Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar rezervat e Bankës Qendrore të Afganistanit në llogaritë amerikane, duke ua pamundësuar talibanëve qasjen në miliarda dollarë.
“Asnjë aset i Bankës Qendrore, që ka Qeveria afgane në Shtetet e Bashkuara, nuk do të jetë i qasshëm për talibanët”, ka thënë administrata amerikane më 17 gusht.
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka marrë këtë vendim përgjatë fundjavës teksa talibanët kanë pushtuar Kabulin më 15 gusht, dhe kanë rrëzuar Qeverinë e përkrahur nga Perëndimi.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shifra e rezervave të Bankës Qendrore ka qenë 9,4 miliardë dollarë në fund të prillit.
Shumica e rezervave është thënë se ruhen në Bankën Federave të Rezervave në Nju Jork dhe institucione tjera amerikane.
Në mesin e aseteve ka dollarë, ari dhe thesaret amerikane.
Talibanët janë në listë të sanksioneve amerikane, çka nënkupton se ata mund të përballen me vështirësi për të fituar qasje në këto fonde, përveç nëse Uashingtoni dhe aleatë e tij e njohin qeverinë e re.
Përveç bllokimit të qasjes në asete, Uashingtoni ka bllokuar edhe ndihmën për Afganistanin përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
Afganistani është një prej vendeve më të varfëra në botë dhe varet tejet shumë nga ndihma e huaj, e cila mbulon rreth tri të katërtat e buxhetit shtetëror, sipas Bankës Botërore.
Epo dardha e ka bishtin mbrapa…si e dinin talebanët,,,,se do kenë fushë me lule…
Nuk e kane kuptuar se amerika nuk e ka mbyllur luften ende. I lane te hapeshin si vaji ne lakra… Do kete surpriza! Me levizjet e fundit talebanet ne syte e botes u kompromentuan dhe u degjeneruan çka mund te prodhoje dhe nje reagim te forte te nderkombetareve.
Nje gje eshte e sigurt se ata jane si E.Hoxha qe bar hame dhe amerikaneve nuk u perkulemi. Me kete bllokim vetem populli afgan do ta pesoje,talebanet nuk e rruajn se ato kane jetuar maleve dhe shpellave per 20 vite dhe kane mbijetuar.Pra po krijohet nje Kore e Veriut tjeter per te eksperimentuar apo per te patur nje vater tjeter te nxehte per te ardhmen.Shqiperia nuk do kete kete perspektive si Afganistani,mbasi per fat ndodhet ne Europe dhe ajo nuk do te lejoje nje shtet kaos si ne 97.
T’u bëjë hesapin e armatimit dhe logjistikës që kanë lënë në
Afganistan.
tashe nuk ashte problem ” dollaret dalin nge opjumi” bari i shenjte.
Goditja e pare?!!! Sikur ishte para 20 vjetesh apo jo!
Se rru njeri per keto goditje. Ata qe sundojne kane lek gjithmone.
Per popujt si behet vone njeriu.
Ca me pak amerikes
Ha ha,kelyshet e Sorrosit duan te na mbushin mendjen qe Amerika megjithese hiku si legene prape po fiton.