KE: Së shpejti edhe Shqipëria pjesë e sistemit digjital të certifikatave të Covid-19

24 Gusht 2021, 13:32Bota TEMA
KE: Së shpejti edhe Shqipëria pjesë e sistemit digjital të

Së shpejti, edhe vendet e tjera të Ballkanit Përëndimor, përfshirë Shqipërinë do të bëhen pjesë e sistemit digjital të certifikatave shëndetësore, të BE. Lajmin e bëri të ditur një zëdhënëse e Komisionit Europian për Deutche Welle.

Pak ditë më parë, Brukseli vendosi të njohë certifikatat e Covid-19 të Maqedonisë së Veriut , Turqisë dhe Ukrainës, duke lënë jashtë Shqipërinë, Kosovën dhe shtete të tjera të rajonit.

Megjithatë, kjo pritet të ndryshojë shpejt sipas zëdhënëses së KE.

“Ne presim që vendet e Ballkanit të lidhen me sistemin tonë. Jemi në kontakt me të gjitha vendet për verifikim të mundësive dhe procesi është në vazhdim”, citon Deutche Welle, zëdhënësen e KE.

Maqedonia e Veriut dhe Turqia po përdorin edhe vaksinat kineze dhe ruse për imunizimin e popullsisë, ashtu sikundër Shqipëria.

1 komente në “KE: Së shpejti edhe Shqipëria pjesë e sistemit digjital të certifikatave të Covid-19”

  1. Engie says:

    I thoni JO ketij sistemi te kontrollit. Viruset shkojne e vijne. Individi duhet te jete ne kontroll te jetes se tij, jo shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje