Nuk ka mundësi që “gjuha të mos shkojë ku dhemb dhëmbi”, siç thotë populli.
Edhe të zgjedhurit e rinj të PD-së në Parlament, që po ofrojnë qasje “gjeopolitike” në lidhje me fitoren e talibanëve në Afganistan, të mos e prekin atë çështje që u prek shpirtin.
Agron Gjekmarkaj, që njihet ndër “teoricienët” e grupit të ri parlamentar të PD-së, ka publikuar një koment gjithë “ironi” të tipit “kaps” në lidhje me Afganistanin, ku thotë se SHBA ka dështuar me reformën në drejtësi në Afganistan.
Ja ç;shkruan Gjekmarkaj: “Talebanët me mjekrat e tyre të kreshpëruara, të cilat i kruajnë e fërkojnë shpesh, u rikthyen triumfatorë pas 20 vitesh iluzione, gjaku të derdhur, përpjekjesh për pluralizëm e demokraci, 754 miliardë dollarë të investuar vetëm SHBA kosto në Afganistan, pa llogaritur vendet e tjera anëtare të NATO-s, dhe një Reforme në Drejtësi, e cila po zëvendësohet nga sheriati”.
Dikush, duhet t’i thotë deputetit të ri të PD-së, i cili duhet të lexojë pak mbi politikën botërore, se SHBA nuk ka mbështetur asnjë reformë në drejtësi ë Afganistan. SHBA dhe NATO shkoi në atë vend për të luftuar Al Qaedën e Bin Ladenin dhe të gjithë organizatat e tjera terroriste.
SHBA ka mbështetur autoritetet civile të Afganistanit pa i hyrë fare në pjesë në politikën e tyre të brendshme e të jashtme. Afganistani, aleatin më të ngushtë të saj ka pasur Iranin, ndërkohë që SHBA e ka antagonist. Nëse SHBA ka financuar ngritjen e fuqizimin e forcave të armatosura e të sigurisë afgane, e ka bërë duke ndihmuar financiarisht, logjikisht apo edhe me trajnime. Po nuk ka pasur asnjë nismë për reformë gjyqësore siç po ndodh në Shqipëri.
Që siç ka ndodhur në vendet e rajonit si Kroacia, Rumania etj, SHBA dhe BE ka ndihmuar këto vende për të ngritur një gjyqësor që të luftojë pandëshkueshmërinë në politikë.
Logjika që Gjekmarkaj me shokë duan të bëjnë një lidhje, është thjesht meraku i tyre se janë kundër Reformës në Drejtësi…
Mesa duket ketij markagjonit ja paskan dhene vendin me kusht,qe te luftoje reformen ne Drejtesi,qe po u prish pune te babeziturve,qe e bene Shqiperine si toke e xanun..
E kush lodh shkronjat shqipe…me këtë copë mish
Gjekmarku eshte ne zi , se mendon ka ka vetem ca koqe apo kokra te njgjashem dhe hidherohet qe reforma ne drejtesi nuk deshton . Ore pse nuk shkon ky ne Talebanistan e e jetoj i qete pa konkurent .Botoni kete opinion se mbase zgjohet dhe i hyne ne pune jo ne bythe ky mendim Gjonmarkut
Ke shume te drejte zoti Gjekmarku, vesi yt i poshterimit te njerezve te tjere qe nuk mendojne si ty, do mere fund, kur ty te te dale shpirti yt i keq.
Autogol,dhe nuk eshte rasti i pare per ty. Ti ne cfaredo dalje, ben vetem autogola. ,