Lihet në burg Bledar Selmanaj, autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuljan Bullari në Babicë të Vlorës.
Raportohet se 39-vjeçari në Gjykatën e Vlorës nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet. Seanca gjyqësore ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa gjyqtari i çështjes ka pranuar kërkesën prokurores Flora Çela, duke e lënë Selmanajn në burg.
Sikurse deklaroi në polici pas arrestimit edhe përpara trupës gjykuese Selmanaj nuk e ka pranuar autorësinë e krimit.Gjatë seancës ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke theksuar se e ka shoqëruar dhe ka urdhëruar me viktimën deri në Vlorë. Por, sipas tij me pas ai është larguar në afërsi të Babicës dhe nuk ka lidhje me vrasjen.
Bullari u gjet i vdekur në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip ‘Fiat Punto, ku sipas ekspertizës ai është qëlluar me tre plumba nga pasagjeri, ku njëri prej tyre e ka kapur në kokë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.