Idenfikohen 5 viktimat e aksidentit në Qafë Muzinë, mes tyre edhe 2 ukrainas

26 Gusht 2021, 20:37Kronika TEMA

Policia ka dhënë informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese Rexhina Çelhaka, 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues Bardhyl Proda, 51 vjeç banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit Bardhyl Proda, pasagjerët Fiqiri Korçari, 77 vjeç, banues në Tiranë, Drita Korçari, 72 vjeçe, banuese në Tiranë, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe Olesander Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara Greta Kaberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë (pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali (pasagjere në Land Rover).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

1 komente në “Idenfikohen 5 viktimat e aksidentit në Qafë Muzinë, mes tyre edhe 2 ukrainas”

  1. Hason Shoferi says:

    Duhet me ligje te ndalohet drejtimi i automjeteve nga femrat! Shkaktaret me te medhenje te aksidenteve jane Kurva mbi timon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje