Ditari i ish-shefit të Sigurimit në Bllok: E vërteta e dokumentit misterioz të CIA-s për Mehmetin, Kadriun dhe Feçor Shehun

18 Gusht 2021, 11:51Politika TEMA

Gazeta publikon në numrin e sotëm rrëfimin e radhës të mbajtur në ditarin e ish-shefit të Sigurimit të Bllokut, Gani Kodra, i cili ishte dhe njeriu më i afërt i Mehmet Shehut, i dënuar si pjesë e organizatës kundërrevolucionare të drejtuar sipas Enver Hoxhës nga ish-kryeministri i komunizmit dhe nga ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu.

Gjatë procesit gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm është zbuluar dhe një dokument i pretenduar si sekret i agjenturave amerikanë, ne të cilin theksohej se Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu, ishin agjent të rekrutuar nga SHBA.

Ky dokument u publikua në seancë gjyqësore, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Feçor Shehu, i cili ka thënë se ky dokument ishte fabrikuar nga hetuesit.

“Në një pyetje që i bëri trupi gjykues se në vitin 1948 kur kishte qenë kryetar i Degës Brendshme të Korçës, ai ishte rekrutuar nga zbulimi amerikan dhe për këtë, siç i thanë ata, kishin fakte të dokumentuara ku figuronte edhe numri i pseudonimit të tij.

Feçori, duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje tha: Mua ma dhanë në hetuesi këtë dokument, i cili ishte i përkthyer nga anglishtja në shqip dhe ku thuhet se jam agjent i zbulimit amerikan me pseudonimin përkatës. Kjo nuk është e vërtetë dhe e hedh poshtë si një shpifje dhe si një dokument i sajuar me mjeshtëri”, thekson në rrëfimin e tij, Gani Kodra.

Pas arrestimit të Kadri Hazbiut, populli filloi të pëshpëriste

Me goditjen që Enveri i bëri, sipas një plani dinak, Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut që ishin njerëz të ndershëm dhe që populli i donte dhe i respektonte, populli filloi të dyshojë se diçka po luhej. Ky dyshim lindi pasi grupet armiqësore u bënë të modës në Shqipëri. Ishin figurat që ishin respektuar dhe duartrokitur nga populli dhe që filluan që njëri pas tjetrit të dilnin si heretikë për vendin dhe partinë. Në çdo katër vjet Enveri nxirrte nga një grup komplotistësh duke i quajtur armiq të rrezikshëm të popullit. Kështu që me goditjen e grupit të fundit, njerëzit filluan të pëshpëritnin, por me shumë frikë.

Këtu mbarojnë dëshmitarët kryesorë të Kadriut, të cilët dëshmitë e tyre i mbyllën me turp për faktin se çdo gjë ishte e sajuar.

Kadrin me zgjuarsinë e tij, duke qenë i ndershëm dhe i pastër, me fakte ia mbylli gojën të gjithë dëshmitarëve. Pas atyre që përmendëm dhe përshkruam në numrat e kaluar, prokurorët sollën edhe disa dëshmitarë të tjerë të rëndomtë si Telat Agollin etj., që edhe këta përfunduan si të tjerët. Kështu, trupi gjykues, duke parë se asgjë e saktë nuk doli dhe që asnjë akuzë e bërë kundër Kadriut nuk u vërtetua, i mbylli pyetjet për Kadriun dhe filloi pyetjet në drejtim të Feçor Shehut.

Në podiumin e deponimeve del Feçor Shehu

Pyetjes së trupit gjykues nëse e pranonte akuzën, Feçori iu përgjigj: Unë nuk pranoj asnjë nga akuzat që më bëhen. Ndaj meje janë bërë të gjitha tentativat nga grupi hetues deri në torturat më çnjerëzore që unë të pranoj gjëra të shpifura dhe të paqena, të cilat i kam hedhur dhe i hedh poshtë me neveri, pasi janë të bëra me qëllime të caktuara. Qëndrimi i Feçorit gjatë gjithë seancave të gjyqit ka qenë burrëror. Akuzat e bëra nga trupi gjykues dhe nga dëshmitarët që ishin përgatitur nga hetuesia, ai i hodhi poshtë me fakte bindëse.

Në një pyetje që i bëri trupi gjykues se në vitin 1948 kur kishte qenë kryetar i Degës Brendshme të Korçës, ai ishte rekrutuar nga zbulimi amerikan dhe për këtë, siç i thanë ata, kishin fakte të dokumentuara ku figuronte edhe numri i pseudonimit të tij. Feçori, duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje tha: Mua ma dhanë në hetuesi këtë dokument, i cili ishte i përkthyer nga anglishtja në shqip dhe ku thuhet se jam agjent i zbulimit amerikan me pseudonimin përkatës. Kjo nuk është e vërtetë dhe e hedh poshtë si një shpifje dhe si një dokument i sajuar me mjeshtëri.

Cila ishte e vërteta e dokumentit misterioz që implikonte Feçorin

E vërteta është se mbi ato që Feçori thoshte për dokumentin që akuzohej kishte shumë të drejtë. Atë dokument na e dhanë edhe neve në hetuesi për ta lexuar dhe duke na pyetur çfarë dinim për ato që fliste dokumenti. Përmbajtja e tij ishte me shumë rëndësi për faktin se fliste me hollësi për aktivitetin e zbulimit amerikan në Shqipëri, duke përmendur, ndërmjet të tjerash, edhe emrin e Mehmet Shehut, madje edhe numrin përkatës të pseudonimit të tij. Pikërisht në atë dokument ishte edhe numri dhe pseudonimi i kryetarit të Degës së Korçës, që në atë kohë ishte Feçor Shehu.

Në fund të dokumentit shënohej emri i personit që e kishte përkthyer nga anglishtja në shqip, por që emri i tij tani nuk më kujtohet. Gjithashtu, në fund thuhej se ky dokument ndodhet pranë Arkivit të Komitetit Qendror të Partisë. Rënia në dorën e zbulimit tonë të një dokumenti të tillë me kaq shumë rëndësi ishte pothuajse e pamundur, për faktin se zbulimi ynë ishte kaq i varfër në informacion sa që edhe emigracionin tonë që ishte në vende të ndryshme nuk e njihte në brendësi siç duhej.

Nga ana tjetër, del pyetja se përse nuk u veprua menjëherë, por sa ra në dorë ky dokument, por e lanë për ta thënë kur u arrestua Kadri Hazbiu? Prandaj e them me siguri të plotë që ky dokument i ishte përgatitur nga bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, sipas porosisë së Enver Hoxhës me qëllim për t’i thënë popullit se neve kemi dokumente që vërtetojnë se Mehmet Shehu dhe bashkëpunëtorët e tij kanë qenë agjentë të zbulimit amerikan.

Përveç kësaj, mund të jetë dhe varianti tjetër që kjo të ishte lojë e ndonjë zbulimi të huaj, për t’i hapur rrugën Enver Hoxhës që të godiste dhe eliminonte ato kuadro që kishte ai në plan. Fakti është se atë dokument nuk e pranoi asnjë nga ne dhe në gjyq thamë se nuk dinim gjë.

Feçor Shehu nuk pranon asnjë akuzë të prokurorit

Ishte interesant fakti se shumë herë akuzat që bënte prokurori ose trupi gjykues binin në kundërshtim me të vërtetën reale. Kjo vinte nga mendimi mbi të cilin ata vepronin, duke thënë që “mjafton të bëhet akuza”, por se çfarë thoshte i akuzuari pak rëndësi kishte.

Kështu, p.sh., trupi gjykues akuzoi Feçorin se kishte shkelur vijën e partisë pasi kishte bërë shumë arrestime në popull.

“Unë akuzohem – u përgjigj pas kësaj Feçori,- se kam shkelur vijën e partisë se kam bërë arrestime në masë. Kurse Byroja Politike në analizën që i bëri punës së Sigurimit kohët e fundit më kritikoi dhe më dha vërejtje të rëndë për faktin se nuk është punuar mirë nga organet e Sigurimit, pasi nuk kanë bërë sa duhet arrestime. Atëherë, tha Feçori, kë të marrim për bazë, akuzën që më bëni juve apo të Byrosë Politike që është organi më i lartë dhe hedh poshtë akuzën tuaj.

Duke parë se edhe Feçor Shehu, ashtu si Kadri Hazbiu, nuk pranoi asnjë akuzë duke i kundërshtuar me fakte edhe ata dëshmitarë që i nxorën ato që ishin instruktuar, trupi gjykues i mbylli pyetjet ndaj tij.(Panorama)

10 komente në “Ditari i ish-shefit të Sigurimit në Bllok: E vërteta e dokumentit misterioz të CIA-s për Mehmetin, Kadriun dhe Feçor Shehun”

  1. Llazi , shoku i Hajros says:

    Cfare mendon per kete Muc Xhepa , i biri i Musa spiunit dhe Zana spiunes qe kane ikur nga Elbasani nga frika se u dalin letrat e spiunllukut ?

  2. Cajupi says:

    Pordhe me rigon, a ka ndonje gje te re nga Zen Berisha?? Po nga Pandi Majkos??? Po nga ky i gjati? Po nga Delijorgji i grekerve??? O ymer bazo keta cakejte e sotem bashke me gjobevenesit e gazetarise po bejne kerdine ndersa ti merresh me histori te para 50 viteve

  3. Shitet sapuni për djathë says:

    Në tregimet e këtij zotërie mund të ketë shumë të vërteta por ka një gënjeshtër shumë të madhe kur e quani ditar. Nuk e di nëse kështu e ka quajtur autori i saj apo gazeta, por ky libër, çdo gjë mund të jetë, vetëm ditar nuk është.
    Ndërmjet ditarit dhe një libri me kujtime ka një ndryshim rrënjësor. Ndërsa ditari interpreton ngjarjet ditë pas dite sipas këndvështrimit të autorit, në librat me kujtime, autori shkruan vetëm ato që dëshiron madje duke i përshtatur me shijet e lexuesit dhe me dëshirat dhe interesat e tij personale.
    Nisur nga ky fakt, gjithçka thuhet në të nuk ka vlerë historike.
    Nqs gazeta apo “historini” Kaloçi dëshiron të informojë publikun me të vërtetat e atij gjyqi mund të botojë dosjen e tij e cila fle në arkiva
    Në këtë rast do të mësohej e vërteta por me sa duket pikërisht kjo gjë nuk i intereson Kaloçit & Co.

  4. Km says:

    O Gani,se ti i di mire keto pune.Fiqerete sanxhaktari a ka qene dashnore dhe agjente e rekrutuar nga Dushan Mugosha?A ka dore Fiqeretja dhe dushani ne raportimin ne kuesturen e tiranes te Bazes illegale ku strehohet VojoKushi,komandant i i njesiteve guerile te Tiranes.Per Qemal Stafen e dime.po per Vojon?Martesen e Fiqeretes me Mehmetin a ishte Dushan Mugosha qe e bekoi,e lidhi?Po ti ,personalisht ,a ke qene i rekrutuar nga ndonje zbulim i huaj ne suedi,kur shoqeroje djalin e Mehmetit,Skenderin.Te thuash ditar,dhe te shkruash kujtim,mbeshtetur ne interpretoje te fallsifikuara pas 1990 nuk shkon.gjitsesi,me ndihmen e kaloc dushanit,drejtoju gjukates se sotme te reformat dhe foto pafajesine.Kujtimet me Dushan kalocit nuk te japin pafajesi.

    1. oficeri says:

      Km-po perserit akuzat qe i beri Enveri per te justifikuar eleminimin e atyre njerezve. E verteta eshte se Enveri kishte frike nga popullariteti i ketyre individeve qe mundet ti rrezikonin fronin.
      Cdo akuze ndaj tyre ishte e fabrikuar nga hetuesit, qe ti benin qejfin Enverit. Fakt ishte se Sigurimi yne eshte shitur ne publik gjithmone si teper eficent, por e verteta ishte se ai ishte eficent ne persekutimin e atyre qe nuk i kishte qejf Enver Hoxha. Pyetja, qe shtrohet me te drejte edhe ne fjalet e deshmitarit eshte se si ka mundesi qe nje dokument i 1946-tes nuk u perdor atehere, por 30 vjet me vone? Nje tjeter pyetje eshte se si ka mundesi qe nje dokument i vetem paska informacion per te gjithe agjentet amerikane ne kupolen komuniste ne Shqiperi? Nuk do te duhet shume mend per te kuptuar se per aresye sigurie, sherbimet e inteligjences nuk fusin gjithe informacionin e rrjeteve te tyre ne nje dokument te vetem per te mos rrezikuar te gjithe rrjetin nese njeri prej ketyre dokumenteve bie ne dore te Kunder-zbulimit te shtetit tjeter.

  5. Radio Elbasani says:

    Po Muç Xhepa, desidenti i oreve te para, qe bente plane me Spro Dunin per hedhjen ne ere te uzines 12 ç’fare mendon?
    Ju miq te gazetes Tema a e kani par fb. e Muç hallemadhit,
    Ka ngel pa buke si dreqi ne Washington , shet karramele ke dyqani i vietnamezit
    Me siguri, qe amerikanet do ta dergojne me mision ne Afganistan

    1. TV SKAMPA says:

      Shume i nderuar Radio Elbasani
      Mustafa Xhepa eshte nje mitoman pervers qe per fatin tone te mire ne e njohim shume mire ketu. Duke i shprehur mirenjohjen e pakufishme zotit Llazit per kontributin e tij ne ekspozimin e disa figurave bastarde te qytetit ne te cilet ben pjese edhe Muc Xhepa do te desheroja te shtoja qe Muc Xhepa ka qene i perkedheluri i rregjimit, i sistemuar ne shkollen model te qytetit. Emrimet rutine qe beheshin ne ato kohe qe filloja nga fshati Muc mashtruesi i interpreton si viktimizim te perndjekjes nga ana e rregjimit. Eshte vetem nje pleher ordiner, nje mitoman i pandreqshem

  6. katarakti says:

    Qoftë ditar, qoftë kujtime një gjë është e vërtetë. Paranojaku dhe krimineli Enver Hoxha pasi vrau dhe griu gjithë inteligjencën kombëtare iu sul më pas edhe shokëve të tij për tu ngrënë kokat. Duke filluar nga Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako, Abdyl Këllezi, Kiço Theodhosi etj etj. Me një fjalë një tiran i pabesë.

  7. lenci says:

    O KM, qenke koqe fare. Ben si i zgjuar pa le. Ganiu ka dy vjet qe ka vdekur. Kujtimet i ka shkruar 20 vjet me pare.
    Akoma ti me vrssjet e Qemal Stafes dhe Vojo Kushit? Cfare pune ka Fiqireti me vrasjen e tyre?
    Ti ke aene deshmitar i marteses Mehmet Fiqret? Dushani kishte ikur nga Shqiperia pa mbaruar luftaedhe Ganiun e nxorre agjent?
    Ti do jesh ndonje hetues i Sigurimit.

  8. sami says:

    sa mijera shqipetareve u kane rene ne qafe memeti ficori dhe kadriu ??? ato plehra morren ate qe meritonin dhe pse nga dora e sistemit qe i sherbyen . ska meshire per ta . indershem kadriu thote ky zoteria , i ndereshmi zvret , torturon dhe burgos njerez thjesht sepse i thote partia . kishin zgjidhje i linin postet me deshire dhe punonin ne fshat sic ben shume njerez te ndershem qe luftuan fashizmin dhe kur pane monstren komuniste i lane postet e larta dhe punuan pune te rendomta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje