Shpërthimi në aeroportin e Kabulit: Dyshohet për të paktën 11 viktima, mes tyre edhe fëmijë

26 Gusht 2021, 16:47Bota TEMA

Një shpërthim është raportuar të ketë ndodhur pranë aeroportit Hamid Karzai, në Kabul. Lajmin e bënë të ditur për CNN dy zyrtarë amerikanë.

Njëri prej tyre foli për plagosje mes afganëve, ndërkohë që raportohet edhe për të shtëna.

Edhe zëdhënësi i Pentagonist, John Kirby, konfirmoi se ka pasur një shpërthim jashtë aeroportit.

“Mund të konfirmojmë një shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit. Nuk kemi të dhëna të qarta për viktima për momentin. Do të japim detaje të reja së shpejti”, shkroi Kirby në Twitter.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Italisë bën me dije se bëhet fjalë për një sulm kamikaz, që u pasua nga të shtëna me armë zjarri drejt një avioni ushtarak italian.

Më herët, kishte paralajmërime për një sulm “vdekjeprurës” që do të shënjestronte trupat perëndimore që po mundohen të evakuojnë civilët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe u kishin bërë thirrje shtetasve të tyre që të mos shkonin në aeroportin e Kabulit. Për motive sigurie, shërbimet sekrete të këtyre dy vendeve u kërkuan edhe qytetarëve që janë pranë aeroportit të largohen menjëherë, vetëm në rastet kur ka pasur një udhëzim nga autoritetet qeveritare. Shërbimet sekrete kishin marrë të dhëna në orët e fundit për sulm të mundshëm kamikaz pranë aeroportit nga ana e ISIS dhe për këtë arsye kanë rritur vigjilencën.

1 komente në “Shpërthimi në aeroportin e Kabulit: Dyshohet për të paktën 11 viktima, mes tyre edhe fëmijë”

  1. Ceni says:

    Kot merret perendimi me ato vende. Ata nuk qyteterohen kurre. Te ndertohet nje mur qe mos ti afrohen evropes dhe te hane veten, me xhami e kamikaze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje