Ilir Meta, ka folur më në fund pas një heshtje të gjatë publike, megjithëse kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme në vend.
Presidenti ka publikuar një postim në faqen e tij, në lidhje me zjarrvënien tek “Sarajet” në qendër të kryeqytetit, për të cilën ka një hetim dhe zjarrëfikësit shpëtuan që objekti i trashëgimisë kulturore të shkatërrohej.
Meta, ka bërë thirrje SPAK të hetojë mbi autorët e zjarrvënies, e nga ana tjetër tenton të kanalizojë shkaqet me teoritë opozitare që sulmojnë mazhorancën në menaxhimin e kryeqytetit.
Postimi i plotë
Tirana u gdhi sot me një tjetër monument kulture, “Sarajet”, gati të shkrumbuar nga zjarrvënia e qëllimshme.
Ky akt kriminal dhe i dënueshëm është përdorur rëndom vitet e fundit, për t’i hapur udhën ndërtimit të kullave, “lavatriçeve të pastrimit të parave” në kryeqytet, siç denoncojnë edhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare.
Viktimë e “piromanëve” ra pak ditë më parë edhe kurora e gjelbër në “Pallatin e Brigadave”, ku gjithashtu është planifikuar të ndërtohet një kompleks kullash.
Babëzia e shfrenuar e betonit në Tiranë ka shkatërruar shumë monumente historike, tradicionale, kulturore dhe objekte të rëndësisë së veçantë, ndërkohë edhe ato pak të mbetura rrezikohen të zhduken përgjithmonë.
Gjenocidi kulturor, barbaria ndaj identitetit tonë kombëtar dhe kushdo që luan me zjarrin për përfitim personal në dëm të interesit publik, meriton të ndëshkohet me të gjithë ashpërsinë e ligjit.
Nxis organin e Prokurorisë, SPAK si dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese përgjegjëse të marrin çdo masë efektive për hetimin me transparencë dhe nxjerrjen para drejtësisë penale të autorëve, frymëzuesve dhe përfituesve të kësaj veprimtarie kriminale.
Mos u merzit o bandit se ty do te japin sarajet e Recit.
Nuk ta var SPAK se nuk te njeh populli kush je ,