DETAJET: Celulari ‘fundosi’ autorin e vrasjes së Xhuljan Bullarit, ditën e krimit kishin udhëtuar bashkë

25 Gusht 2021, 10:42Kronika TEMA

Një 39 vjeçar nga Vlora, i identifikuar si Bledar Selmanaj u arrestua si autori i dyshuar i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuljano Bullari këtë të mërkurë.

Sipas bluve të Vlorës, vrasja e të riut ka ndodhur për motive të dobëta dhe se autori me viktimën kishin njohje më parë.

Policia tha se arrestimi i autorit u bë në zonën e “Bllokut”, Tiranë.

Bledar Selmanaj, 39 vjeç, banues në Vlorë, rezulton i dënuar disa herë më parë në fushën e krimeve kundër pronës.

“Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e arrestimit, këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 1 krehër me 10 fishekë, 1 aparat celular dhe një shumë parash”, bëri me dije policia.

Ndërkohë që gjatë kontrollit në banesën e Bledar Selmanajt, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, është gjetur e groposur në oborrin e banesës së tij, një armë zjarri pistoletë me një krehër me 9 fishekë, me të cilën dyshohet se 39-vjeçari ka kryer vrasjen.

“Po ashtu janë sekuestruar edhe disa veshje, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autori gjatë vrasjes, si dhe 1 aparat celular.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autori i dyshuar, shtetasi Bledar Selmanaj kishte njohje të mëparshme me viktimën, të cilin dyshohet se e ka vrarë për motive të dobëta, me armë zjarri, mbrëmjen e datës 20.08.2021”, tha policia.

Xhuljan Bullari, 25 vjeç, u gjet i vrarë në makinë, ndaj Policia dyshoi se autori ishte një mik i afërm, ose familjar.

Mësohet se blutë sekuestruan aparatin celular të 25-vjeçarit për të nxjerrë të gjitha kontaktet.

Menjëherë lindën dyshimet se vrasësi ishte i njohur me Bullarin dhe rezultoi se Selmanaj ishte pasagjer në automjetin e drejtuar nga 25-vjeçari, madje kishin udhëtuar bashkë.

39-vjeçari e qëlloi në kokë të riun duke e lënë të vrarë teksa pas 4 ditësh u arrestua larg nga vendi i ngjarjes, në ‘’Bllok’’ të Tiranës.

 

2 komente në “DETAJET: Celulari ‘fundosi’ autorin e vrasjes së Xhuljan Bullarit, ditën e krimit kishin udhëtuar bashkë”

  1. Fedor says:

    Ua cna thate! Po normale qe kishin udhetuar bashke, A e vrau ne makine ai?!

  2. Covidiani says:

    Jane ca qytete/zona ne Shqiperi qe vetem litari pa dyll ben pune edhe Vlora si qytet edhe si rreth eshte ne krye te listes. Vetem 1 muaj do doja pastaj do hidhesha andej nga zona Lac-Mamurras-Fushe Kruje-Elbasan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje