Policia e Kurbinit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 21-vjeçarin lajdi Tafaj që qëlloi me kallashnikov në ajër nga automjeti në ecje, gjatë një ceremonie dasme, dhe më pas e postoi videon në rrjetet sociale.
Gjithashtu, u procedua penalisht dhe kushëriri i tij, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjendet dhe sekuestrohet në cilësinë e provës materiale dhe arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet të jetë qëlluar.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në disa media, ku shfaqej një shtetas duke qëlluar me armë zjarri nga një automjet në ecje, në aksin rrugor Laç-Mamurras, shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit Klajdi Tafaj, 21 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin.
Nga veprimet hetimore rezultoi së shtetasi Klajdi Tafaj ka qëlluar me armë zjarri nga automjeti, në ceremoninë e dasmës së kushëririt të tij, shtetasit M. T., më datën 15.08.2021 dhe pas disa ditësh e ka postuar videon në rrjetet sociale.
Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi M. T., 30 vjeç, banues në Fushë Gjormë, Kurbin, kushëriri i autorit të dyshuar, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Keta bandite jane horrat naziskine qe dogjen me molotov ne pordhestat e opozites rrugore deren e kryeministrise nen komanden e kryevagabondit Muli horri. Kapini dhe shtypjani koken kesaj bande famekeqe te Mamurrasit qe ka terrorizuar jo pak here kryeqytetin gjate pordhestave te opozites rrugore.Kjo fare e keqe me te cilet mburrej Berisha se mund te merrte pushtetin po te donte jane njerez te urryer ne komunitet te gjithe bandite dhe rrojne vetem me pislleqe.