25-vjeçari në Vlorë gjendet i vrarë brenda makinës

21 Gusht 2021, 08:45Kronika TEMA

Një djalë i ri është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Makina ishte e ndaluar në anë të rrugës nacionale dhe u konstatua rreth orës 07:35.

Mësohet se viktima është një 25-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Burime nga policia thonë se i riu ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Nuk është ende e qartë nëse 25-vjeçari është vrarë nga persona të tjerë apo është vetëvrarë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për këtë rast të rëndë.

Informacioni paraprak i Policisë së Vlorës:

Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje