Flasin familjarët 18-vjeçares së vrarë: Marigona ishte e martuar prej 2 muajsh me autorin e dyshuar

23 Gusht 2021, 22:10Rajoni TEMA

Kosova u trondit të dielën në mbrëmje nga vrasja makabre e një vajze 18-vjeçare e cila u dërgua e vdekur në emergjencën e Ferizajt. Marigona Osmani dyshohet se u vra nga Dardan Krivaqa, i cili është shpallur në kërkim. Për ngjarjen, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar Arbër Sejdiun, si bashkëpunëtor në krim.

Familjarët e së resë, në një prononcim për Klan Kosova jashtë kamerave, thanë se 18-vjeçarja kishte dy muaj që ishte e martuar me Dardan Krivaqën. Ata thanë po ashtu se Marigona ishte martuar pa pëlqimin e prindërve të saj.

18-vjeçarja, sipas autoriteteve, është dhunuar fizikisht dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve. Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Pasi e dërguan trupin e pajetë të Marigonës në spital, Arbër Sejdiu dhe Dardan Krivaqa u larguan nga vendi i ngjarjes.

Vrasja e së resë ka sjellë mjaft reagime në Kosovë. Për rastin reagoi edhe kryeministri Albin Kurti i cili tha se Kosova nuk ka jetë grash dhe vajzash për të humbur dhe kërkoi që të ndalet dhuna dhe të edukohen meshkujt se dhuna nuk është gjuhë e pranueshme komunikimi.

Kurti po ashtu kërkoi nga organet e rendit dhe hetuesisë që të vënë para drejtësisë sa më shpejt vrasësin e dyshuar teksa u bëri thirrje të gjitha vajzave dhe grave që të lajmërojnë në polici rastet e dhunës.

4 komente në “Flasin familjarët 18-vjeçares së vrarë: Marigona ishte e martuar prej 2 muajsh me autorin e dyshuar”

  1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

    Pune afghanesh, varu kkkkkkk……
    Mjere marigo……

  2. ??? says:

    18 vjeqe e mature????? Ku ndodhe kjo në Turqi dhe në Afganistane tek talibanet …. ata kriminela duhen varure ne mest te Prishtines

  3. studentja e psikologjise says:

    mesoni pe crregullimet e personalitetit njerez se do te perfundoni si kjo vajze
    mos u genjeni nga monstra qe vishen bukur dhe kane makina te shtrenjta
    me psikopatine nuk bohet shaka
    familjare muti – dini o gomere ku e coni gocen?
    jepjanin ndonji fukarai te ndershem dhe jo nji psikopati
    The Sociopath Next Door (Martha Stout)
    Without Conscience: The Disturbing World of the Psychopaths Among Us (Robert D. Hare)
    ju familjare idiote qe e lexoni kete lajm lexoni lexoni lexoni
    How to Spot a Psychopath Joe Navarro (Author)
    ju goca te reja lexoni
    LEXONI LEXONI LEXONI

  4. studentja e psikologjise says:

    mesoni pe crregullimet e personalitetit njerez se do te perfundoni si kjo vajze
    mos u genjeni nga monstra qe vishen bukur dhe kane makina te shtrenjta
    me psikopatine nuk bohet shaka
    familjare muti – dini o gomere ku e coni gocen?
    jepjanin ndonji fukarai te ndershem dhe jo nji psikopati
    The Sociopath Next Door (Martha Stout)
    Without Conscience: The Disturbing World of the Psychopaths Among Us (Robert D. Hare)
    ju familjare idiote qe e lexoni kete lajm lexoni lexoni lexoni
    How to Spot a Psychopath Joe Navarro (Author)
    ju goca te reja lexoni
    LEXONI LEXONI LEXONI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje