Tre aeroplanmbajtëse, që mbajnë në bord dy modele të fundit të avionëve të pakapshëm nga radarët, F-35 janë mbledhur si rrallëherë më parë pranë ujërave të Okinawas, në Japoni. Grupi i luftëanijeve, amerikane e britanike është formacioni më i fuqishëm luftarak që lundron në këto ujëra prej shumë kohësh dhe pyetja që po ngrihet është se përse pikërisht tani?
Përgjigja nuk është e vështirë të jepet, as për kohën e zgjedhur dhe as për vendndodhjen. Marina kineze javët e fundit ka “testuar” manovra ushtarake që ilustrojnë një pushtim të Tajvanit, ndaj tre aeroplanmbajtëset janë një paralajmërim, se një sulm mbi ishull do të prodhojë pasoja për Pekinin.
HMS Queen Elizabeth, aeroplanmbajtësja më e re e flotës britanike me karburant konvencional, së bashku me shoqëruesit e saj, luftanije britanike, amerikane dhe holandeze prej disa javësh ndodhen në Paqësor.
Aeroplanmbajtësja me dy skuadrilje avionësh F-35B në bord, një nga Forcat Ajrore Mbretërore dhe një tjetër nga flota ajrore e SHBA-u largua nga Mbretëria e Bashkuar për lundrimin e saj të parë në maj, lundroi përmes Mesdheut dhe më pas përtej Oqeanit Indian për të arritur në Paqësor përmes Ngushticës së Singaporit.
USS America ishte aeroplanmbajtësja e parë amerikane që u bashkua me Queen Elizabeth. Ajo është në gjendje që gjithashtu të mbajë dy skuadrilje F-35B. Prej vitesh, kjo aeroplanmbajtëse lundron në ujërat japoneze e shoqëruar nga shkatërruesit dhe anijet e tjera amfive nga Flota 7 e SHBA.
“America” dhe “Queen Elizabeth” kaluan javën e kaluar duke furnizuar me karburant F-35 të njëri-tjetrit në një të ashtuquajtur stërvitje “kryq”. “Ky ndërveprim tregoi se sa shpejt dhe pa probleme SHBA dhe Britania e Madhe mund të mbledhin së bashku fuqinë ajrore të kombinuar dhe të kryejnë operacione fluturimi shumë të ndërlikuara dhe të qëndrueshme me efekt shkatërrues vdekjeprurës”, tha kapiteni i “America”, Ken Ward.
Super-transportuesi USS Carl Vinson, në gjendje të transportojë armë bërthamore dhe një skuadrilje F-35C iu bashkua “America” dhe “Queen Elizabeth” ditën e mërkurë, duke udhëtuar përmes Paqësorit, nga lindja.
Së bashku, tre transportuesit dhe shoqëruesit e tyre posedojnë më shumë fuqi zjarri sesa fuqia totale e flotave të shumicës së vendeve në botë. Marina kineze aktualisht ka vetëm dy aeroplanmbajtëse dhe të dyja të ngjashme me “Queen Elizabeth” në madhësi dhe aftësi.
“Queen Elizabeth” ka 16 F-35B në bord. Një skuadron F-35B ndodhet në bazat amerikane në Japoni, ndërsa është e paqartë se sa avionë të tillë ka në bord “America”. Ndërkohë, “USS Carl Vinson” është e para nga 10 super aeroplanmbajtëset e Marinës amerikane që lundroi me një skuadron F-35C, 10 avionët më të fundit të pakapshëm nga radarët. Kjo aeroplanmbajtëse është në gjendje gjithashtu që të mbajë 36 avionë të tjerë F/A-18E/F dhe gjashtë dronë të modelit EA-18G.
Në total pranë Kinës sot janë tre aeroplanmbajtëset ndër më të mëdhatë në botë, që në bord kanë një flotë ajrore me të paktën 80 avionë, më shumë se gjysma e të cilëve fjala e fundit e teknologjisë. Kësaj force u shtohen edhe dhjetra anijet luftarake “Corvette” shkatërruese, disa nëndetëse dhe potencialisht një gamë e gjerë raketash me rreze të mesme e të gjatë veprimi.
Marina kineze këtë verë ka përshkallëzuar stërvitjet e saj për një sulm të mundshëm në ngushticën e Tajvanit. Më alarmante, marina ka mobilizuar disa nga anijet e transportit civil nga të cilat do të varej ushtria kineze për të transportuar potencialisht qindra-mijëra trupa pushtuese. Nëse sinjali nga Kina nuk merret, duket se SHBA dhe Perëndimi e kanë marrë sinjalin kinez në lidhje me Tajvanin dhe ishulli është në rrezik.
Forbes- Shqip
Keta nuk nenshtruan talibanet dhe kruhen me kinen.
SA te jete bideni.presidenti Jo kina po dhe shoqata gjuetise se shkodres e pushton ameriken.
taiwani heret apo vone do behet i kines eshte vetem c eshtje kohe, usa ska ca ben, nuk ia del dot me lufte me nje kine 1.4 miliarde banore ekonomi te forte dhe me nje kine qe ka arme berthamore,
llali akoma nuk e ke ëshuar se sot nuk është përcaktues numrii banorëve??
kina ka një ekonomi me të vërtetë të fortë,gjithnjë për bollëkun dhe jo për cilësinë!!e në cilësinë e luftës ajo është shumë larg amerikës,ose më mirë amerikës dhe mbështetësv të saj!!deri në luftën e parë të irakut mund të flitej për sasi ushtarësh në front,pas asaj!?nuk mjaftojnë më!!këmbësoria është këthyer një një garnityrë sot,nuk ka ndonjë vlerë të madhe!!
duke lënë mënjanë armët bërthamore që as kina e as amerika,as rusia,nuk kanë ndërmënd ti përdorin,fuqia është e gjitha në krah të amerikës+ të tjerët!!
sasia e madhe e fuqisë njerzore është sa e leverdishme aq dhe e dëmshme!!
e leverdishme se ke shumë mish për top për të hedhur përpara,e dëmshme se topi ha shumë,shumë shpejt!!përveçse duhet ti mbash me bukë:
asqë diskutohet që kina nuk ka asnjëdëshirë të kapet me amerikën për një gjë të tillë si tajvani!!ata doshta bëjnë ndonjë provë të vogël për të testuar pulsin,por në fund të fundit e dinë fare mirë se gabimet e pragut të L2B nuk duhet të përsëriten!!
ma merr mëndja se amerika e kuptoi,me dy pushtimet e fundit,afganistan dhe irak,që nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim!!nëse do të ndodhë që të sulmohet ose të detyrohet të sulmojë dikë,nuk duhet të pushtojë!dy luftërat pararendëse të afganistanit dhe irakut 2,iraku 1 dhe kosova treguan se një sulm për shkatërrimin e fuqisë së kunsdërshtarit,dhe lënja më pas të qetë,është më e leverdisëshme se një pushtim!!
iraku 2 tregoi se kundërshtari mund të ringrihet prapë dhe të krijojë problem(nuk i krijoi problem iraku amerikës,por u tregua koqe sadami),por prapë një sulm i dytë është më i leverdishëm se një pushtim shumvjeçar!!
sot shumë thonë”amerika doli me turp nga afganistani”!dhe unë e them një gjë të tillë,jo se doli e humbur,por se harxhoi tërë atë para kot së koti!!nesër,si ndodhi sot me kamikazet në aeroport,amerika do të përballet me ISIS,por goditjet do të jenë të ndryshme!bile të bashkrenduara me talibanët!!talibanët sot morën në kurriz punën që bënte amerika kundër tyre dhe ISIS!nesër do të kemi përplasje ISIS-talibanë!!përplasja do të jetë më e egër dhe me përfundim më të shpejtë në dëm të ISIS!!dëmet në njerëz do të jenë më të mëdha!!
nëse do të ketë një rikthim në politikën e sundimit të parë taliban!?
do të ketë goditje shumë të fuqishme,pa përdorur këmbsori!pra pa pushtim!
e njëjta gjë është dhe me kinën!!
do të ketë goditje,plus izolim total!!
sidoqoftë kinezët nuk janë budallenj,pavarsisht fjalëve të tyre,ata nuk bëjnë të njëjtat llogari si ti!!
A mor quna mos u merzisni se i ka bere llogarite dhe Amerikoni