Pëplasen dy makina në aksin Levan-Fier: Gjashtë persona të plagosur

20 Gusht 2021, 15:29Kronika TEMA

Një aksident i rëndë është shënuar në aksion rrugor Levan-Fier.

Policia ka dhënë detajet lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Levan–Fier ku 6 persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:10, ku janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen”.

Për pasojë janë 2 shoferët dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë dy makina fuoristrada. Përplasja e makinave ka qenë kokë më kokë dhe për pasojë janë dëmtuar dy shoferët dhe 4 pasagjerë.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen”, ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje