Pse nuk luftuan afganët?!

17 Gusht 2021, 22:05Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Fillimisht, afganë që kanë luftuar ka më qindra. Afganë që duan lirinë janë shumica. Por në këtë shkrim dua të flas për atë Afganistan apo ata afganë, që u ndjenë të tradhtuar nga elitat e tyre, ata afganë që e lanë të bjerë vendin e tyre të lodhur nga 20 vite pritje e përpjekje para korrupsionit galopant, pasurimit të një grushti të vogël dhe hakmarrjes që erdhi qoftë edhe nga mpirja apo mungesa e shpresës.

Nuk kam qenë kurrë në Afganistan, përveç një ëndrre që kam parë para disa vitesh dhe që e mbaj mend edhe sot me detaje, për habi.

Vendin me shegët më të mira në botë, rrushin fin, pasuritë nëntokësore me ar, depozita litiumi, i rrethuar mes malesh në Azinë Qëndrore dhe Jugore e kam njohur përmes shkrimtarit Khaleid Ossein dhe filmave. Kush ka lexuar “Gjuetarin e Balonave” (i ekranizuar edhe në film) apo “Njëmijë diej vezullues” është i qartë për atë që e pret sot Afganistanin. Me saktë, s’e pret asgjë!

Mariami dhe Laila nuk janë më thjesht personazhe libri, por vajzat e gratë reale të Kabulit e provincave të Afganistanit nën regjimin taleban tani e tutje. Askush nuk është aq i lodhur sa të besojë retorikën paqësore të liderve atje, të cilët kanë hallin e ndonjë embargoje nga bota. Nëse keni ndonjë dyshim, ju kujtoj lajmin e parë që u prodhua dje nga burrat me armë dhe sytë e lyer me laps: të gjitha vajzat nga 14 vjeç deri në 40, që janë të pamartuara, deri në fund të javës do t’u gjendet një burrë.

Shariati ose ligji islamik ka zëvendësuar ligjin shtetëror dhe postblloqet nga dje garantojnë se shoqëria do të rikthehet në rrënjët e saj konservatore. Siç u pa dhe u postua me të njëjtin intensitet si pamjet e papreçedenta me avionin po aq edhe disa pamje ku mbuloheshin me bojë nuset e vitrinave. Ato të rrugës, me burka. Nuk ka më buzëkuq, vitrina jo e jo! Dasmë?!

Ky Afganistan që po shohim në video lajmesh nuk është më një histori librash bestseller, as një film që të trondit dy orë apo një ëndërr që e mban mend.

Bota është e tronditur me dramën humane atje!

Por bota nuk po e beson dot se në këtë dramë kishte një detaj edhe më dramatik, siç është zakonisht në kohë dramash, e vetmja gjë ngushëlluese, shpresa. Shpresa se një vend më i fuqishëm do të ndihmojë. Një aleancë më e fortë do të ndalojë të keqen dhe e mira do triumfojë. Kjo është një dramë pa Amerikën si shpresë dhe nga Amerika si shkak. Për herë të parë Amerika, superfuqia e botës, nuk pushtoi për të vrarë të keqin, nuk ndërhyu për të shpëtuar të mirin, por iku duke parë punën e saj, sepse ndoshta një ditë do të ikte.

Rasti i Afganistanit është fiks si një zemër me dy barkushe. Në njërën shohim dramën njerëzore – lotët e vajzave që kanë postuar në media sociale, kanosjen që i bëhet veçanërisht popullsisë së arsimuar; intelektualëve, shoqerisë civile, grave dhe vajzave – ndërsa në tjetrën është Amerika dhe tërheqja që e nxori blof në sy të botës, siç citoi vetë edhe Joe Biden kur tha: “Nuk ishim të përgatitur që situata do të precipitonte kështu. Kishim marrë garanci nga drejtuesit e lartë atje se talebanët nuk mund të rrëzonin qeverinë”.

Ngado ta rrotullosh këto janë ditë po aq dramatike për emrin e Amerikës. Bota e civilizuar duhet të shqetësohet, ndërsa regjimet fryhen nga krenaria. Kina tallet

Joe Biden do të kujtohet si presidenti që mori vulën e një momenti historik dështak, edhe pse sot është e paqartë te dallosh nëse terheqja ishte më turp sesa nisja e asaj lufte apo administrimi i 20 viteve më tej.

Nëse lëmë anash dhimbjen për afganët dhe gjykojmë pa emocione dhe empati, Amerika i ka dhënë Afganistanit më shumë se kujtdo.

20 vjet investime, pajime dhe liri! Që prej vitit 2001, pas pushtimit amerikan prej sulmit të 11 shtatorit, talebanët ranë nga pushteti qe e kishin marrë në duar në vitet ’96, ’97 nga një qeveri që kish mundur pushtuesit sovjetik.

Pushtim pas pushtimi!

Në 2001 amerikanët ishin shpresa e një jete në liri, pa pushtues, dhe drejt një sistemi politik demokratik. Por a mjaftojne 20 vjet për demokracinë? Jo, dhe çdo student (jo taleban) e di që vendet e pamësuara me lirinë nuk e kanë të lehtë. Vende që kanë dekada që jetojnë nën pushtuesin, mesa duket kur ju vjen çasti i mbramë bëhen pushtuesit e vetes. Kjo duket se ka ngjarë me Afganistanin, jo se jam antropologe.

Afganistani është shëmbëlltyrë e dështimit të vetvetes dhe patern-it të një shoqërie që ka jetuar më shumë me pushtues dhe e pushtuar.

Përtej moskalkulimit amerikan, është fyerje dhe turp tërheqja e presidentit afgan. Ai që jetonte në flori

Pallati presidencial i larë në ar, ndërsa vendi me minimum jetik, është një dëshmi që fatkeqësisht të bën të kuptosh se pse talebanët kanë fituar epërsi dhe e morën vendin pa një të shtënë. Kam lexuar komente deshpëruese qëka që edhe i duan. Njeriu i inatosur e bën edhe këtë. I paarsimuar bën edhe me shumë. Një shoqërie që i kë dhënë vetëm armë dhe ushtri mund te ngatërrojë heronjtë.

Por ta sqarojmë duke ngritur pyetje:

-Pse sa iku Amerika askush nuk luftoi më? Pse ushtria e mirëpaguar dhe me çdo pajisje nuk luftoi për vendin e vet? Pse duhet të luftojë një vend tjetër për vendin tënd? Pas 20 vitesh krah Natos, pse ushtarët e trajnuar prej tyre nuk e patën shpirtin për të luftuar për shtëpinë e vet, qytetin, të fejuarën, vajzën.

Çfarë i ka mërzitur ushtarët afganë? Po gjeneralët? Po njerëzit e thjeshtë?

Mos ndoshta shumica kanë parë me inat, brengë e hakmarrje korrupsionin galopant të shefave të tyre dhe kanë parë sesi një pakicë nën mburojën amerikane (qoftë edhe pa dijeni të këtyre të fundit, që siç thotë Obama në librin “Tokë e premtuar” i gënjenin sy për sy) kanë vjedhur e janë pasuruar në kurriz të shumicës?!

Ka një gropë të zezë që nuk e njohim nga Afganistani por që mban era korrupsion dhe zhgënjim. Eshtë një realitet që s’e gjejmë dot me foto, por që duket të jetë nëna e gjithë kësaj drame.

Sa për gabime amerikane, në këtë mision janë të dukshme.

Sidomos tek besimi se nuk janë vetëm milionat dhe as armët që e futin në brazda një komb a shoqëri. Nuk është vetëm ushtria, por është shkolla dhe puna, kopshtet dhe arti, integrimi josipërfaqësor i grave në jetën politike. Amerikanët ishin të parakohshëm në shqetësimin për të futur reklama për Lgbt, në një vend ku feja dhe konservatorizmi është edhe në minerale jo më në kokat e njerëzve.

Shoqëritë ndërtohen ngadalë dhe edukohen që të pranojnë të ndryshmen, madje edhe të natyrshmen, si një nuse në vitrinë.

Amerika mendoi ushtarakisht për Afganistanin dhe fundja nuk e ka pasur për detyrë të edukojë apo arsimojë, aq më pak të pengojë korrupsionin e elitave, të cilat i priten me kokteje elegante dhe i përcollën me gënjeshtra e hipokrizi, ndoshta deri në telefonatën e fundit.

Afganistani është pësim dhe mësim. Mësimi është që vendin tënd e bën ti vetë. Luftën për vendin tënd çdo ditë e bën ti. Por Afganistani duket të ketë renë në grackën e hendeqeve dhe korrupsionit. Duke rrezikuar sot intelektualë, ushtar, gra dhe vajza, afgan të mirë që përqafuan idetë perëndimore.

Pësim e dëshpërim janë këta, që as u pasuruan në 20 vjet dhe as nuk u arratisën dot. Kush ia doli të ikë prej aty meriton të paktën një mundësi të dytë!

P.S. Ata që bënin meme me urrejtje në shqip për afganët e pambrojtur dhe ata që vazhdojnë shkruajnë komente talebane, janë shëmbëlltyrë e lirisë së keqpërdorur, të çuar dëm. Por fundja çdo gjë në liri durohet!

34 komente në “Pse nuk luftuan afganët?!”

  1. cuf dabjoni says:

    A thua se dhe shqiptaret nuk duan te luftojne me jeten e veshtire e padrejtesit e korrupsinit ekstrem nga nje pakice dhe prandaj hikin nga syte kembet qe te mos I sherbet Salive dhe Edvineve….(I kerkoj ndjesè Kazhanit qe permed dhe Edin se e di qè pèr tè fajet I ke vetèm Saliu dhe jo Skenderbeu Jr.)

    1. Dilen says:

      Se pse Jane peder.. Une mendoje se pse shumica e burrave ne boten myslimane ju pelçen ligji i sherjati .. se pse done te kene disa sklleve nen veti siqe Jane grate dhe femijet idologjija islamike eshte krijuare nga disa sundimtare burra barbare …Sa per Ameriken ja ke fate kot komples

    2. ben says:

      Kjo kete shkrimin e ka si gazetare, apo si ish punonjse e ujsjelles kanalizme tirane?
      Amerikanet nuk shkuan ne afganistan per te cuar demokracine, shkuan per bisnes. Njelloj edhe ne irak dhe me heret ne vendet e amerikes latine.
      Kjo leprija e komunisteve ndaj amerikes, mbasi kane lepire me pare rus e kineze ta shpif. Sepse moj gazetaruce rilindase hipokrizia juaj eshte e paaritshme.
      Mund te me thote njeri se ku ndryshojne talebanet ,nga SAUDITET .
      Edhe ne arabine saudite I martojne vajzat qe 12 vjec. Edhe ne arabine saudite femrat jane te mbuluara jo si te talebanet po komplet me burka. Bile nuk mund te dalin nga shtepia pa qene te shoqeruar nga nje mashkull I shtepise.
      Po per arabine saudite nuk ndihet njeri ,sepse jane aleate te ngushte te amerikaneve qe talebanet e kuq shqiptare I kane per lepiresit e rradhes.
      Kazani
      Shqiperia fale jush komunisteve te kthyer ne sorosiano amerikane eshte bere kaq vend legen, sa nuk ben dot komande ne vendin e vet, kryeministri I vendit thote do vijne disa qindra afgane, ambasadoria amerikane thote nuk e dime nr e sakte. Shkurt nje vend qe as kryeministrin nuk e pjerdh njeri se sa afgane do sjellin.
      Kazhani
      1 ish sekretar shteti amerikan ka thene: Amerika nuk ka aleate te perhershem , ka interesa te perhershme. Shkurt kur mbaron perdorimi te shesin sic shiten ata ne afganistan sic do ju shesin dhe juve talebaneve te kuq shqiptare. Sepse amerikanet e dine me mire se kushdo se ju talebanet e kuq shqiptare jeni thjesht lepires dhe nuk e keni per gje qe te lepini kedo qe ju keni padron te rradhes mjafton qe tju lene te vidhni ndonje cope , sic edhe ti mira kazhani te ujsjelles kanalizimet e tiranes.

      1. shqipo says:

        Vellajo amerika harxhoi per Afganistanin minimumi ne 20 vjet 2000 miliarde $ USA(statisitikat thone 4 trilion) Qe te besh business pasi ke investuar kaq duhet fitimi 30-50%. A i ka fituar Amerika 4 trilion dollare nga Afganistani? prandaj komentues i pjerdhur kur shkruani ose flisni mendohuni njehere se ndryshe duke pire rraki e duke folur mbrockullat qe prodhon e nxjerr nga goja jane fantastike

  2. Kazan hesapi says:

    Afganet nuk luftuan sepse nuk kishin uje (viti 2021!! )dhe nuk funksiononte ujesjellsi per shkak te stafit diletant &mizerabel!!Eureka!Shko moj maloke fytyrdjegme merr noj lek qyl tek ujesjellsi dhe leri keto pyetje bombastike te kalibrit rende apo opinone si politologe klasi!

  3. Populli dhe peshku says:

    Sa larg realitetit jemi si shoqeri…!
    Sa miljarda vjet vemi larg informacionit real nga gezataret… ?
    Ka dy vjet qe shtypi i huaj, sidomos analistet ushtarak, thone qe avganistani u “shit” ne pakistan nga amerikanet dhe pakistani ka bere ujdi me kinen per rindertimin e avganistanit.
    Kuptohettttt, me bekimin e amerikes dhe me ujdine qe kane bere amerikanet me talibanet.
    Kjo ka ndodhur or ti zonje ndaj nuk u shkrep asnje plub.

  4. Patrioti afgan says:

    Nga shkrimet me te goditur te Mires. Ju pergezoj

  5. Edi says:

    Hartimi i nje idioteje qe nxjerr konkluzionet nga nje roman,
    Sado cinike te tingelloje, ka kombe qe s;jane gati per demokraci. Afganet jane nje prej ketyre kombeve. Provuan, insistuan , derdhen gjakun e tyre amerikanet dhe nuk munden te ndezin driten e demokracise… Do duhet kohe [er Afganistanin dhe stanet e tjere te ndizen shkendijat e demokracise…Ne jemi ne mes te Europes dhe kemi nje Lider qe vendimet qe duhet te merrte si demokratike nuk i merr as si virtualisht demokratike…Po nje kone si ju zonja Malltezi nuk e sheh dot trarin qe na ze syrin dhe merremi me qimet ne syte e perendimit..Historia eshte me e thjeshte se kaq: C’do lider cdo nenpunes, polic, drejtor, manaxher qe amerikanet zgjidhnin ne Afganistan …korruptohej si yt shoq me rregjimin e rames qe ka njezete vjet qe shkruan “One Way” pro Liderit tone putinist….e ben per para, per nje toke…per nje muzeum…

    1. Albi says:

      Malltezi??? Nuk paskemi lexuar te njejtin artikull me duket…

    2. asnjeansi says:

      Po kjo zonja Malltezi , cilat eshte o Edi , se na bere kurioze , apo futja .. .. ?

  6. Sala says:

    Shko ne shtepi dhe bej ndonje pune,bibe.Sjane per ty keto.

  7. Qendro says:

    Amerikane duhet te vinin ne Shqiperi mesonin nga ne si e zhdukem korrupsionin.

  8. Samiu says:

    Bravo Mira! Shtrija tubin kanalit tani.

  9. butrinti says:

    Afganet paguan prapambetjen kulturore dhe organizimin shoqeror fetar ashtu sikurse shqiptaret paguan hutimin qe e lidhi me “liri – Demokraci” e qe ne emrin e se ciles u luajt realisht drama Arturo Ui , u dogj shkatrrua dhe u pervetesua cdo gje . U krijua sistemi qeveri – drejtesi si vegel per te mbrojtur hajdutet dhe kriminelet. u kultivua droga per te prodhuar dembelet etj Tani duhet shume pune per te bere shtet duke filluar pastrimet qysh ne nyjet me te vogla shteterore ,kryepleqesite . Guxim, inisiativ dhe lufte e vazhdushme. Demokracia eshte veper e njerezve te ditur, kulturuar e punetor.

  10. Timi says:

    Shkrim shume i bukur! Bravo!

  11. koli says:

    nuk luftuan se per ke te luftonin, per te korruptuarit.
    puna eshte se talebanet do vashdojn telenovelen, po me shijen e sheriatit.
    Dhe ne kjo na pret po se zgjidhem ceshtjen e korrupsionit qe na lan otomanet.
    Te mos mbeshteses reformen ne drejtesi, apo te bertasesh sali o hero ty gjith bota te do eshte fatkeqesi kombetare, nje testim se na pret fati avganistanit.

  12. Asd says:

    Une mendoj qe nuk ke zbuluar gje kur thua “deshtoi Amerika”, por analiza duhet te ishte se cfare kane keta popuj si Avganistani por edhe si Albanistani qe nuk luftojne per lirine e tyre? E permendni diku qe duhen shkolla, kopshte, koncerte dhe filma por edhe ato argumente nuk qendrojne, sepse ka dicka tjeter pertej tyre. Historia ka mesuar qe ndenja per liri e barazi nuk jeton dhe as rritet ne menyre te njejte tek cdo popull. Po ne shqiptaret, a i largojme dot (pa ndihmen amerikane) talebanet e Shqiperise?

  13. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Eshte shume e thjeshte zonje. Jane njeres qe nuk behen ashtu sic nuk behemi dhe ne Shqiptaret. Le te iki Amerika dhe Be nga Shqiperia dhe shikoje se cfare do ndodhi me salibanet qe kemi ne atje

  14. salibani says:

    Lexo copa gazetash lart e poshte dhe gjoja ben analize. Prononcimin e Presidentit Biden per median, mos e kap nga bishti, por nga koka. AI me pak fjale tha:
    – Ne nuk shkaum ne Afganistan per te vendosur demokracine, por te shtypur terrorizmin,
    – Ne ne asnje vend tjeter nuk kemi qendruar perjetesisht
    – Vertete nuk ishte momenti i duhur per t’u terhequr, por ne nuk mund te sakrifikojme njerezit tane, ne nje lufte qe nuk eshte e jona,
    – Ne kemi shpenzuar 87 miliard dollare per ringritjen dhe armatosjen e ushtrise afgane, por ata nuk luftuan per vendin e tyre,
    – Ne i ofruam afganeve nje jete me te mire, por ata nuk punuan per kete.
    Presidenti afgan i arratisur nuk degjoi keshillat e amerikaneve per negociata me talebanet, me pretendimin se “se ne jemi ne gjendje te mbrojme vendin tone”. Por i mjeri Ghan, nuk e paskesh ditur se ishte gjeneral i ushtrise se vdekur. Nje popull me 30 milion banore dhe 300 mije ushtare, nuk shkrepen asnje pushte kunder talebaneve, por u dorezuan ne qetesi si delet perballe cakallit te uritur.

  15. Ladi says:

    Shkruajne shume qe nuk e kane idene ceshte Afganistani. Po te pakten kjo eshte e simqete, thaote nuk ksm wene asnjehere.

  16. klodi says:

    Mira Kazhani nga ekspertiza e larte ne fushen e ujesjelles kanalizimeve ka kaluar ne trajtimin e temave ne fushen nderkombetare. Mira Kazhani ben mire te merret me infrastrukturen e tubacioneve te ujit per kampin afgan.

  17. Drini says:

    Jane shtuar shume budallenjte, por vecanerisht budallaqet.
    Shembull i qarte eshte kjo ekspertja e ujesjellesit e Tiranes

  18. Bamja says:

    Botoksin e paske konsumuar boll ne fytyre, kalo nga truri tani. Nje corbe ke bere dhe Merua qe te boton per gallate

  19. Tualet Palla says:

    Gjigandët opinionistë, kolumnistë të Temës Mira Kazani, Stela Pata, muratori I artikujve Aranit, Pajtimi Belo, dhe penisthyeri I Artës Minxhozi janë kandidate nobelistë për këtë vit të filetuar opinionesh. Ata ndriçuan cdo skutë në hije të politikës botërore. Biden Blinken dhe Kimetja ju akordojne vize me 1 hyrje dale. Mero ju akordon një mut. Po kështu edhe Edvini kryetari I perbotshem I gjithe jurive ju akordon nje mut me te madh.

  20. Ceni says:

    Afganistani dhe vendet e atij rajoni, irani, iraku etj e kane te percaktuar fatin e vet. Si vende myslimane ato jo nuk e kuptojne por e urrejne kulturen perendimore. Jane shume larg botes se qytetruar. Fuqia e tyre qendron te popullsia e madhe. Amerika shkoi ne afganistan qe te ndryshonte dicka atje po doli e pamundur. Perendimi duhet te kujdeset me teper per mbrojtjen e vetes, kultures se vet, sesa per ndryshimin e asaj zone. Mesa duket ky do te jete dhe konkluzioni amerikan. Sepse amerikanet nuk shkuan atje te fitonin nje lufte po te ndihmonin nje vend te futej ne udhen e mbaresise. Doli e pamundur. Ata duhen lene ne mendesine e vet dhe nen “kujdesin” e fqinjve te vet.

  21. Burri me koqe te varura prej vape says:

    E moj Mira u plake…

  22. Taku says:

    Nje bravo e madhe per gazetaren profesioniste Mira Kazani! Nje analize e plote, realiste dhe objektive. Te lumte pena dhe mendja! Je nje gazetare me integritet, sa per ata qe lehin dhe vjellin vetem sharje, leri ne rruge se rrugen meritojne. Falemnderit Mira!

  23. Afganet nuk luftuan se e dinin qe ishin te mirepritur nga ky gjatoshi yne dhe turkoshaket pellazgo- Ilir. Pse duhet te luftonin kur jeta dhe tradita jane njesoj si turkoarab shqiptaret. Allahu akbar!!

  24. anticensurë says:

    nuk kam dëshirë të humb kohën dhe të lexoj mmë shumë se paragrafi i parë!!
    ndoshta afganët nuk e ndjenë të luftojnë me të vërtetë për lirinë e tyre!arsyetimet mund të jenë të ndryshme,si ato që mund të ketë dhënë kazhani më poshtë!!
    janë të njëjta me ato të shqiptarëve që në vënd të përpiqen të ndërtojnë jetën e tyre në një shtet më të mirë dhe më të drejtë,nga dita në ditë!?
    o ja mbathin kur nuk kanë më shpresë o kur gjejnë momentin e volitshëm,o ndërrojnë anë,duke harruar se ai që zgjedhin është e njëjta ndyrësirë që ishte para se të zgjidhnin ndyrësirën që përzënë!!
    ndoshta të shkretët afganë zbatuan inatin e nuses”për inat të sime vjerre shkoj të fle me mullixhiun”,ose më keq”të vras babain për të ënë nënën pa burrë”!!
    afganët,si shumica e popujve në botë,përfshi dhe ne,nuk janë në atë shkallë qytetarie që të jenë në gjëndje të marrin fatet e tyre në dorë!!
    ata bënë atë që kanë bërë dhe bëjnë të gjithë!!
    shkatërrojnë shansin kur ju vjen!!
    dhe përse??
    për inat të atyre që i kanë mashtruar!!
    në vënd që të bëjnë të kundërtën!
    të kapin fort shansin dhe në të njëtën kohë të dënojnë mashtruesit e tyre!!
    nesër ata do të harrohen si janë harruar shumë situata të tilla!ndoshta do të kenë fatin të rivijnë në kujtesën ndërkombëtare,nëse talibanët do të fluturojnë,si kanë fluturuar gjithë idiotët,me preshë në bythë!kur tu duket vetja të fortë dhe të kapen me ata që të QR!!

  25. geri says:

    kur lexova qe skishte qene kurre ne Afganistan ,nuk lexova me cfare thuhej me poshte ?

  26. Taulant says:

    O komentuesi “Ben”!
    Tek fjalet “sorosiano amerikane” te komentit tend, nuk di pse me kujtove ish “Attorni General” zotin Llalla, (dhalla) por te thartuar.
    Kurse komentuesi “Hamam Palla”, duket si nje rreke e fekaleve qe ikin ne drejtim te pa ditur per tu bashkuar me “emisarin” gjigand te ujrave te zeza, me emrin e kobshem Sali Ram Berisha.

  27. Kolonel Janullaqi ne shtratin e vd....s says:

    Te paska marre uria per …. , ndaj fut koken ne gjiriz per te shuar etjen o jenicer i kolonel Janullaqit ! Nga njerez si ti , dhjak qe e sheh boten vetem permes Bibles e Kuranit , nuk mund te pritet gje tjeter . Yyyyyyyyt se na i shpif me idjotesite e tua , ndyresire e oborrit janullaq !

  28. katarakti says:

    Mirë shkruan dikush më sipër. Gratë trajtohen më keq në Arabinë Saudite sesa në Afganistan. Por për këtë askush nuk flet?! Ndërsa tani po bëjnë qametin për gratë në Afganistan! Afganët nuk luftuan se ata e ndjenin veten të pushtuar dhe jo të çliruar. Kemi të bêjmë me një përplasje qytetërimesh. Nga njëra anë kultura islamiko konsevatore dhe nga ana tjetër qytetërimi Lgbtq!
    Gabimi i Amerikës ishte se qëndruan shumë gjatë në Afganistan. Dhe prapë se prapë dështuan. Pse qëndruan 20 vjet në një vend ku shumica e popullsisë nuk i donte?! Ky është problemi.

    1. Tanguli says:

      Ti me siguri i perket kultures Lgbtq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje