Nga Frrok Çupi
Amerika u mund në Afganistan. Disa po thonë se u mund si në Saigon, (edhe ajo luftë zgjati 20 vjet, 1955-75). Talebanët, pushteti i dhunës, i opskurantizmit dhe i terrorit, i rënë para 20 vjetësh, u ngjall dhe kthye në dhjetë ditë.
Ranë trilionë dollarë investime për ‘shtetin e ri’, ra ushtria kombëtare afgane, ra edhe prestigji i trupave amerikane që dora dorës po tërhiqeshin për në familjen e tyre. Amerika mban mbi shpatulla kryqin e humbjes në emër të të gjithëve, Amerika ‘iku’.
Të paktën kështu e quajnë këta këtu.
Cilët janë ‘këta këtu’? Këta janë në disa kategori:
Kategoria e ‘pushtetit të vjetër’ që vetëquhet opozitë; kategoria e atyre që për 3 dekada hynë në fushën e qeverisjes dhe gatuan vetëm vulgaritet; kategoria e qeveritarëve që përdorën tanke dhe armë kimike kundër popullit; kategoria e atyre që vranë protestuesit dhe dogjën dhjetëra njerëz në fabrikat e fishekëve- biznese të familjes së qeveritarëve; kategoria e atyre që luftuan me thikë ndër dhëmbë kundër Reformës në Drejtësi.
Është edhe një kategori veçantë: Kategoria e dy presidentëve të Republikës së Shqipërisë, njëri prej të cilit është shpallur ‘i pa dëshiruar’, ‘i korruptuar’ dhe ‘minues i shtetit demokratik’; por që të dy nën llupën amerikane….
Për këta ndriçoi ylli i mëngjesit në atë moment kur Talebanët ’rrëzuan’ Amerikën. Kanë kaluar vetëm dy ditë, por këta nuk ndjehen: O festojnë dhe bëjnë plane ‘të mira’ në fshehtësi; ose janë akoma të paqartë nëse kjo traumë botërore ishte ‘varkë’ apo humnerë për ta.
Varianti i parë: Ora e shpëtimit nga Amerika
Tani kthehesh e mendon ditët e kaluara dhe zbulon një gjë: Këta e paskan ditur se Amerika ‘bie’ shpejt. Kjo qenka arsyeja pse ish- presidenti Berisha luajti me karshillëk të madh kundër Uashingtonit dhe pse presidenti Meta sfidon Amerikën e i thotë ‘raketa ka edhe Moska’. Bashkëpunëtori më i afërt, Albin Kurti i Kosovës, me naivitet zbuloi se këta ‘diç dinin’ të tre së bashku. Me rastin e pritjes së afganëve në Kosova, i shpëtoi dhe tha: ‘Tash e një muaj po bisedojmë për këtë plan të pritjes së tyre… ‘. Ndërkohë Amerika u ndodh para faktit në tre ditët e fundit.
Pse del se këta e kishin gati planin para një muaji e ca?
Sepse prej kohësh kishin nisur betejën me grupe militante kundër Amerikës, me sharës dhe ofendues të ambasadores së Shteteve të Bashkuara, me sulme idiote sikur ‘Shqipëria është e pajetueshme’. Mirëpo nuk paskan qenë ‘idiote’; këta po përgatisnin planin e rrëzimit të autoritetit amerikan dhe të rikthimit njësoj si talebanët. Qëlloi që Amerika ‘ra’ në Afganistan, por këta ishin siguruar se ‘diku do të binte’.
Çfarë mund të bëjmë pa Amerikën?!
Njerëzit tmerrohen kur e mendojnë. Në vendin tonë Shqipëri, dihet, se po të mos ishte Amerika, deri tani këta do ta kishin djegur vendin edhe dhjetë herë të tjera, për pushtet. Nëse ‘bie’ Amerika, atëherë këta kthehen në pushtet; caktimi amerikan si ‘non grata’ nuk pi më ujë. As Drejtësia e Re nuk do të ketë më jetë. Gjyqtarët dhe prokurorët që fshehën krimet e këtyre dhe i vunë flakën Drejtësisë, do të kthehen në gjykim. Kritikët e tyre do të shkojnë në Kune- Vain. Qeveria do të funksionojë vetëm në favor të bizneseve familjare të shefit.
Afganistani ka hapur edhe një precedent ‘entuziast’ për këta: Në atë vend çudirash sapo erdhi në krye të popullit një pushtet i pa votuar; madje një pushtet i dëbuar me sakrifica të mëdha nga vetë populli. Këta këtu në Shqipëri janë ‘talebanët’ që janë larguar me armë, që kanë tentuar disa herë ta marrin pushtetin me dhunë edhe pa u votuar, që kanë djegur mandatet e popullit.
Pushtetin këta jo vetëm e marrin por edhe e ruajtën me armë (21 janar 2011). Gjatë qeverisjes së këtyre të frikshme, njësoj siç ndodhi dje në Kabul, edhe në Tiranë diplomatët e shteteve të Perëndimit janë strehuar nëpër helikopterë në fluturim (1997-98). Merrini pamjet filmike të stadiumeve dhe shesheve tona në vitin 1997, krahasoni ato me selinë e ambasadës amerikane, aeroportin dhe sheshet e Kabulit sot.
Talebanët nuk u bënë në tre ditë, talebanët ishin…
Varianti i dytë: Goditja që pësoi Amerika të kthehet në nxitje për një rend të ri botëror.
Këtë po dyshojnë këta, se edhe mund të ndodhë:
Dje ka ndryshuar bota, edhe pse duket se ngjarja ndodhi në një pikë të dobët të globit. Pas kësaj që ndodhi me Amerikën në Afganistan, padyshim që bota kërkon ringritje dhe rend të ri.
Atëherë ku do ta kenë vendin këta? Kjo është dilema. Një frikë e tyre është se ‘rendi i ri’ mund të jetë akoma më i rreptë kundër korrupsionit dhe vrasjeve shtetërore. Në një rend më të fortë, ambasada e Shteteve të Bashkuara do të kërkonte më shumë shpejtësi nga SPAK; dhe në derën e Parlamentit në shtator do të shkruhej shqip: ‘Ndalohet zoti Berisha!’. Pritet që këta ta kuptojnë edhe këtë.
Tani për tani duket se po aplikojnë kodin e heshtjes, ‘Omerta’. Deri tani presidenti Meta nuk po ndihet; thjesht po vë re se Rusia, Kina dhe Irani po bashkëpunojnë me Talebanët. Ky dhe Berisha e shikojnë se Perëndimi ra e nuk e çmojnë më. Këta janë përfolur për ‘një sy andej nga Moska’, dhe mund të arratisen në Lindje. Aplikohet apo nuk aplikohet ‘rendi i ri’, pak rëndësi ka, tani që ra Perëndimi, këta do të trokasin në dyert e miqve të Talebanëve. Kështu bëjnë të korruptuarit e mëdhenj, menjëherë tradhtojnë popullin dhe aleatët.
Megjithatë deri më tani asgjë nuk është e mbaruar; këta po e shikojnë Amerikën si ‘të ikur’, jo si rend të ri.
Shume e vertet Donald Trump aplikoje nje strategji ku Amerika do te kujdeset veten per veti dhe nuk ka nevoje te paguaje lek kote se per jeten e njerzve nuk besoje se e ka pase problem .. Po eshte vertet se Kina eshte çdo dite në rritje por e verta eshte se Amerkanet do ta kontrodhone boten aty ku i inersone asaje te pakten edhe per 50 vite te tjera… Si keshtu une nuk sho shume shpres per Talibane Shqiptare .. Por eshte shume e veshtire te ndertoshe shtet ligjore dhe te drejt per te gjith ku shumica e popullsise Jane besimtar myslimane .. Se pse shumica e muslimanve nuk njohin atdhe kombe as shtet ligjore.. Por veq Fen korrupsjoni lidhjet shoqrore dhe familjare… Ky eshte problem mendoje une ne Shqiprie e Kosove
Zoti Frrok Cupi,
Kam respekt per publicistiken tende qe ka nje stil te vecante dhe qe i rri larg temave limonade.
Por, te lutem, nese nuk ke ndonje gje te re per te thene dhe sidomos, nese nuk do qe me paragrafet e shkrimit te thuash gjera te kunderta qe me shume i prishin pune se sa i ndreqin mesazheve qe do te percjellesh, athere frenoje doren deri sa ta kesh te qarte se si dhe cfare do te thuash.
Nje gje qe une kuptova qarte nga shkrimi yt eshte se ti vete je i tronditur thelle nga rikthimi i talebaneve ne Afganistan dhe motivi qe percjell me shkrimin tend eshte si kenga e atij qe udheton i vetem ne pyll dhe kendon per te zoteruar friken.
O cope mishi Vjosa.al, te rren mendja se kjo “frika” eshte ardhja ne pushtet e Sali Shpellarit dhe bandes se tij TalePedeiste?
Enderro o idiot enderro!
Cup,mire se i ke renditur faktet famkeqe te existences se keqes ne shqiperi dhe se kjo e keqe ka vec nje emer: muslimon brother’s!
Por e keqja eshte se ti nuk kupton a nuk do te pranosh se zgjidhja nuk eshte America.
Nese do te ndodhte kjo magji nga dora amerikane nuk do te kishim 45vjt sumqirin Laver.
30 vjt sumqirin Sali etj…..
Duhet te kuptosh se interesi apo obligimi amerikon ne nje hale islamikesh eshte Zero!
Po te degjonin ty Amerikanet do kishin pasur fatin e bizantineve ne 1453 .
Talebanet tane me kryetalebanin Sali kriminelin e provuan ne Shkurt-Mars-Prill 2019,por mbasi moren goditjen nga Amerika u bene pula, dhe ne Maj bene nje “protest”si ato manifestimet e 1 Majit ne kohen e komunizmit.
Artikull inteligjent!
Ku e shef inteligjencen ktu o faro ?
” Amerika deshtoi -thone pushteti i vjeter ” citon Froku “i vdekuri i gjalle “.
Po mos valle vetem “kto” e thone kte o Frrok kufoma?
Talebanet as qe e mendojne ti hyne nje aventure si dikur .Ata vertet jane te indokrinuar , por te lodhur nga lufterat dicka do ndryshojne .Sigurisht regjime te udhehequra nga ideologji fetare ekstreme , pamevaresisht deklaratave diku pozitive , ka persona , dhe shume midis tyre , perferik qe do jene jasht kontrollit psiqik . Personalisht e shikoj me kendveshtrim me te qete dhe ndryshe .Vertet Amerika u terhoq per interess te Saje , por duket sikur talebanet moren pushtetin triunfator .Jo , ata jane qene te rrahur se e kane pak llogjike qe po u kthyen Amerika per se dyti , Hiroshima e Nagasaki do jene lule
Ka Cecua bicak, ketu ne Shqiperi kjo ka vler te madhe,sepse”cecua”pra Amerika ketu ka nje popull qe e vlereson,kurse talebanet e Saliut jan nje grusht trushplaresh. Thank You USA!
Nuk eshte puna e bicakut nganjeher nuk te hyn ne pune.
N.q.s krijon nje klas te korruptuar qeverisese si ne Afganistan populli te hedh ne hale.
Aq korrupsion ishte krijuar ne Afganistan sa nje afgan nuk luftoi Talibanet.
Edhe ne Shqiperi nje njeri nuk vrihet per te mbrojtur regjimin e korruptuar te Rames po te kete nje alternativ.
Sado qe Amerikanet ta mbeshtesin ate.
Perfundimisht ky eshte maskara gazetar.Kerkon te ndje bashkpunimin e Kurtit me US per strehimin e afganeve vetem nga deshira e percarjes.
Perhere i madh Frrok Çupi…e verrete, Amerika mbetet shpresa jone e fundit
Ne fshatin tim te origjines ka qene nje fshatar qe dilte maj kodres dhe i therriste komshiut:
O filan, ke pare gomorin tem?
-Ketu eshte, – pergjigjej komshiu.
– N’kome ishte apo shtri?
– Ku andej e kishte kthy koken?
– Qysh e kishte syun?
– Kishte fillu me e lujt bishtin?
Komshiu duhet te dinte dhe c’fare kishte ndermend gomari, te rrinte apo te largohej!
Une keshtu e lexoj kete artikull………