Ronaldo drejt largimit, Juventusi piketon tre lojtarë për ta pasuar

26 Gusht 2021, 11:48Sport TEMA

Cristiano Ronaldo mund të largohet te Manchester City në këto ditë të mbetura të merkatos dhe Juventusi duhet të gjejë shpejt pasues për të.

Në Itali bëjnë me dije se bardhezinjtë janë përqendruar në tre lojtarë për të zëvendësuar hapësirën e lënë bosh nga Cristiano Ronaldo.

Mauro Icardi, Moise Kean dhe Luka Jovic janë tre sulmuesit, që Juventusi është përqendruar për të parë mundësinë e transferimit të tyre dhe për të vendosur më pas për afrimin e njërit prej tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje