VIDEO/ Zbulohen 56 emigrantë nga Lindja e Mesme të fshehur brenda kamionit, destinacion Tirana

23 Gusht 2021, 12:19Kronika TEMA

Disa klandestinë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme janë zbuluar brenda një kamioni në Pogradeci.

Mësohet se 56 emigrantët ishin fshehur në një kamion tip “Mercedes-Benz” dhe do të transportoheshin drejt Tiranës. Në pranga ka rënë shoferi i kamionit, 49-vjeçari me iniciale S.Q. banues në Kamzë.

Ai do të dërgonte refugjatët drejt kryeqytetit kundrejt një shpërblimi prej 200 Euro për person, të cilëve u kishte premtuar se do t’i ndihmonte për të kaluar drejt vendeve të BE-së.

Shoferi i arrestuar ka qenë i proceduar edhe më parë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

1 komente në “VIDEO/ Zbulohen 56 emigrantë nga Lindja e Mesme të fshehur brenda kamionit, destinacion Tirana”

  1. Realisti says:

    Pas pak vitesh do jemi te permytur nga rracat aziatike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje