Enver Hoxha do të pësonte një tronditje të fortë pas infarktit. Nga njëra anë ishte frika për humbjen e jetës dhe nga ana tjetër ishte ai i dobësimit të pozitave dhe marrjes së pushtetit nga “rivalët” e tij. Ish-mjeku personal i ish-diktatorit, prof. Isuf Kalo, në librin e tij “Blloku”, botim i “UET Press”, rrëfen se si e përjetoi Enveri këtë situatë në Vilën nr. 4, në Pallatin e Brigadave, të cilën e shihte si të ishte një mallkim.
Po ashtu, Kalo tregon për bisedat mbi letërsinë dhe muzikën me diktatorin. Ai ndalet edhe tek atmosfera që rrethonte gjithë këtë ngjarje, se si po e përjetonin njerëzit dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enverit, mes të cilëve edhe Mehmet Shehu. Kalo tregon se si Mehmeti i kishte dhënë numrin personal me porosinë që të merrte atë të parin në telefon nëse do t’i ndodhte diçka Enverit.
Sipas Kalos, Mehmet Shehu mendohej të ishte pasardhësi, i cili po ashtu kishte rivalët e tij, që ishin Beqir Balluku dhe Abdyl Këllezi, që shumë shpejt do të eliminoheshin si bashkëpunëtorë me kinezët e sabotime në ushtri e ekonomi.
Rrëfimi i Kalos
Kur rreziqet afatshkurtra u kapërcyen dhe situata në zemër u stabilizua, në fillim të pranverës të vitit 1974, Enveri kërkoi të largohej nga Vila nr. 4 dhe të kthehej në vilën e vjetër të tij në Bllok, edhe pse punimet në pjesën e re shtesës së saj ende nuk kishin përfunduar. Ai u largua prej asaj ndërtese që ishte “burgu” i parë dhe i vetëm i jetës së tij. Dukej sikur duke ikur prej aty i ikte tersit.
Por në ata muaj aty mbyllja, sëmundja dhe rreziku apo hija e vdekjes që herë-herë i shfaqej atij, ndoshta e bënë atë më të ndjeshëm, më njerëzor, por herë të tjera edhe më të acaruar. Një herë ai u soll i tillë me zemërim edhe ndaj kolegëve kinezë, të cilët i binin rrotull e rrotull ndonjë prej pyetjeve të tij pa u shprehur qartazi.
Mbase acarimi me ta ishte dhe me kontekst politik e lidhur edhe me zhgënjimin që ai pati nga ndryshimi radikal i qëndrimit të Kinës ndaj “imperialistëve amerikanë”, me vizitën e vitit 1972 të Presidentit Nikson dhe takimin e tij me Mao Ce Dunin.
Mund të ishte edhe dëshpërim meqë tani miqtë e pasinqertë kinezë dinin hollësira për rreziqet e jetës dhe shëndetin e keq të tij dhe mund të kishin nisur të thurnin fshehtas plane për ta zëvendësuar me miq të tyre më të rinj, më të shëndetshëm dhe më të bindur ndaj tyre.
I zhgënjyer politikisht dhe ideologjikisht me ta ai mbase do të kishte dashur t’i pështynte me inat udhëheqësit e tyre në fytyrë, për braktisjen e marksizëm-leninizmit, por i mbërthyer në shtrat i pafuqishëm nga sëmundja detyrohej t’u buzëqeshte dhe t’u thoshte faleminderit mjekëve të dërguar në ndihmë të tij prej tyre.
Ai shndërrohej në një person më të qetë e shpirtërisht më të ndjeshëm kur, me mendje dhe shpirtërisht, dilte jashtë rrethit të sëmundjes, të politikës dhe çështjeve të pushtetit.
Rastiste rrallë që Nexhmija, kur i duhej të largohej ca orë, për ndonjë angazhim zyrtar të paevitueshëm të më thoshte (meqë isha brenda vilës), se mund t’i afrohesha vetë edhe pa më kërkuar ai, për ta pyetur ose hapur ndonjë bisedë apo shoqëri me pacientin.
Enveri, në çaste të tilla ishte më i natyrshëm dhe më i relaksuar. Mbase dhe ai, i izoluar nga sëmundja kishte nevojë të fliste e të komunikonte si ne të gjithë. Kështu pata rastin teksa bënte hapa brenda dhomës së tij, në atë të bibliotekës ose përgjatë korridorit, të më tregonte për çështje a tema jashtëmjekësore: një herë për Horlën, novelën e fundit të çuditshme të Gi de Mopasanit (meqë më pa një libër me novela të shkurtra të tij në dorë). “E ke lexuar Horlën, më pyeti. Të pëlqen?”.
Unë deri atëherë nuk e kisha lexuar atë novelë. Ai tha që ajo ishte krejt e ndryshme nga krijimtaria tjetër e autorit. Kuptova që i kishte lënë mbresa, por nuk e pyeta se pse subjekti i saj, siç e mësova më pas, ishte si parapsikologjike, me ca specie misterioze jashtëtokësore të padukshme, të ardhura nga botët e përtej yjeve, të afta të hynin në trupa njerëzorë dhe t’i dominonin e komandonin ata.
Gi de Mopasani e pati shkruar atë në fund të jetës së tij, kur po kalonte një fazë depresioni me “humor të zi”. Ishte përjetimi i një gjendjeje të ngjashme shpirtërore, shkaktuar nga sëmundja dhe “izolimi” brenda vilës që ia solli edhe Enverit në mendje atë novelë? Një ditë tjetër ai ishte me “humor rozë”.
Më foli me admirim për magjinë (siç tha ai) të tablove të vjeshtës të Vangjush Mios. Njërën prej tyre ai ma tregoi me adhurim të varur në murin e dhomës së bibliotekës.
Tha se i jepte kënaqësi të veçantë vjeshta. Herë pas here, pasi ngrihej nga shtrati ai shihte përtej xhamit të dritares jashtë gjethet e zverdhura dhe të kuqërremta të pemëve, të cilat i kundronte në heshtje për minuta të tëra me sytë e ngulura në to.
Një herë tjetër, tek çapitej nëpër dhomë dhe në korridor me një magnetofon të vogël në dorë prej nga dilte një muzikë klasike simfonike, më pyeti nëse e pëlqeja muzikën klasike. I thashë se e njihja shumë pak, vetëm disa arie a melodi të famshme.
Ai më foli për gjenialitetin dhe shurdhësinë, por edhe për forcën këmbëngulëse, të paepur të Bethovenit. Iu referua librit biografik të Romain Rolandit, i cili me sa dukej e kishte frymëzuar dhe shtuar optimizmin për ta kaluar sëmundjen e tanishme dhe për të vazhduar i papenguar veprimtarinë.
E fundit që më pat lënë mbresë në ato pak çaste bisedash vetëm me të në ata muaj, ishte një ngjarje që ai më tregoi për Leninin, për ndjeshmërinë dhe kujdesin “mallëngjyes” të tij ndaj kushteve të punës dhe jetesës së shkencëtarëve.
“Një herë, duke udhëtuar me shoferin e tij, tha ai, në një zonë ku jetonte mjeku fiziologjist Ivan Petroviç Pavllov, fitues i çmimit ‘Nobel’, Lenini i tha shoferit të pushonte së rëni borisë, mos të bënte zhurmë, sepse nuk duhej të shqetësohej shkencëtari i madh i shquar që jetonte aty pranë”.
Duke ma treguar këtë ngjarje, atij vetë nuk di pse i ndryshoi zëri dhe mu duk sikur u përlot! Interesante ishte që ai këtë histori ua tregoi pas një konsulte që i bënë edhe mjekëve kinezë.
Ndoshta për t’u konfirmuar mirënjohjen dhe respektin dhe për të korrigjuar ndonjë përshtypje pakënaqësie, që ai u pat shprehur atyre, në çaste nervozizmi, të lidhura me gjendjen jo të zakontë psikologjike të tij.
Enveri u largua nga Vila nr. 4 pa kthim, sikur të kishte qenë ajo fajtore, ose tersi për sëmundjen dhe shkëputjen e përkohshme të padëshirueshme të tij nga ushtrimi i pushtetit.
Edhe pse ai erdhi shumë herë më pas për shëtitje në ca rrugica brenda territorit të Pallatit të Brigadave, të bëra enkas nga Sulo Gradeci për të, ai asnjëherë nuk iu afrua dhe nuk ia hodhi sytë asaj vile të “mallkuar” që ruante brenda saj kujtime të çasteve me pasiguri të frikshme të përjetuara aty.
Ajo u dënua me harresë. Ndryshe nga kasollja e Galigatit, nga shtëpitë e Konferencave të Pezës e Labinotit, shtëpia e Bije Vokshit dhe ajo e formimit të Partisë Komuniste në Tiranë, Vila nr. 4, në mes të pemëve me gjethe të verdha dhe të kuqërremta, nuk u përmend në histori, nuk u vu në të ndonjë pllakë përkujtimore me shkrimin: “Këtu u përball disa muaj me sëmundjen dhe ia doli t’i shpëtonte rrezikut të vdekjes Enver Hoxha”.
Te shkerdhefsha ropt ty dhe enver qe it
Keta njethundrake arabe [email protected] ne bithe….
Me ke i ngateron ? Me Karamanlinjt ?? Apo me Janullen ?? ptuuuuuu vromjari
Ehh , ka qenë iluminist i madh ,edhe humanist. Kjo ndjenjë e fortë bëri të mundur të Mos i elemininte të gjithë antaret e byrose dhe shpetoi me mijra qytetarë nga burgu dhe internimi. Shumë humanist !!!!!
Ai beri epoke per ato 40 vjet qe ishte ne pushtet.
Gabimet jane pjese e pushtetit.
Gjeja qe me ben pershtypje, eshte se ai ishte enciklpedist, kishte lexuar jo libra, por biblioteka te tera.
Te gjithe te huajt qe vinin, cuditeshin me njohurite e tij.
Po te marresh gjithe SHQUP se bashku, duke futur edhe Salianjin me Griden, nuk kane lexuar aq libra , sa ka lexuar i vetem Enveri.
Pilo Lala-nese te berit “epoke” quhen vrasjet e persekutimet e nje populli te tere, atehere Enveri vertet paska bere “epoke”.
Nese “epoke” quhet bunkerizimi i vendit dhe varferimi deri ne skamje ekstreme i popullit, atehere Enveri vertet paska bere “epoke”.
Nese shkaterrimi i traditave te shqiptarit duke i shnderruar ne spijune te njeri tjetrit konsiderohet “epoke”, atehere Enveri yt paska bere vertet “epoke”.
Brezi im qe lindi e u rrit ne ate “epoke”, e di shume mire se cfare ka bere Enveri yt, qe kur nuk ishte me humor te mire, shpikte armiq e agjente te cilet i dergone ne kasaphane.
Nuk me duhet se c’ka bere, nuk me duhet c’fare idesh kishte e.t.j . Dua te mesoj, dua te informohem per ate kohe. Eshte e drejta e c’do shqipetari te dije pa “zhurmues” nga asnje krah c’fare ka ndodhur me hollesi gjate atyre 50-vjeteve ne Shqiperi.
Fjale me vend. Me sa duket juve i perkisni atij brezi qe ka lindur mbas vitit 1990, kur ne Shqiperi zyrtarisht u shpall demokracia.
Brezi im ka lindur dhe u rrit ne ate epoke te erret te historise tone, ku kulti i Enver Hoxhes ishte vija ndarese midis komunisteve te vertete, sherbetore te regjimit dhe te tjereve qe perbenin masat e popullit, qe i gdhinin netet neper rradha pa fund per te blere nje liter qumesht dhe 6 kokrra veze me kushtin qe te blije edhe 2 kile domate gjysme te kalbura. Ne kohen kur fshataret rrinin me turp prane dyqaneve te bukes duke ju lutur qytetareve qe ti blinin nje buke gruri, pasi buka e misrit qe blinin ne fshat ishte e pangreneshme, packa se ishin pikerisht keto fshatare qe e prodhonin ate grure, qe ishte eskluzivitet i qytetareve.
Ne ate kohe kur Enveri me bashkepuntoret me te afert te tij jetonin ne vila lluksoze ne “Bllokun” e famshem, ku ne te tjeret nuk lejoheshim te hynim. Kur shkonim ne pune me buke e djadhe qepe, e nese kishe qene me fat te kishe edhe ndonje spec te ferguar duke e mbledhur buken me gazetat e propogandes se cmendur te regjimit, me kushtin qe faqja e gazetes te mos kishte foton e diktatorit, pasi ne te kunderten do te te gjente belaja dhe te perfundoje i damkosur me emrin “armik” dhe me shume gjasa ti bashkoheshe ushtrise se te burgosurve politike qe nxirrnin krom e mineral hekuri ne Qafen e Barit, Spac, Bulqize apo diku tjeter.
Ka aq shume per te treguar per ate kohe te mbrapshte, sa do te duhen vite te tera ne netet te gjata dimri per ti thene te tera.
Juve jeni me fat qe jetoni ne nje kohe tjeter, kur te mbash floke te gjata apo pantallona te ngushta nuk etiketohesh “borgjez e revizionist”. Ku i afti can perpara dhe jo si dikur qe idjotet ishin anetare te Byrose Politike dhe duartrokisnin cdo hajvanllek te liderit te tyre gjakatar.
Per te te dhene nje ide se si kemi jetuar ne ne epoken komuniste, kontrollo ne internet per lajme qe dalin here pas here per Korene e Veriut dhe do e marresh te verteten per Shqiperine komuniste, kete “fanar ndricues ne brigjet e Adriatikut” qe “hanin bar, por parimet nuk i shkelnin”. (Ne fakt bar hanim ne, populli i thjeshte, por jo elita e Bllokut, qe juve, brezi i ri sot nuk e keni tabu si ne kohen e rinise time.)
Enveri beri shtet. Vetem ne epoken e tij Shqiperise nuk iu prek asnje pellembe nga territori i saj. Sot po diskutojme kush e shiti me shume detin Saliu apo Edi
Ai vagabondi i sokakut te te mareve te Gjirokastres,pa u zgjatur fare i beri gjemen si Shqiperise ashtu edhe popullit shqipetar duke e damkosur vehten si nje nga diktatoret me te te eger komuniste te Evropes per te mos thene Globit.
O ti” beni”, qe nuk ecèn vet. Po te mos ishte ky burrè sot nuk do de kishte Shqiperi. Mendoje vetem nje çast çfare synimesh kishin greket dhe jugosllavet.?! Ketu ky ua theu turinjte te dya paleve. Prandaj i beri bunkeret. Por beri edhe shkolla e spitale,uzina e fabrika,thau keneta e moqale. Krijoi flote ajrore e detare. Perse nuk i premend keto o Ben-ush..!
Operacioni Zjarri-shume drejt, Enveri beri shtet e nuk fali asnje pellembe toke, pasi i duhej per te “mbjelle” bunkere, qe si duheshin as dreqit, pasi askush nuk e cante trapin qe te sulmonte nje vend ku pula hante gur.
Shkodra Loce-sa u perket bunkereve do te te tregoj nje fakt per “efikasitetin” e tyre.
Kam patur rastin qe te bisedoj ne 1993-sin me nje ish kolonel te zbulimit italian ne pension. Me beri nje pyetje se perse juve ne Shqiperi vazhdonit te ndertonit bunkere, kur e dinit (sherbimi inteligjent shqiptar e dinte) se ushtrite e NATOs, nga te cilat do na mbronin keto bunkere ishin te paisura ne nivel toge me baxuka qe kishin nje rreze deri 8 kilometra me nje precizion +/- 10 centimetra?
Duke patur parasysh se “Sigurimi” ishte nje arme teper “efektive”, pra qe nuk kishte sekret qe nuk e zbulonte, do kishte aq aftesi qe te lexonte gazetat apo revistat ushtarake te perendimit ku ishin botuar keto informacione publike, per te kuptuar se ne lodheshim kot me bunkeret. Tani, a mundet te me thuash Shkodrush se perse vazhdonim te shkaterronim ekonomine tone te brishte duke harxhuar miljarda, kur zotrote dhe ne te tjeret vazhdonim te jetonim ne shtepite e prinderve te ngjeshur aty si sardelet? Zotrote, si i lecitur qe hiqesh, duhet me siguri ta dish te verteten. Sipas meje, kjo behej per konsum te brendshem, pasi udheheqja e dinte shume mire nga informacionet (quheshin azhansa ne ate kohe) qe merrni, se fortifikimi yne ishte nje vrime ne uje.
Rreziku grek dhe ai jugosllav ishin po keshtu pjese e propogandes per te na mbajtur nen presion duke na hequr vemendjen ngajeta mizerabel qe benim, pasi askush nuk kishte ndermend te sulmonte Shqiperine.
Shkollat e spitalet ne i kemi patur edhe ne kohen e Zogut dhe natyrisht qe do vazhdonim qe ti kishim. Sidoqofte shkolla ishte e vetmja gje pozitive qe u ndertua gjate atij regjimi, por nga ana tjeter keto shkolla ishin vende ku njerezit bombardoheshin me propogande komuniste. Sa u perket spitaleve, im ate ishte kirurg qe kryente disa operacione cdo dite dhe vinte ne shtepi me dhimbje koke, pasi gjysma e narkozes qe i jepeshin te semurit per ta vene ne gjume rridhte prej aparateve te amortizuara dhe thithej prej stafit te kirurgeve e infermiereve.
Per industrine, mos me fol, pasi jam vete deshmitar, pasi kam punuar vete si inxhinjer ne ate kohe dhe vazhdoj te punoj edhe ketu ku jam ne te njejtin profesion. Industria jone ishte nje katastrofe e vertete. Vetem ata qe kane punuar dhe vazhdojne te punojne ne industri e dine se per cfare e kam fjalen. Teknollogjite tona ishin te kohes se qepes dhe ne, personeli inxhinjero-teknik na binte bretku qe ta mbanim ne kembe, ne nje kohe qe pjeset e kembimit ishin me pikatore.
E more vesh zoti Shkodrush se cfare kane qene ato qe beri Enveri yt, apo zotrote ato qe thua i ke me te degjuar nga komunistet qe nuk kishin as veshe e as sy qe te shikonin kushtet e vendit nen komunizem?
Ah more xhan te kane pare ca si koqe dhe kane tallur trapin me ty per ate historine e bunkereve dhe te baxukave. Nje vend nuk mund te pushtohet po nuk shkeli kemba e ushtarit dhe po te siguroj qe ato bunkere nuk do lejonin pushtimin e vendit. Natyrisht qe duhej te kishe edhe zemer dhe motivim siç e kishim ne athere. Ju sot nuk i kuptoni dot keto. Edhe une nuk do lodhem te ti mesoj se me shpejt do mesonte qeni anglisht. Vetem mbaj mend kete se ne 72 ore ishin te mobilizuar 750.000 trupa. Kjo ishte ushtria e Enver Hoxhes. Pushken ne dore dhe zemrrn barot. 85 miliarde dollare shpenzoi amerika ne Afganistan por humbi perballe talibaneve me vetem nje kallash ne dore
Operacioni Zjarri-Ky “koqja” qe thua ti, ka nje karriere nga me te sukseshmet ne nje prej industrive me te sofistikuara ne Ameriken e Veriut, me tituj shkencore e PHD ne njerin prej universiteteve me prestigjoze te botes, prandaj nuk ja merr per keq ofendimet qe vijne prej nje njeriu me IQ inferiore si puna juaj.
Une e kam jetuar vete ate kohe dhe nuk kam nevoje per leksionet tuaja te nxjerra nga fletushkat e propogandes se kohes, qe as “qeni” nuk i besonte.
Zotrote duhet te jesh ndonjeri prej atyre trushpelareve qe jetonin me kockat qe i hidhnin padronet e Bllokut per te lehur lart e poshte e per te spijunuar ato qe mendonin ndryshe dhe qe nuk e besonin propoganden, kur realiteti ishte para syve te te gjithe popullit, pasi sipas nje fjale te urte te popullit te mencur shqiptar, “nuk ka nevoje te me tregosh gjurmet, kur jam ne gjendje qe te shikoj vete ujkun”.
Ato 72 oret per te mbledhur 750 mije trupa me kujtojne historine e hapjes se tokave te reja te ciles nga raportimet fiktive doli qe siperfaqja e territorit te vendit tone te ishte 40 mije km katrore, kur nga matjet ne hartat gjeografike, qe edhe nxenesit e shkollave tetevjecare e dinin se Shqiperia perbehet prej vetem 28 mije km katrore.
Edhe ushtria e Sadamit e kishte “zemren barot” por te gjithe e dime se si u katandis ne disa dite lufte. Ushtria e Enverit me tanke, avjone te kohes se qepes e me kallashe nuk u provua kurre se sa “zemerbarot” ishte, ndryshe zotrote nuk do na dilje e te na mbushje veshet me propogande ketu tek TEMA.
Shkodra Loce. Nese je nga Shkodra. Ne kohen e Enverit ne Shkoder edhe buke nuk gjeje. Sa per shitjen e vendit. Ai e shiti e vendin me vendimin e kongresit te Permetit ne Maj te 1944 ku deklaroj qe Shqiperia do te kete kufijte e pas 1912. Nderkohe qe Shqiperia ne ate kohe kishte 5 vite qe ishte e bashkuar me Kosoven . Nga Italia dhe me pas nga Gjermania qe e mbajti te bashkuar dhe pas renies se Italise.Por ti je i vogel edhe nese nuk je i vogel je nje injorant i verber.
Per mendimin tim (profesional), ngritja dhe trajtimi i udheheqjes se PPSH ne Bllok: duke i ruajtur me arme nga Garda e Republikes;
duke i furnizuar me ushqimet dhe veshjet me te zgjedhuara dhe duke i trajtuar anetaret e familjes se tyre me nje kujdes te jashtezakonshem mjekesor brenda e jashte vendit- eshte nje nga njollat me te zeza te sistemit Socialist qe u aplikua ne Shqiperi me moton hipokrite te barazise se te gjithe punonjesve perpara ligjit. Nese Doktor Kalo do te ishte konsultuar me nje historian, do ta kishte pershkruar krejt ndryshe jeten brenda Bllokut te Kuq te Socializmit te deshtuar Diktatorial ne Shqiperi.