Prangoset në kohë 47-vjeçari nga Vlora: Po dhunonte dhe godiste me thikë djalin e tij

24 Gusht 2021, 11:35Kronika TEMA

Një 47-vjeçar që po dhunonte djalin është arrestuar sot në Vlorë.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.B. kishte marrë një thikë dhe po qëllonte ndaj djalit. Fatmirësisht, forcat blu kanë ndërhyrë në kohë, në banesën e familjes dhe kanë kapur autorin.

Njoftimi i policisë:

Policia parandalon një ngjarje kriminale në familje. Ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë Vlorë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Kanosi me mjet prerës djalin e tij, vihet në pranga 47-vjeçari.
Sekuestrohet një mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “Pavarësia”, në ambientet e banesës, shtetasi A. B. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (thikë) djalin e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe shoqërimin e shtetasit A.B.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

1 komente në “Prangoset në kohë 47-vjeçari nga Vlora: Po dhunonte dhe godiste me thikë djalin e tij”

  1. Emigranti Athine says:

    Si gjithmone shqipetaret shume te forte per te vrare njeri-tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje