Drejtuesja e mjetit “Mercedes Benz” që ndaloi një ditë më parë në mes të rrugës në Unazën e Re për të bërë një sfidë në “Tik Tok”, është proceduar penalisht.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se 21-vjeçarja me inicialet V.D., banuese në Tiranë, ka rezultuar edhe e papajisur me leje drejtimi.
Ajo është gjobitur me 50.000 lekë të rinj (500 mijë lekë të vjetra), për veprime të ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Nisur nga publikimi në media sociale, i një videoje ku shfaqej një shtetase, e cila nga verifikimi rezultoi se më datë 22.08.2021, kishte ndaluar automjetin në karrexhatë, në rrugën “Teodor Keko” dhe së bashku me pasagjeret që udhëtonin me të, kryente veprime të ndaluara në rrugë, duke krijuar një gjendje të rrezikshme dhe bllokim të trafikut, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, pasi identifikuan zonën dhe të dhënat e automjetit, bënë të mundur konstatimin dhe shoqërimin e automjetit, si dhe procedimin penal të drejtueses, shtetases V. D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pasi rezultoi e papajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu, kjo shtetase u ndëshkua me masë administrative 50.000 lekë të rinj, për veprime të ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe procedimin e personit përgjegjës që i ka besuar mjetin shtetases së papajisur me leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mos ja jepni me makinën se ashtu ka për t’i dhembur me shumë. Futeni edhe brenda meqë qarkullon pa patente,apo ka patentën e kurves kjo që del rrugëve dhe qarkullon.
Krahas ndiq parane, krimi dhe korrupsioni luftohet edhe duke ndjekur kurvat me superstrada, te dhuruara nga boset e te fortet, qe shperblehen me pjeshke te pjerdhura.
E paguajnë gjobën, në NATYRË, me KLERING………..
Mire mor mire , kjo vajza duhet te procedohet , nuk e di ne eshte e drejte , penalisht, ne se ky eshte krim , apo administrativisht ne gjykaten civile me nje gjobe te majme apo edhe sanksione te tjera qe permban kodi rrugor . Por une nuk e kuptoj kete sekuestrimin e makines e cila eshte PRONE private si shtepia , toka apo pasuria e paluajteshme . Vetem ne Shqiperi une shoh qe sekuestrohet makina nqs kapesh me droge , ben aksident apo gjendet ndonje arme . Sipas ka saj logjike , po t’u kapen arme apo droge ne shtepi duhet te sekuestrohet shtepia apo toka. Po , makina ne raste te tilla merret e mbahet nga policia per aq kohe sa te ekzaminohet nga expertet dhe kthehet tek shtepia e saj ndersa i zoti i makines , sipas krimit qe ka bere mund te shkoje edhe ne burg. Te pakten ketu ne Gjermani , ku une jetoj prej 26 vjetesh , keshtu ndodh . Dhe kete e di nga eksperienca personale . E moret vesh o shqiptare apo jo ; makina eshte PRONE private , vlere pasurore . Nuk ndodh kurre ne vendet perendimore qe ajo te sekuestrohet . Pervec se kur eshte e vjedhur. Po kjo pike e zeze , per çdo lloj gabimi, policia shqiptare , sekuestron makinen . Dhe hajt’ e gjej te drejten atje. Mire jua bejne xhanem !
Duhet të lexoni më me vëmendje kur citohet se vajza është proceduar penalisht për drejtim të parregullt të automjetit, që dikur i kanë thënë pa patentë!! Me ndryshimin e kodit penal dënohet edhe me burgim! Pra kemi një subjekt të një vepre penale dhe mjeti që ka shërbyer për të kryer veprën penale në rastin konkret është mjeti automobilistik, i cili sekuestrohet dhe aktet referohen në prokurori. Prokurori është ai që vlerëson që nëse prova duhet të vazhdojë të mbahet e sekuestruar sepse në seancë gjyqësore është ai që mbron akuzën dhe ndoshta duhet t’ia paraqesë fizikisht gjyqtarit këtë provë materiale!! Pra mjeti sekuestrohet dhe nuk konfiskohet dhe në rastin konkret nuk është shkelur ndonjë e drejtë e njeriut ose e pronës!! Këto i kam nga eksperienca ime personale dhe po deshe verifikoje me ndonjë avokat ose me legjislacionin online.. .
KUR THUA 26 VJET NE GJERMANI…DOMETHON QE KE 28 DITE…SKE MAR VESH GJO FARE NGA SHTETI KU BANON…NE ITALI PO KALOVE 1.50 ALKOLIN NE MAKINE..1 VIT PA PATENTE 3500 EURO GJOBE.DHE MAKINEN TE SHKOSH TA BLESH NE ANKAND PO E DESHE PRAP…ISHALLA TE JET DHE FERRARI…HARROJE MAKINEN…
E verteta nese ne Zvicer tejkalon shume shpejtesine ne rruge,prsh nga 120 shpejtesia e lejuar kapesh me 180 sekuestrohet makina dhd rrezikon burgun, ndiqesh penalisht si vrases,pra cdo shtet ben ligjin sipas problematikes qe ka,ne Shqiperi ligji eshte shume i bute,eshte bere per njerez,po keta qe une shikoj nuk jane njerez,ose me mire te them jane kafshe me fytyre njeriu.