Humbja e gërshërëve vë në alarm burgun e Drenovës

19 Gusht 2021, 10:33Kronika TEMA

Dy ditë më parë, në IEVP Drenovë kanë humbur në ambulancën e burgut të Drenovës një palë gërshërë. Sipas burimeve bëhet me dije se në shërbim ka qenë një infermier nga Korça i cili pretendon se i ka lënë gërshërët tek infermieria, por kur është bërë inventari ato mungonin.

Burime konfidenciale thonë se ka dyshime që gërshërët mund të përdoreshin për ngjarje kriminale nga një i burgosur. Dyshohet që i burgosuri i sigurisë të lartë Klement Ibrahimi të jetë ai që i ka marrë gërshërët, gjatë kohës kur po merrte serum në spitalin e burgut.

Në këtë burg ndodhet edhe i penduari i drejtësisë Lefter Reçi i cili ka “spiunuar” Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën.

Janë ushtruar kontrolle në çdo i dënuar, por gërshërët nuk janë gjetur ende. Ditën e djeshme mësohet se në IEVP Drenovë kanë shkuar forca operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe po hetohet lidhur me këtë rast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje