KQZ-ja e Kosovës kërkesë të veçantë për KQZ-në e vendit tonë: Duam 50 kamera borxh për ditën e zgjedhjeve

24 Gusht 2021, 11:27Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës i është drejtuar me një kërkesë të veçantë KQZ-së së Shqipërisë për huazimin e 50 kamerave regjistruese, të cilat janë përdorur në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për KosovaPress se kanë marrë përgjigje pozitive dhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve pritet të nënshkruhet së shpejti në Tiranë.

Kamerat regjistruese janë të planifikuar të përdoren vetëm në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, jo në qendrat e votimit.

Sipas KQZ-së në Kosovë, përdorimi i këtyre dy kamerave do t’i ndihmojë në rritjen e integritetit të procesit zgjedhor, pasi në këtë qendër zhvillohen disa procese të rëndësishme pas ditës së zgjedhjeve, siç është numërimi i votave me kusht apo votave me postë si dhe bëhet numërimi i ndonjë qendre votimi.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në 17 tetor, ku do të zgjidhen kryetarët e 38 komunave të Kosovës dhe anëtarët e 38 Kuvendeve të Komunale.

1 komente në “KQZ-ja e Kosovës kërkesë të veçantë për KQZ-në e vendit tonë: Duam 50 kamera borxh për ditën e zgjedhjeve”

  1. Taulant says:

    kesaj i thone te kerkosh kos tek evgjiti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje