Tiranë: Arrestohet polici, në kërkim i vëllai. Akuzohen se kanë vjedhur një biznes

23 Gusht 2021, 09:35Kronika TEMA

Një efektiv policie është arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim i vëllai.

Policia e Tiranës informoi se me datë 21.08.2021 ata janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen security të një qendre tregtare dhe dyshohet se efektivi ka qëlluar me armë zjarri në tokë.

Dyshohet se ata kanë vjedhur një biznes, ndaj dhe janë konfliktuar. Policia nuk jep shumë detaje

“Më datë 22.08.2021, shtetasi D. H., 34 vjeç, kallëzon se gjatë natës, ka konstatuar se i kanë vjedhur një shumë parash në biznesin e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, bën me dije policia..

1 komente në “Tiranë: Arrestohet polici, në kërkim i vëllai. Akuzohen se kanë vjedhur një biznes”

  1. Salih says:

    Polici me talebane dhe shpellare me kobure ne brez….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje