SHÇBA ka publikuar pamjet e aksionit gjatë goditjes së grupit kriminal që drejtohej nga efektivi i RENEA-s, Real Luli.
Ditën e djeshme rreth orës 19:30 në zonën e quajtur “Ish-Parku i autobusave”, në Tiranë, u arrestuan Real Luli., 27 vjeç, me detyrë punonjës policie në repartin special “RENEA”; Jurgen Luli., 30 vjeç; Gertjan Harapi, 27 vjeç, i dënuar më parë për tentativë vrasje. Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë dy shtetasit: Gevi Spahia., 26 vjeç; Ergi Sala, 26 vjeç, arrestuar më parë për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikeve’’.
Ndalimi dhe arrestimi i tyre vjen si rezultat i dokumentimit me prova ligjore të veprimtarisë së tyre të kundraligjshme që ata kryenin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Nga kontrolli i realizuar në ambiente dhe banesat që dispononin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale sende dhe objekte të kundraligjshme si më poshtë:
– 434 gr kokainë;
– 576 gr kanabis, e ambalazhuar;
– 100.6 gr lëndë narkotike e llojit “Ekstazy” e ambalazhuar;
– 18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike;
– 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike;
– Vlera monetare 11,890 euro;
– 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK;
– Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56;
– 219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme;
– 1 automjet tip Benz;
– 7 aparate celularë;
– Një pajisje me mbishkrimin “GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403”, së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe;
– 2 motoçikleta (pa targa).
Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin dhe implikimin e mundshëm edhe për subjekte të tjera të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale në lidhje me veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasit e ndaluar dhe arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.