24-vjeçari sapo ishte kthyer nga Londra, qëllohet me 6 plumba pranë shtëpisë së tij

19 Gusht 2021, 08:45Kronika TEMA

Një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Berat. Ngjarja ndodhi në lagjen Dëshmorët e Kombit, pranë Xhamisë.

Mësohet se i plagosuri, i identifikuar si Tajar Fetiu, ka qenë duke hyrë në këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij, kur një person e ka qëlluar 6 herë me pistoletë. Autori është larguar më pas në rrugicat e lagjes, duke i shpëtuar syrit të njerëzve.

24-vjecari është plagosur në zonën e barkut dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Janë ende të paqarta shkaqet e atentatit, pasi i plagosuri nuk njihej si persona problematik. Tajar Fetiu jetonte prej vitesh në Londër dhe kthehej çdo vit në verë për pushime.

Nga veprimet e para hetimore nga ana e policisë është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por për arsye hetimi ende nuk është bërë me dije identiteti i tij.

Policia e Beratit njofton se po vijon puna intensive për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje