Nga Adriatik Doçi
Kriza në Afganistan, e cila ka nisur të prodhojë një eksod refugjatësh, në përpjekje për të shpëtuar nga talebanët, ka alarmuar botën. Lajmet e zyrtarizuara tashmë mbi planin për strehimin në Shqipëri të disa refugjatëve politikë që janë të rrezikuar nga talebanët, janë pasuar me një stuhi reagimesh, kryesisht në rrjete sociale.
Megjithatë, si rrallë ndonjëherë, krerët e politikës shqiptare janë shprehur dakord me përfshirjen e Shqipërisë, me kërkesë të vetë kryeministrit Edi Rama, në listën e vendeve që do të strehojnë afganët, të cilët kanë mbështetje e NATO-s dhe SHBA. I shpejtë dhe i qartë ishte qëndrimi i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, pro strehimit të refugjatëve politikë afganë.
Në një linjë me Ramës dhe Bashës ishte edhe Sali Berisha, ndonëse është shpallur non grata nga amerikanët, të cilët kërkojnë edhe përjashtimin e tij nga Parlamenti, PD-ja dhe politika në tërësi. Nuk kanë munguar qëndrimet pro strehimit të afganëve edhe të përfaqësuesve të komuniteteve fetare, përfaqësive diplomatike etj.
I vetmi që vijon të heshtë për një çështje kaq të rëndësishme, humanitare, ndërkombëtare dhe kombëtare, është Presidenti Ilir Meta. Me sa duket i alarmuar nga qëndrimi i Lulzim Bashës në një linjë me qeverinë dhe i befasuar nga deklarata e aleatit të tij (Sali Berisha) në frontin anti-amerikan, Ilir Meta ka zgjedhur të heshtë në mënyrë të dyshimtë.
Gjatë ditëve të fundit, Ilir Meta ka reaguar për tërmetin në Haiti, për përvjetorin e ndarjes nga jeta të Arbër Xhaferit, për Hasan Prishtinën, 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit etj., por nuk ka thënë qoftë edhe një fjalë për çështjen afgane dhe rreshtimin e Shqipërisë me NATO-n dhe SHBA.
A mund të lexohet heshtja e Metës si një rreshtim kundër SHBA dhe NATO dhe pro talebanëve? Kjo është çështje interpretimi, por e vërteta është se, Ilir Meta u shkarkua si President nga Kuvendi i Shqipërisë në 9 qershor të këtij vitit edhe me motivacionin e cenimit të marrëdhënieve me Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq, të gjitha shtetet Perëndimore janë të shqetësuara për rënien e Afganistanit në duart e talebanëve. Ata po bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje dhe strehuar refugjatët politikë. Por, nga ana tjetër, qeveria kineze është shprehur për të vendosë marrëdhënie miqësore me qeverinë e re të talebanëve.
Qëndrimi i Rusisë i afrohet më shumë qëndrimit të Ilir Metës. Qeveria ruse është shprehur nuk shih asnjë nxitim për të njohur talebanët, por pa e përjashtuar mundësinë e njohjes dhe sigurisht duke mos u solidarizuar me refugjatët afganë.(Shqiptarja.com)
Erdogan: javash javash qafirat e mi,bir Metin nuk mund te vendos vet pa i then une se ne ciln krah do te jete.
Kshq, javash javash…… allah uakbar!
E vetmja arsye e heshtjes se Ilir Metes ka te beje me afrimin e shtatorit ku e pret shkarkimi nga detyra, shpallja non grata nga SHBA dhe dalja para drejtesise per zullumet qe i ka bere ketij vendi.
Ik o loqe!
Adriatik nuk e kupton qe ai po merret me “talibanet” pertej kufirit per te krijuar domosdo trazira per ardhjen e kengetarit serb!Jane te ndara gjerat!Ndaj lereni te punoje ne ate qe ka zanat sepse nese ndizen trazirat ai do te jete prijsi i “Kuç e zinjeve” talibane jo te ardhur nga Afganistani por nga Kosova !Al Bini pergatit “mercenaret kuç e zi” per trazirat ne bashkeveprim me “Ujkun e skaparit”!Prisni dhe do shikoni!
Nje Foto qe thote gjithçka Ilirin.
Ilir m… ka probleme te medha,po pregatit dekoraten per moniken,macen sasha,dhe sonilen qe i fshiu vidion
Kush e di ku fle Lepuri me te të gjithë mund të bësh aleanca po me këta tre jo kurre. Diçka kanë përgatitur që nuk flet, janë njerëz të kulisave dhe shumë dinak. Në aparence mund të jenë dakort por natën hienat bëjnë omplote dhe plane. Ku i dihet se çfarë ja i vunë flakën.