kimete, dy fytyrat më të poshtra qe kemi pare në këto vite demokraleshi, të dy nji doj me fytyra e shpirtra. Fytyrat e tyne tregojnë sa zi e kan shpirtin, ku e ku me kriju insituata të kqija, e kurti me lan punët e kosovës e me i dal koha, me u mar me ato të shqipnis. Paguan disa njerëz që shesin moralin për të luftu me mullijtë e erës, i kështu asht bojken abazi, nji gjytyrum ku e sjell për veshësh nji ma gjytyrum si albin kurti. Ksi ftyrash vetëm në oborret e mbretit i shikojshim si po i qujshim palaçot e oborrit. Ani mos ken marak se shqiptaret po din se kush janë dhe ta po ja fusin hunin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje