Festivali i drogës në Shqipëri më 1 shtator? Ja lajmi i mediave italiane

23 Gusht 2021, 13:49Kronika TEMA

Festivali i drogës, Rave, këtë shtator do të zërë vend në Shqipëri? Këtë e njofton një i ri italo-rumun, 24-vjeç, në komunikim me Corriere della Sera. Ai ka treguar  se më 1 shtator të interesuarit do të takohen në Shqipëri, pa treguar vendin e saktë.

Ai ka dhënë më  tepër detaje për Rave duke thënë se çmimet e dograve që përdoren vendosen në makinë dhe ftesat shpërndahen po brenda atyre që do të marrin pjesë, për të shmangur sjellje të pahijshme. Çmimet që u vendosën ishin nga 5 euro për Ketaminë dhe 10 euro për LSD. Çdo komunikim i pjesëmarrësve bëhet nëpërmjet aplikacionit Telegram.

24- vjeçari tregon se drogërat kanë hyrë në një laborator ku është zvogëluar dëmi që mund të bëjnë.

Majin e kaluar, festivali i drogës u mbajt në Britani të Madhe me 5.000 pjesëmarrës. Vitet e kaluara ka pasur tentativa për t’u organizuar në Gjermani dhe Belgjikë, por forcat policore e kanë bërë të pamundur një gjë të tillë.

Të rinjtë merren veç e veç nëpër evente apo dalje argëtimi dhe njoftohen me fletushka ose në grupe Telegram-i dhe Whatsapp-i.

I riu tregon për Corriere se i thanë të ishte në mesnatë në Chiusi dhe se do i tregohej vendndodhja fikse, bashkë me DJ rumun Suburbass i vili do të jetë në festival.  “Është më shumë një eksperiencë bashkuese se sa shkelim ligjin”, shton ai.

“Në Itali ka fëmijë të llastuar. Në një event të tillë bizneset e drogës që janë shumë të përhapura përfitojnë më shumë nga rrethanat.” Për tri vite me radhë në Rave ka pasur nga një viktimë, me drogë dhe aksidente.

“Pesë ditë duke ngrënë pica”, thotë 24- vjeçari. “Ishte specialiteti i festës. Nëse nuk e bëni, do të shpenzoni më shumë. Ika me dyzet euro në pesë ditë, plus paratë që treni të kthehej në Modena.”

Por në Shqipëri autoritetet nuk kanë asnjë informacion për këtë organizim të të rinjve, kryesisht të huaj.(Corriere della Sera, gazeta “SI”)

6 komente në “Festivali i drogës në Shqipëri më 1 shtator? Ja lajmi i mediave italiane”

  1. Njisha jena says:

    Do jete si pune panairi i prodhomeve me te mira nga vendi dhe bota. Gjithashtu do ndahen edhe eksperienca te mbjelljes, rritjes dhe kultivimit qe nga gjethja e kokes, lulet ne forme ylli dhe farat e lules se kuçe.

  2. Tirana says:

    Nje perzierje Italo rumun krijesa quhet majmun.

  3. Jeta says:

    Edhe kjo ka munguar ne Albani, pas festës së birrës në Korçë pse jo ta mbajmë edhe këtë festë e të katandisemi si më së keqi. Turp!

  4. Sigurisht nuk do mungoje dhe cocaine, e miratuar nga ky trecerekshi yne krieminister

  5. Shqiptaret qe drejtuan Perandorine Osmane dhe Perandorine Romake says:

    Me Edi drogen ne krye qe emigron Shqiptaret dhe sjell afgane dhe ka 9 vite qe ben asgje konkrete per ekonomine dhe kulturen Shqiptare ,.cdo gje ndodh.

    Kjo vemje e klikave nderkombetare tashme nuk ka asnje limit.

    Te enjten perball kryeministrise ne nje proteste patriotike kubder ardhjes se pedofileve afgane.

  6. Erdi says:

    Kjo eshte BE-ja. I vetmi shpetim nje bashkim sa me i shpejte me Turqine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje