Talebanët pushtojnë vendin, Banka Botërore pezullon ndihmën për Afganistanin

25 Gusht 2021, 13:14Bota TEMA
Talebanët pushtojnë vendin, Banka Botërore pezullon ndihmën

Banka Botërore ka marrë masë drastike duke pezulluar të gjitha financimet për projektet në Afganistan.

“Ne kemi pezulluar të gjitha shpenzimet në operacionet tona në Afganistan dhe ne jemi duke monitoruar dhe vlerësuar nga afër situatën në përputhje me politikat dhe procedurat tona të brendshme,” tha për BBC një zëdhënës i Bankës Botërore.

Ky vendim vjen pas marrjes në kontroll të vendit nga talebanët. Më parë FMN ka bllokuar pagesat për Afganistanin kurse SHBA-ja ngriu asetet bankës qendrore të Afganistanit. Veprimi i fundit i Bankës Botërore  është një goditje e madhe financiare për qeverinë e re të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje