Po parkonte mjetin, del nga rruga makina në Llogara, plagoset shoferi dhe pasagjeri

20 Gusht 2021, 16:00Kronika TEMA

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Llogara, ku ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në vend.

Rreth orës 13:00, në sheshpushimin e parashutave, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin A. S, duke parkuar mjetin me indietro, ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në vend.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje