Një person raportohet të ketë mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në Lushnje, ndërsa tre te tjere jane plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit dhe objektiv dyshohet se ka qenë pronari i Bar Pedonales që ndodhet në këtë qytet.
Paraprakisht dyshohet se viktima është pikërisht pronari i lokalit, Bledar M., rreth të 40-tave, ndërsa sa i përket të plagosurve identiteti i tyre nuk dihet ende.
Autorët dyshohet se kanë hapur zjarr nga një automjet në lëvizje, ndërkohë që viktima dhe te plagosurit po pinin kafe në lokal.
E gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në një kohë kur në zonë ndodheshin qytetarë të shumtë.
Mbeten të paqarta shkaqet apo personat që fshihen pas këtij atentati. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila pritet të hedhë më shumë dritë mbi këtë atentat.
Ah Sali Sali ti ke fajin!
The “pedonal” story continued….. taleban’s made in Albany!