Kishte ardhur për pushim në Shqipëri, efektivi i policisë së Kosovës mbytet në plazhin e Velipojës

22 Gusht 2021, 17:31Kronika TEMA

Personi i cili u mbyt sot në plazhin e Velipojës është një punonjës policie i Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna Shtime, e cila përmes një statusi në rrjete sociale, thotë se personi që ka humbur jetën në Velipojë është polici Hasan Hysenaj.

Komuna i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit, ndërsa vlerëson figurën e efektivit të policisë.

Postimi në Facebook

Shtime, 22 gusht 2021 – Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Hasan Hysenaj nga fshati Petrovë.

Me këtë rast shprehim ngushëllimet të sinqerta familjarëve, të afërmve, kolegëve të punës dhe miqve të tij!

Do ta kujtojmë përherë Hasan Hysenajn, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, përkushtimi i pashoq dhe profesionalizmi i lartë, ishin virtyt i tij, andaj, kujtimi për të do të jetë i përjetshëm!

2 komente në “Kishte ardhur për pushim në Shqipëri, efektivi i policisë së Kosovës mbytet në plazhin e Velipojës”

  1. Sokrati says:

    Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të befasishme!
    U prehtë në paqe shpirti i të ndjerit.

  2. Bubuzhel Berati says:

    GJYNAHE NGUSHELLIME FAMILJES SE TE NDJERIT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje