Nuk ka paqe në pyjet shqiptare. Nga jugu që ishte vala një javë më parë, ajo është ngitur në veri. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur se është vënë nën kontroll zjarri në Malin e Rrajcës në Prrenjas.
Ndërkaq mbi 100 forca po luftojnë me flakët në 2 vatra të ndryshme në fshatrat Thirrë dhe Katund i Vjetër në Mirditë, ku tymi i dendur ka vështirësuar ndërhyrjen nga ajri dhe era favorizon flakët.
Ndërkohë vështirësi ka në shuarjen e flakëve në Pukë ku terreni i vështirë dhe era favorizojnë vatrat e zjarrit.
“Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit lokalë kanë vënë nën kontroll zjarrin në Malin e Rrjacës në Prrenjas, por puna vijon pasi era mund ta favorizojë duke rrezikuar Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës në kufi me Maqedoninë e Veriut, ku edhe fqinjët tanë po punojnë në pjesën e tyre.
Mbi 100 forca po luftojnë me flakët në 2 vatra të ndryshme në fshatrat Thirrë dhe Katund i Vjetër në Mirditë, ku tymi i dendur ka vështirësuar ndërhyrjen nga ajri dhe era favorizon flakët.
Në malin e Tërbunit në Pukë dhe fshatin Dardhë në Fushë-Arrëz era dhe terreni po favorizojnë përhapjen e zjarrit, ndërkohë që në këto 2 vatra po punojnë aktualisht në terren rreth 200 forca.
Vatrat e tjera në vend nuk paraqesin rrezik të lartë dhe vijon puna e autoriteteve lokale për shuarjen e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrit.
jepi salih Hamuti pri vicidoli ,
hidhi jeniceret ne sulm pyjeve ne mesnate te ndezin perseri kudo zjarre
bejani qejfin si duhet aleateve hollandeze e cek ,
qe ju shkerdhyn cfar kishit ne shtepi,
Hollandezet i ka ne patronazhe basha me suiten e tij
Ceket e CEZ i ka brrisha dhe xeni