Detaje të reja nga vrasja e 25-vjeçarit në Vlorë: Dyshohet se u qëllua nga pasagjeri, disa persona të shoqëruar

22 Gusht 2021, 09:56Kronika TEMA

Të tjera detaje janë publikuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua një ditë më parë në fshatin Babicë të Vlorës, ku u gjet i ekzekutuar me një plumb në kokë në makinë 25-vjeçari Xhulian Bullari.

Dyshohet se Bullari u qëllua nga pasagjeri me të cilin po udhëtonte në automjet. Bëhet me dije se Policia ka shoqëruar disa persona, që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit u gjet nga kalimtarët e rastit, brenda makinës së tij Fiat Punto me targa TR 3437 R. Viktima është gjetur dje pranë zonës së quajtur “Qafa Topit” në afërsi të fshatit Babicë të Vlorës, në një rrugë dytësore.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa po hetohet rreth konflikteve që mund të ketë pasur i riu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje