Xhelal Mziu i futet thellë diplomacisë, por ngatërron datat: shqiptarët, duhet të bëhen pak boshnjakë!

17 Gusht 2021, 13:47Politika TEMA

Profesor Doktor Xhelal Mziu, deputeti më i ri i Partisë Demokratike në Parlamentin e ri, duket se pa nisur punimet ende Kuvendi i ri, e ka shprehur interesin më të ri të tij për politikën e jashtme. Një interes, që edhe mund të konkretizohet në pjesëmarrjen e Dr.Mziut në komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit të ri.

Në një postim në faqen e tij, deputeti i ri i PD-së, fokusohet në politikën rajonale, që natyrisht synon ta përdorë të sulmojë Edi Ramën.

Por ngatërron kohën. Mziu publikon një video nga përkujtimi i masakrës së Srebrenicës në vitin 2015, ku të pranishmit kontestuan Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Nuk dihet pse Mziu është kujtuar për Srebrenicën, pasi përvjetori i masakrës së tmerrshme ku u vranë mbi 8 mijë boshnjakë është më 11 korrik.

Por ideja e deputetit të PD-së, është solide dhe e shpreh në një koment në postimin e tij ku shprehet: “Dhe Shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë, duhet të bëhen pak boshnjakë”.  Ka shumë gjasa që këto tema, të elaborohen nga shtatori, kur edhe të nisë Kuvendi i ri…

5 komente në “Xhelal Mziu i futet thellë diplomacisë, por ngatërron datat: shqiptarët, duhet të bëhen pak boshnjakë!”

  1. Realisti says:

    Kokrra katnarit

  2. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Doli kalorsi sanco i salibanit me titull dr turkoshak 1m i gjate megjith gomar.

  3. Katunari i Vicidolit says:

    o lal !
    nuk eshte gomar, por eshte mushke, pra kryqezim i peles me gomarin. Mos i thuaj doktor profesorit “GOMAR”. Qendron pak me lart.

  4. Gri says:

    E cka me bo gallate Rama me meta tipa si Gjelali, Gon Gjekmark, Pamela 2x aresimi, Ka fat! Me duket se do shpetojne nga tallet e ER, ED Paloka
    , Strazua, Muli, Sala.
    Forca Gjelal!

  5. taras bulba says:

    Jo ngateron datat , se te ngateronte data do te ishte shume e kuptueshme , por ngateron karin me dollarin ….dhe per kete ska ilace per cyrykun Mziu ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje