Veliaj e akuzoi se qëndronte pas zjarrit te Sarajet e Toptanëve, reagon Nishani: Rrugaçi i Bashkisë më përmend mua gruan, e duan për vete atë pronë të ndërtojnë kulla

18 Gusht 2021, 10:33Politika TEMA

Bujar Nishani ka reaguar pas akuzave të kryebashkiakut Erion Veliaj për zjarrin te ‘Sarajet e Toptanëve’.

Ai thotë se nuk është bashkëpronar aty, por gruaja e tij, ndërsa akuzon Ramën e Veliajn se qendojnë prapa kësaj ngjarje.

“Të nderuar miq, “Zjarri në Reishtag” si filozofi, skenar e model politik, mundet të përsëritet pa më të voglin shqetësim edhe pas 88 vitesh, kudo monstrat mbijetojnë!

Pas aktit kriminal të djeshëm kur ju vu zjarri një prej monumenteve të pakta të kulturës që ka mundur të mbijetojë në Tiranën e betonit, tek objekti i njohur si “ Sarajet”, rrugaçi i pashkollë që (për turpin tonë) e kanë vënë në krye të bashkisë së kryeqytetit, nxitoi të akuzonte dhe të vinte emrin autorëve të atij krimi të shëmtuar.

Pronarëve të ligjshëm të asaj prone!

Simbioza e pasardhësit gagarel me mentalitetin e parardhësve stalinistë në urrejtjen ndaj pronarëve të ligjshëm, me taban e qytetarë nuk vihet në dyshim këtë rast.

Për rracën e trashëgimtarëve të Bllokut stalinist të Tiranës është e papranueshme të jesh pronar me prona trashëguar brez pas brezi e të ngritura me punë, mund e djersë, gjeneratë pas gjenerate.

Për ta modeli i nderuar është ai i pronave të vëna me hajdutëri, trafik droge, gjoba bisneseve dhe përqindjen skandaloze të tenderave multimilionëshe.

Ajo që tentoi rrugaçi i pashkollë i bashkisë ishte asocimi i emrit tim me atë të bashkëpronarit tek “Sarajet” duke aluduar për përfshirjen në organizimin e atij akti kriminal të zjarrvënies.

Më së pari, unë kurrë as kam qenë e as jam bashkëpronar në atë pronë.

Po, babai i bashkëshortes sime është njëri prej 27 (njëzeteshtatë) pronarët trashëgimtarë të saj prone.

Akuza dhe tentativa për ta lidhur aktin kriminal të zjarrvënies me pronarët e ligjshëm është po aq kriminal sa dhe vetë zjarrvënia.

Logjika dhe fakti është fare i thjeshtë.

Nëse pronarët e “Sarajeve” do të ishin përfshirë në atë akt kriminal, atë mund ta bënin vetëm në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Erion Velinë!

Kjo sepse përfitimi prej djegies ishte vetëm nëse ndërtohej një kullë mbi atë truall.

Por që të bëhej i mundur ai ndërtim duhej së pari që objekti të hiqej nga lista si “Monument Kulture”.

Ky akt bëhet përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave!

Pra vetëm me firmën e Edi Ramës! 

Më pas duhet që KKT (Këshilli Kombëtar i Territorit) i cili drejtohet nga Kryeministri, të vendosë ngritjen e kullave aty, si qendër e Tiranës.

Gjithkush e mban mend se kur KKT miratoi kullat pas Teatrit Kombëtar, truallin e “Sarajeve” e la të paprekshme. (Këtu në fakt fle hajduti, jo lepuri).

Pra duhet edhe një firmë tjetër nga Edi Rama.

Më pas duhej leja e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, pra firma tjetër nga Erion Veliaj.

Si mundet që pronarët të digjnin një pronë të tyren aq të vlefshme nëse Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk firmosnin ato vendime të përmendura më lart!

Ajo pronë nëse nuk zhvillohet në një mënyrë tjetër, vlerën pasurore të saj e ka pikërisht tek godina e jo trualli.

Që pronarët të ndërrmernin një hap të tillë (të djegies) pa patur mundësinë të ndërtonin, duhej të ishin edhe të çmendur përveçse kriminelë!

Ndërkohë që rrugaçi i pashkollë në krye të bashkisë ka pothuajse dy vite që shantazhon pronarët nga studiot televizive të Tiranës se “do të bëj shtetëzimin e asaj prone për llogari të bashkisë së tij”.

E fundit, por fakti më delegjitimues i ligësisë së gagarelit qëndron tek legjislacioni i shtetit tonë.

Ai përcakton se çdo objekt monument kulture i kategorisë së parë siç është “Sarajet”, në çdo rast (djegie, përmbytje apo rrënimi) duhet ringritur nga poseduesit siç ka qenë para rrënimit, përndryshe ta merr shteti sipas nenit 120, pika 2/a të Ligjit për trashëgiminë kulturore. Ky është dhe synimi i zjarrvënësve, qartazi!

Pronarët e atij objekti e njohin mirë legjislacionin e shtetit të tyre, jo si rrugaçi i pashkollë që e kanë vënë në krye të Tiranës!

Kusarët në krye të qeverisë dhe bashkisë e duan atë objekt nën administrim prej tyre.

Kjo pikërisht në shërbim të vendimit skandaloz të marrë më parë për kullat pas Teatrit Kombëtar.

“Sarajet” ju duhet për të grabitur territorin privat pas asaj ndërtese (të cilin sot nuk e shfrytëzojnë dot për shkak të pronarëve) si dhe justifikuar koeficientin e lirë përreth kullave të planifikuara nga Edi Rama që presin firmën e Erion Velisë!

Kjo është kusari! Ndaj duhej shembulli i Rejshtagut për të grabitur pronën e qytetarëve prej talebanëve të palarë në qeveri e bashki!

Rrugaçi i pashkollë gjen kurajon, përgojon e akuzon familjarët, bashkëshorten, e gjithkujt me “guxim” të madh.

Guxim që buron nga mungesa e moralit dhe dinjitetit që kanë parë tek nëna ku janë rritur dhe tek gruaja ku janë futur.

Unë shpresoj që institucionet ligjzbatuese të këtij vendi do ta zbardhin ngjarjen e djeshme kriminale mbi “Sarajet”, por në këtë rast do ti sugjeroja SPAK të hetonte nëse në Bashkinë e Tiranës ka ndonjë projekt që prej vitesh merr para nga organizma ndërkombëtarë për gjoja mirëbajtjen e atij objekti, ndërkohë ai është pronë private e asnjë investim publik nuk ka patur.

Nëse kjo rezulton e vërtetë atëhere kemi një aferë e madhe korrupsioni me para të taksapaguesve të huaj!

Sa për “merakun” që kusarët e Tiranës kanë për muzeumet, mjafton të rikujtojmë historinë e shkatërrimit të Muzeut të Shkencave të Natyrës, unikal në llojin e vet dhe ngritjen e kullave aty.

Në të gjithë historinë e njerëzimit, MAFIA është ndier e gjithëpushtetshme, e pacënueshme, është sjellë dhunshëm dhe agresive.

Jetonte me delirin e pafundësisë!

Por në të gjitha rastet, fundin e ka patur të hidhur.

Shqipëria nuk do të jetë përjashtim”, shkruan Nishani.

31 komente në “Veliaj e akuzoi se qëndronte pas zjarrit te Sarajet e Toptanëve, reagon Nishani: Rrugaçi i Bashkisë më përmend mua gruan, e duan për vete atë pronë të ndërtojnë kulla”

  1. Sara says:

    E papare eshte kjo Erjona me fustona!

  2. Sara says:

    Sa e papame eshte kjo Erjona me fustona!!!

  3. Ku i keni mustaqet or Jari.?! says:

    Nje pension invalidi e meriton or Jari..u

    1. Lasgushi says:

      Ky bajga me emrin Bujar dhe mbiemer fallco.Nuk heq dore nga qendrimet perverse ndaj Shqiperise.Cfare do more m…DO te kompesohesh me paret e pop. So asnje tjeter.Mor “revolucionar fshatar” I revoltuar mor ultraservil I kshilltareve ameraikan,anglez etj.qe u ke mbajtur uturakun dhe pastruar prapanicen.Ta.futi Erjoni me parkun sic ju e u ka futur gjithmone.Pse vetem poshtersira di te besh ti Sala dhe Pd?
      Beji or qyq hyzmetin gruas te re.Se te jane paralizuar edhe gishtat e dores se djathte qe mundet ti perdoresh.Se sa per te tjerat.Kane kohe qe te kane dale jashte perdorimit.

  4. Loreta says:

    Erion Veliiaj “”rrugaç pashkolle”? A mund te me thote dikush çfare shkolle ka Bujar Nishani?

  5. Taulant says:

    Veliaj me Ramen do spostojn kullen e sahatit ne Laprak per te ndertuar pallat keta qajn Sarajet.
    Nuk e keni kuptuar akoma ku ka shkuar babezia e shpellareve ne pushtet.

    1. Nje says:

      Je një pëdëist i kalbur, i shkërmoqur dhe shumë i lodhur dhe kjo gjë duket në çdo koment që lë. Që zjarri u vu për interesat e pronarëve, edhe kjo punë duket e s’do shpjegime. Por për ata që kanë nevoj për sqarime le të informohen nga intervista e pronares ku shpegon se disa prentendues të pronës kanë bërë kontrat me firmë ndërtuese.

      1. Taulant says:

        O debil .
        Po pronaret i vune zjarrin edhe shtepise mbas sahatit vjet ne qershor.
        Tani atje po ndertohet nje kulle betoni 30 kate dhe sahati duket si kiosk.
        Pse e dha Veliaj lejen per ndertimin e kulles?
        Ka nje planimetri qendra.
        Pse une prish nje shtepi nje kateshe dhe aty do ndertohet nje pallat 30 katesh????
        Ne asnje vend te Evropes nuk ndodh nje gje e tille.
        E keni pare qendren e Tiranes si eshte katandisur me ato kullat e shemtuara rreth e rrotull?

    2. durrsak 24 karat says:

      Tau-tau -tau Taulant, o shpellar mirfilli.

    3. Tironsi says:

      Kapteri i ushtrise i thote Velias i pa shkolle,cfare gallate,Veliaj mbaruar ne universiet ne SHBA kurse kapteri ne shkollen e bashkuar Enver Hoxha,vari lesht kur flet Jari.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Rrugaci I pashkolle qe deshte kend lojrash dhe ti I shkolluari qe deshe halet e shurres se banjove publike te Liqeni.. Cung I rrezikshem je o rreshter..

  7. ERION VELIAJ kryetari i mafjes shteterore says:

    Erion naziskini eshte kafsha me e madhe qe na ka rene per pjese neve si popull. Erio gruan mu ne p…dh. Ky kujton se mundet gjithmon te na vere per fund dhe te beje ci do qefi. Erion kurva cdo gje ka nje fillim dhe nje fund kete duhet ta dish.

  8. VRANA says:

    Rrugaci pa shkolle nuk te pranohet e as te besohet se Erioni ka bere shkolle ne perendim dhe nuk eshte si puna jote o Nishan qe ke qene pompist ne karburant. Ti je pa shkolle.

    1. Erion pushti says:

      Shkolle ne perendim mud te kete bere por eshte nje mizerje qe sado shkolle te beje prap mizerje do ngelet.

      1. Taulant says:

        Nuk ka bere shkolle ne perendim .
        Mashtron si puane e Lulit

  9. Leri mustaqet o kamikaz, por shiko shkrimin...!? says:

    Nje argumentim i saktë, kaq!

  10. valon says:

    O BUJKAR si mund ta duan per te bere pallate kur kjo prone ka mbi 40 pronare….. Kjo ben muuuuu qe ju e dogjet qe te mos behet muze.

  11. Shaqo says:

    O Bajarò , po si nuk gjetet nji krietar kumune si t lushjes mer jahu, e po kjo pune

  12. Skënderbegasi says:

    Është e turpdhme që mban emrin “skënderbegas” dhe “oficer” në CV tënde Bujar! Se sa për emrin President mjafton t’i vësh një mender përpara dhe i ke thënë të gjitha.
    E kam fjalën për gjuhën berishiste që përdor ndaj nënës dhe gruas së Veliajt. Mallkimi i emrit nënë mos t’u ndaftë dhe të martë edhe atë çerek trupi e mëndje që të ka mbetur- se nuk dua të mallkoj fëmijët e tu!
    Je një jashtëqitje e një grupi njwrëzish të mrekullueshëm siç kanë qënë skënderbegasit dhe ushtarakët, Menderbujar!

  13. Patriot says:

    He Bujare legeni, pa’ na thuaje si u rimore ne pronesi ndertesa ajo ishte nga 45 vjet muse .
    Fytyra jote tregon cfar palo njerez ka pasur ky komb si drejtues.

  14. geri says:

    problemi o jari eshte se ju jeni realisht te gjithe pa shkolle ,se nuk eshte ceshtja te shkosh ne shkolle apo te mabrosh nje dege etj ,ceshtja eshte te nxesh o jari dhe kur vjen puna tek nxenia (pra aftesia per te mesuar realisht ) i gjithe spektri politik eshte nje mjerim i madh …..jeni zhytur ne batakun e hajduterise …te gjithe keta jane nje e keqe e madhe e ketij vendi si ti si lali si piktori si shtagnisti si doktori ,ju vetem keni vjedhur bashke me shpurat tuaja,edhe qellimet per pushtet i keni per te vazhduar te vidhni.
    Per ju cdo gje e ketij shteti funksionon me nje telefonate ,per ne te tjeret duhen dite e dite te tera te mbarosh nje pune
    Ju skeni lidhje fare me realitetin qe jeton pjesa me e madhe e shqiptareve ,te te pyesesh ty sa leke bejne produktet e shportes ka gjasa shume t emedhaja te mos e dish se ti o jari je larg ketyre gjerave bashke me saliun ,piktorin ,damianin(qe i ben 8 mije euro viti shkolla e femijeve tek WAT)lalin ,shtangistin ,monen etj etj se ju nuk mbaroni …sa here qe ti flet o jari bashke me ata qe permenda me siper eshte nje fyerje me shume per ne popullin e thjeshte qe punon e jeton me paga modeste …reaitetin sna e tregoni dot ju o jari ,mbase ehste e kunderta .

  15. Tironsi says:

    KY DORDOLECI QE E NXIRRTE SALIU NE AEROPORT PER TE PRITUR SEKRETARIN AMERIKAN TE SHTETIT MGJSE NUK E KISHTE EMRIN NE PROTOKOLL E QE E LANE FILLIKAT SI KARAGJOS.KY ENVERISTI I SHOQATES SE ENVERIT QE DONTE TE RIVENDOSTE BUSTIN E ENVERIT NE SHESH NGA SHKOLLA E BASHKUAR.KY KARAGJOS QE ME SERVILIZEM TE PAPARE DEKORONTE SALI BERISHEN NE PRESIDENCE.KY DORDOLEC QE ME KOSTUMIN E PRESIDENTIT DOLI TE PROTESTONTE KUNDER KENDIT TE LODRAVE TE LIQENI.E ÇFARE TE THUASH ME TEPER PER KETE SPECIE QE ESHTE BERE GAZI I BOTES.

  16. Tomori USA says:

    mos ja vini re , cfare thote sakati Nishani. Nese ka njeri pa sh%kolle qe Berisha e beri President, ky esht Bujar Nishani qe, vec shkolles te bashkuar te oficereve, ska shkolle tjeter, prandaj mos ja varni qillon.
    Sa per shkollimin e Erjon Velis flet qarte, bukur universiteti prestigjoz ne qtetetin e GRand Rpid ne Micigan , ku fotografia e Zotit Velia esht vendosur ne muzeun e keti universiteti , bashke me dhjetra te tejere amerikane te ekselences qe, kane mbaruar shkelqyer kete universitet.

  17. PA IDENTITET says:

    Po ku ka me ordinier dhe rrugac se ty,po ti pate fat se ne presidence u vendos nje me ordinier se ty,nje idiot i lindur,nje vrases dhe hajdut,qe te rriti pak vlerat,po degeja e sarajeve,pervec atyre qe pretendojne pronen,nuk ka interes per te tjere,prandaj problemi nuk eshte i Herion Velise,po i pranarve qe pretendojne pronen,ku nje nga ata je dhe ti,preandaj ti si me i zoti i tyre,jepi nje zgjidhje

  18. Kapterri Nishani says:

    ky eshte sakat dhe nga trute Njeri qesharak dhe i ndyre

  19. ALBAN DEGA says:

    PRESIDENT SOLDIERI
    E SALI … ENVERI !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Cfare urdheron tirani
    E vendos Salia
    Me vrap e firmos
    Bujar Soldier Mavria
    Ushtar ishte dje
    Soldier eshte dhe sot
    Lum per President
    Qe e kemi kot!
    Dje ushtar i Enverit
    Sot i Salise
    Mjere o shqiptare
    Kush i prin Shqiperise!
    Despote kishim dje
    Sot kemi tirane
    Barbare prinin dje
    Sot despote hajvane!
    Per nje cope karrike
    Flake i vene Shqiperise
    Ciflik e kane kthyer
    Gjakun e vegjelise!
    Kalbur eshte gjithcka
    Nga korrupsioni
    Padrinot bejne ligjin
    Krejt kot ju votoni
    Sa prin Dallkauku
    Ua plackit votat
    Per nje bythe kolltuku
    Per te Shqiperia
    Eshte vetem poltroni
    Ligjin e ben Mafia
    Mbreteron korrupsioni
    Heqim imunitetin
    E genjejme miletin
    Mbret per mbi mbret
    Kem impunitetin
    Qe mbron kusaret
    Perjeteson pushtetin
    Virgjeron prostitutat
    Ne piedestal hajdutat
    Sheik e bejne vetin!
    Ligj permbi cdo ligj
    Kemi Sali Luigjin !
    Sa per President
    Kemi nje soldier
    Sot ushtar i Sales
    Dje i shokut Enver!
    Prijesa firaune
    Ministra kusare
    Ambasadore spiune
    Mbrojtjen Asfalia
    Ekonomine BIA
    Duam Perendim
    Na cojne nga Rusia
    Aspirojme Evrope
    Prijne sic do Serbia
    Otranton Athines
    Romanon Fazlicit
    Keta bastarde te shkines
    Pjelle e Zerve Pashiqit
    Kembet ne Tirane
    Koken ne Athine
    Nene permbi cdo nene
    Kane bushter Serbine !
    Qaj e mos pusho
    Shqiperi e mjere!
    E permjera ti
    Sa keq te kane dhjere
    Keta faqezi
    Pa fytyre e pa nder!
    Vajto mos pusho
    E gjora Shqiperi !
    O ngrihu ne kembe
    S’eshte kohe per vajtim
    Thirrja e Tahririt
    Kushtrim per veprim !
    Ngrihu ne kembe
    E vendos drejtesi
    Nuk ka kohe me prite
    Vdekje o liri!

    In a message dated 10/10/2012 10:50:27 A.M. Eastern Daylight Time, [email protected]

  20. Lasgushi says:

    Ky bajga me emrin Bujar dhe mbiemer fallco.Nuk heq dore nga qendrimet perverse ndaj Shqiperise.Cfare do more m…DO te kompesohesh me paret e pop. So asnje tjeter.Mor “revolucionar fshatar” I revoltuar mor ultraservil I kshilltareve ameraikan,anglez etj.qe u ke mbajtur uturakun dhe pastruar prapanicen.Ta.futi Erjoni me parkun sic ju e u ka futur gjithmone.Pse vetem poshtersira di te besh ti Sala dhe Pd?
    Beji or qyq hyzmetin gruas te re.Se te jane paralizuar edhe gishtat e dores se djathte qe mundet ti perdoresh.Se sa per te tjerat.Kane kohe qe te kane dale jashte perdorimit.

  21. nardi says:

    Po edhe erioni ate tha: geuaja jote eshte bashkpronare ty perse te djeg?

  22. Entoni says:

    Le te mos merremi me personin apo personat e perfshire. Le te analizojme pak ceshtjen ne menyre objektive…

    Kush perfiton nga ngjarja? Pronaret e prones apo pale te treta? Kush e ka ne dore te japi lejen per ndertim? Cfare do te ndodh nese pronaret e tokes nuk e rikonstruktojne godinen sic ishte? Si aktivizohet ligji i shpronesimit etc etc.

  23. Katnari says:

    Nje shok gomist bicikletash , para se Bujari te behej president , me tregon kete histori .Nuk e njihja , e shikoja per her te pare .Ky priti sa u largua njeri qe la bicikleten dhe mu afrua shume afer .He i thash mos ke len biciklet per ripari , se ste mbaj ment .Jo me thot kam hall tjeter .Nxjer nga xhepi nje perzevativ dhe me thote : Ka dy vrima , po deshe vuri ndonje pulle .Sme kishte ndodhur ndonjehere .Ja kthej – Me fal po kwta nuk kushtojne , bli nje tjeter . Nuk mundem me tha , se jam me bashke pronar .Skandaloze , po kam qeshur kaq shume sa kur e pash PRESIDENT , thash : Pu pu pu ku perfunduam

  24. emigranti says:

    Me deklarata te tilla pa i vertetuar me fakte Veliaj tregon pervec urrejtjes per peonaret, injorancen dhe interesin e tij per truallin.
    Kujt i ankohet kryebashkiaku Veliaj.
    Perse nuk ben denoncim ne prokurori nese vertete beson se eshte Nishani apo njerez te futur nga ai prapa zjarrit.
    Fundja ai i ka ne dore lejet e ndertimit.
    Te mos lejoje te ngrihen pallate aty, ne te kundert eshte ai prapa zjarrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje