Fëmija 6 vjeç përplaset nga makina në qendër të Shëngjinit teksa kalonte rrugën

18 Gusht 2021, 09:47Kronika TEMA

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot paradite në qendër të Shëngjinit. Sipas policisë bëhet me dije se një makinë ka përplasur një fëmijë 6 vjeç, i cili ishte duke kaluar rrugën.

I mituri është dërguar në spital dhe mësohet se gjendja shëndetësore e tij është e rëndë.

Nga ana tjetër policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe shoferi i makinës është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi i Policisë Lezhë:

Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

1 komente në “Fëmija 6 vjeç përplaset nga makina në qendër të Shëngjinit teksa kalonte rrugën”

  1. Pargali says:

    Zoti e ndihmofte femijen e Vogel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje