SHBA-ja ka vlerësuar me çmim drejtorin e Anti-terrorizmit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano.
Në njoftimin e Ambasadës amerikane thuhet se vlerësimi bëhet për bashkëpunimin e përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve mes Ambasadës e policisë shqiptare për të luftuar terrorizmin global.
“Më 17 gusht, Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi një Çmim Vlerësimi për Gledis Nano, Drejtor i Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit Shqiptar. Çmimi e vlerësoi Z. Nano për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global.
Ambasadorja Kim nënvizoi gjithashtu edhe bashkërendimin dhe bashkëpunimin e tij me të gjitha çështjet e Ambasadës për zbatimin e ligjit dhe ato kundër terrorizmit” – thuhet në njoftimin e Ambasadës në Facebook.
Une them ta bejme Yurin ministre te rendit publik. Ne shqiptaret veshtire se mund te bejme shtet. Personi I vetëm qe mund te arrestoje Berishen dhe Meten tone eshte Yuri.