VIDEO: Me makinë në sens të kundërt të rrugës, shoferes i ‘ikën’ patenta dhe…

21 Gusht 2021, 18:48Kronika TEMA

Edhe gjatë 48 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh, që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 68 leje drejtimi, nga të cilat 36 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2871 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Ndërkohë nga Policia Rrugore e Tiranës, janë evidentuar dhe ndëshkuar dy drejtuesit e automjeteve të publikuara në rrjetet sociale dhe konkretisht:

1-Shtetasja S.D., me automjetin tip “Renault”, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, ka kryer manovër të gabuar, duke qarkulluar në sens të kundërt. Shtetases S.D., i është pezulluar leja e drejtimit për 12 muaj, janë zbritur 3 pikë nga leja e drejtimit dhe është ndëshkuar me masë administrative 6.000 lekë të rinj.

2- Shtetasi E.M., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer parakalime të gabuara dhe me shpejtësi, duke rrezikuar përfshirjen në ngjarje rrugore. Policia Rrugore e ka ndëshkuar me 30.000 lekë të rinj, pasi drejtuesi i mjetit është rezident në një shtet tjetër .

Policia Rrugore, nisur nga fakti se në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, si dhe në drejtim të Beratit e Korçës vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

3 komente në “VIDEO: Me makinë në sens të kundërt të rrugës, shoferes i ‘ikën’ patenta dhe…”

  1. spartak says:

    Çfarë komenti ti bojsh këtyre njoftimeve .
    As s’e njof , e as më njef , por, ajo S.D -ja , e vej me bast me patentën time , pas dy muajsh , në mos më shpejt do jetë prap në timon duke vozit ( siç shprehen shqiptarët e Dardanisë ).
    Leni me nji anë gjobat , por , të gjithë ato leje drejtimi dhe alla arrestime famoze të deklaruara nga policia e të pa konfirmuara e vulosura me vendime gjykate , janë bërë burim fitimi , miniera ari paresh . Të gjithë , kush ma shpejt e kush pak ma vonë ( që mos t’na bohet bozë fare ) i ke n’mojë të makinave ose do jenë pas do kohe , pa përjashtim .
    Kjo punë po ndodh dhe me gjoja armë mbajtjesit pa leje e me shpërndarësit e kultivuesit e drogës .
    S’po e zgjas mbi shkaqet, se veç me lonë nomë . Duhet me fillu tek i pari katunit , e me vazhdu rrjesht deri tek i fundit .
    Se policët, janë të parët, që i shikojnë zullumet , të parët që e ndjejnë degradimin e shtetit prej pushtetit , dhe të fundit, se nuk janë budallenj , me mbledh edhe ato ndonjë thërrime .
    Tre dylymshin e vet janë duke punu . Hallall plako .

  2. sapa says:

    Keshtu eshte kur e merr patenten ose me P..h ose me pare!

  3. Oknamai, shoku i Spartakut says:

    Per çfar gjobe, per çfar pikesh te zbritura, per çfar marje patente flisni?
    Asgjë nuk ka vlerë ne kete karatoprap te quajtur Albani.
    Po qete te zote, per keto shkelje te renda te vozitjes me kerr, beni sekuestrimin e kerrit dhe bini rehat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje