Aktori i njohur turk mjaft simpatik që ka fituar zemrën e të gjithëve Burak Yoruk është me origjinë shqiptare dhe këtë e ka pranuar edhe në rrjetet e tij sociale. Para disa kohësh ai ka publikuar një foto në Instagram dhe në mbishkrimin e saj shkruan: Djali i nënës.
Ndërsa së fundmi Burak ka marrë pjesë në një dasmë ku nuk ka ngurruar të tregojë se ndihet krenar për origjinën e tij. Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet aktori duke kërcyer nën tingujt e muzikës shqiptare. Ndërkohë që ai kërcente me këngën “Shqipëri o nëna ime”, në sy ra flamuri shqiptar që valëvitej mes dasmorëve.
Buraku e ka nënën shqiptare dhe e ka zbuluar prejardhjen e tij me një video në Youtube, por ai di vetëm disa fjalë shqip. “I di disa fjalë, çka po bon, mirë, ti qysh je”, ka thënë aktori.
Kujtojmë se aktori ka marrë pjesë në seriale të shumta turke që janë transmetuar në Shqipëri dhe Kosovë dhe kanë qenë mjaft të ndjekura. Projekti i tij më i fundit është seriali “Ask Mantik Intikam” që ka vetëm disa javë që ka nisur transmetimin në Turqi dhe luan krah aktorëve të njohur turk si Burcu Özberk, Melisa Döngel dhe Ilhan Sen.
Erdogan (arrnautit): qafiri mou,e din ti mer lanet se Iskander-i i preu kokat paraardhesve te tu,pasi ishin gjaku im !?
E ti me luan ….”shqiptarin”!?
Yyttt,bukshkale qe ha buken turke e luan “autocthonus arrnaut” kur ne venat e tua qarkullon gjak i paster turk…..!
C’lidhje ka historia e para 100 vjeteve me origjinen e ketij djali? Po te ishte per te mbajtur inat me ato qe kane bere krime kunder shqiptareve, duhet ta fillonim me neo-greket, serbet, gjermanet e italianet dhe ne fund fare jane turqit.
Edhe gjermanet me francezet jane vrare ne dy luftera boterore, por sot jetojne ne paqe e miqesi midis tyre.
Patriot prej letre apo prej beze te kuqe.
Keta jane shqiptaret. Se nese ishte patriot, do te mesonte gjuhen e nenes.
Mire qe kemi harixhinjte ketu ne Shqiperi. Ata po qe jane patriote. Kane 500 vjet te larguar, dhe nuk e harrojne gjuhen.
Shqiptaret, sapo largohen, nuk flasin shqip ne familjet e tyre dhe femijet nuk dine shqip.
Poulli i fundit ne europe per patriotizem.
Nuk e kane permbar te kendojne o SHQIPERI o nena ime por emrin qe u kane vene serbet KOSOVO.