VIDEO: Të armatosur “gjer në dhëmbë”, ushtarët talebanë marshojnë në rrugët e qytetit

21 Gusht 2021, 17:35Bota TEMA

Pas marrjes së pushtetit, talebanët kanë nisur të tregojnë forcën e tyre.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, luftëtarë talebanas shfaqen duke marshuar në qytetin Qalat. Të veshur me uniforma të bardha kokë e këmbë dhe xhaketa, militantët islamikë mbanin armë zjarri teksa marshonin në vijë të drejtë nëpër qendrën e qytetit.

Kujtojmë se talebanët janë kthyer në pushtet pas 20 vitesh. Ata kanë mundur të pushtojnë pjesën më të madhe të Afganistanit. Ndërkohë në Aeroportin e Kabulit, situata paraqitet alarmante.

Mijëra qytetarë janë në pritje për t’u larguar nga vendi pasi i rrezikohet jeta nga pushteti i sapoardhur, ndërsa të tjerët, që do të qëndrojnë në shtetin islamik duhet të pranojnë ligjet e rrepta të vendosur nga talebanët, nga të cilat më së shumti e pësojnë gratë.

 

6 komente në “VIDEO: Të armatosur “gjer në dhëmbë”, ushtarët talebanë marshojnë në rrugët e qytetit”

  1. Sara says:

    tamam si pulepbardha duken!!
    Duan nje sperkatje me benzol per disfenktim… dhe
    NJE FLAKEHEDHESE

  2. Muslimani says:

    Po keta halete pse e fshehin fytyren? apo ashtu i meson ai allahu i leshit

  3. Tani says:

    Kur Nato u dorezua para talebaneve. Si mund te na siguroje ne neser.Qe nuk do te mund te na leje ne dore te Rusise apo Kines.

  4. Haka Tekizoti says:

    Vetëm frika mbulon gjithçka, deri edhe gjysmën e syve.

  5. Ndersa per keta eshte e kunderta. says:

    nato forcen e ka kur shkeputet nga toka dhe fluturon. Ne toke nuk ka fuqi.

  6. Afgani says:

    Po sa koqe je more Tani, pse u mund NATO ne afganistan? eh koqe more koqe, eshte me e thelle ceshtja. Afganet jane te perzijer ca jane taliban trushpelar ca kane prirje perendimore. Ca tju bej NATO tju fryj ne bythe? Kur nuk bejne dot shtet, ben vaki edhe sduan. po nato e mbajti 20 vjet pushtuar e tu thua humbi eh koqe o koqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje