VIDEO/ Gazetarja e CNN përballet me talebanët: Ishin gati për të qëlluar, më kërkuan të mbuloj fytyrën

19 Gusht 2021, 13:17Bota TEMA

Situata në hyrje të aeroportit të Kabulit është kaotike. Kjo zonë kontrollohet nga talebanët dhe qytetarët që duan të largohen sa më parë nga vendi e kanë të vështirë të futen. Grupi i xhirimit të CNN me në krye gazetaren Clarissa Ward janë përballur me luftëtarët militantë.

Ekipi ishte pranë aeroportit, i rrethuar nga afganë të dëshpëruar dhe familjet e tyre që shpresonin të shpëtonin me një fluturim evakuimi, dhe luftëtarët talebanë qëlluan me armë për të kontrolluar turmën.

“Ne kishim luftëtarë talebanë përreth që na afroheshin, një burrë më bërtiste të më mbulonte fytyrën ose nuk do të fliste me mua,” tha Ward për CNN pas incidentit.

"Two Taliban fighters just came up with their pistols, and they were ready to pistol whip [our producer who was taking video]. We had to intervene and scream…” pic.twitter.com/3mvCCTlSQR

— Oliver Darcy (@oliverdarcy) August 18, 2021

 

Ekipi gjithashtu vuri re një burrë “që mbante kamxhik të madh të improvizuar- ishte një bravë biçikletash që në thelb ishte ndarë në dysh,” tha ajo. “Ai e përdoe atë për të penguar qytetarët që të largohen,” shton ajo.

1 komente në “VIDEO/ Gazetarja e CNN përballet me talebanët: Ishin gati për të qëlluar, më kërkuan të mbuloj fytyrën”

  1. ⚙️Ingranazhi says:

    Po kjo tha diten e pare qe talebanet ishin paqsor !!??
    Kujdes se mos te heqin breket nga koka ata !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje