Vitin e shkuar vendi ishte vulnerabël ndaj Covid-19, por edhe i ekspozuar ndaj agjenturave të huaja. Shërbimi Informativ i Shtetit ka analizuar situatën e sigurisë së vendit përgjatë vitit 2020, duke nënvizuar se vendi ishte nën influencën e vendeve jo-mike.
“Aktorët kibernetikë shtetërorë e jo-shtetërorë që veprojnë për llogari të tyre, kanë shfrytëzuar pandeminë e COVID-19 edhe për të grumbulluar inteligjencë, me synim influencimin e opinionit publik sipas interesave të tyre.
Shërbimet e inteligjencës së këtyre vendeve u angazhuan në operacione informative, grumbullim informacioni për synime konkurruese gjeostrategjike”, thuhet në raportin e SHISH.
Ndër elementët e përdorur nga agjenturat e huaja ka qenë edhe propaganda anti-covid. Sipas SHISH, kjo u përdor për të ulur efektshmërinë e masava anti-covid dhe për të bërë vendin më vulnerabël. Kjo strategji sipas SHISH po përdoret edhe me vaksinat.
“Në vendin tonë, propaganda dhe dezinformimi përbëjnë një ndër elementët e fushatës hibride që përdorin aktorët jo-perëndimorë në përballjen e tyre gjeopolitike me Perëndimin.
Objektivat kryesore të operacioneve informative të këtyre aktorëve janë nxitja dhe amplifikimi i ndasive politike, sociale, etnike, fetare”, thotë raporti i SHISH
Shtimi i shërbimeve online përgjatë vitit të shkuar e bëri vendin më të cenueshëm nga sulmet kibernetike për këtë SHISH kërkoi shtimin e masave të sigurisë.
Ndersa SHISH vezhgon!
Duhet te jeni shume me konkret me Shembujt qe keni pikasur ose kane qene Objekt i punes suaj…te dashur SHISH-Punonjes….
Informacioni juaj duhet ti drejtohet ne ► Forme shume me te qarte me SHEMBUJ te perafert ◄ cdo Shqipetari qe jeton e punon ne Shqiperi sidhe atyre qe jetojne jashte saj………..sepse cdo Informacion qe do te vinte nga ta ( shqipetaret ) do kishit mundesine ta vleresoni e ndoshta edhe ta verifikoni. Sigurisht ju nuk perhapni Lajmin sepse ate shume mire e ben AMA ose Dikastere te tjera te specializuara te Teknologjise.
►Ju informoni – “Propagande Anti-Covid sidhe Dizinformacion per vaksinimin “….ateher shkruani (neqoftese informacionet tuaja jane teper te sigurta) cilat faqe INTERNETI jane dhe Autoret e tyre….Emri i Agjentures ju inreson vetem Ju si Agjensi….
► Hapeni Topin ne Mes-Fushe dhe do te keni me shume Produktivitet ne Punen Tuaj, plus pjesa e shendoshe e Shoqerise shqipetare do vleresoje me tjeter Vemendje “rendesine” e Dezinformacionit……….TUNG
BRAVO SHISHJA E ILIR PRESIDHJERIT.
VETEM MOS JU LUAN NJERI PRESIDHJERIN SE PER ATE PUNE KA FIRMOSUR KRYETARI BE DO PER TE TJERA MOS E VRITNI MENDJEN SE KEMI LEKE NE TJU MBAJME JUVE.
TJU RROJE DHE EDI RAMA QE NUK E FLAK NE PLEHRA BLENDON TUAJ